• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Investigimi/ Burokracia mbytet në shkresa, kurse Fadromat po gërryejnë lumin Shkumbin

by Java News
21/09/2021 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fiks Fare” i është rikthyer edhe një herë shfrytëzimit të lumenjve pa kriter. I tillë është dhe lumi Shkumbin i cili gërryhet në mënyrë të paligjshme nga fadroma dhe kamionë, që punojnë natë e ditë pa pushim. Këto mjete i përkasin firmës ‘Benardo’.

Për të kuptuar nëse kjo firmë ka leje shfrytëzuese gazetarët e Fiksit telefonojnë pronarin e firmës , të cilin në telefon ua kalon një shofer kamioni.Pronari urdhëron gazetarët e Fiksit të mos shkojnë buzë lumit Shkumbin atje ku ndodhen edhe mjetet duke punuar. Sipas tij lumi Shkumbin është pronë private dhe media nuk është askush.Duke ofenduar madje të gjithë grupin e xhirimit thotë të vijnë institucionet shtetërore të merren me këtë punë. Madje shoferi i kamionit kërkon t’i rrëmbejë kamerën operatorit të Fiksit për të fshirë xhirimet dhe për mos t’i lejuar të xhirojnë edhe më shumë masakrën që po bën kjo firmë në lumin Shkumbin. Pas njoftimit të gazetarëve në vendngjarje mbërrijnë edhe policia dhe IKMT . Sipas inspektorëve të IKMT kjo firmë ka leje rehabilitimi të fituar me vendim gjykate. Ndërsa inspektimin e kryen vetëm Agjencia e Baseneve Ujore.

Gazetarët e Fiksit shkojnë tek kjo agjenci për të pyetur. Drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore sqaron se firma ‘Benardo’ ka marrë leje rehabilitimi në vitin 2017. Në vitin 2019 lejet e rehabilitimit u hoqën për çdo firmë përfshirë edhe firmën ‘Benardo’. Ndërkohë me anë të një vendimi të Gjykatës të Shkallës së Parë Elbasan, kjo firmë i është rikthyer punës pavarësisht se çështja është në Apel. Drejtuesi i institucionit shtetëror nuk di të jap një shpjegim nëse firma në fjalë duhet të punoj apo jo! Gjithashtu drejtuesi i Agjencisë së Baseneve Ujore tregon për Fiksin se nga inspektimet e kryera në muajin korrik 2021 firma ‘Benardo’ rezulton që bën gërryerje të jashtëligjshme.Këtë relacion drejtuesi e ka nisur në IKMT dhe polici si dhe instancave të tjera vepruese, pasi Agjencia e Baseneve Ujore bën vetëm konstatime. Pavarësisht se kjo shkresë ka shkuar në IKMT e Përgjithshme, në IKMT Elbasan, e cila kryen verifikime në terren, nuk ka mbërritur akoma! Pra firma ‘Benardo’ me anë të fadromave vazhdon të gërryejë lumin Shkumbin,ndërsa institucionet me anë të shkresave mbushin pafund sirtarët e tyre! TCH

 

Next Post
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule: Ja pse nuk u binda, tymnajë e pakuptimtë…

Analisti bën paralajmërimin e fortë: Vendi mund të ketë paralizë institucionale vitin e ardhshëm!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Reforma territoriale, të hënën Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e draftit të socialistëve

September 20, 2026
“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

“Makthi” i bizneseve në Tiranë, Kumrie Zika arrestohet sërish nga policia, punësohej dhe vidhte xhirot ditore

September 20, 2026
Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

Shkodër/ Kontrolle me dron, radar e makina inteligjente, pezullohen 9 leje drejtimi, 2 shoferë në pranga

September 20, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

Armiqtë imagjinarë dhe shënjestra e prishur e opozitës

September 20, 2026
Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

Rama: Krijojmë shoqata lokale për mbrojtjen e territoreve turistike. Rrisim partneritetin me komunitetet lokale

September 20, 2026
Çelen Lojërat Aziatike 2026

Çelen Lojërat Aziatike 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com