• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Inventari, nesër nis kontrolli nga tatimet

by A R
04/01/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, tatimet e kanë të drejtë ligjore që të monitorojnë inventaret e bizneseve në çdo kohë, pohon Flobens Dilaveri, Nëndrejtor i Tatimeve për Monitor.al. Nëse konstatohet se bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, tatimet mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe të kërkojnë rregullimin e situatës…

Pezullimi nga Gjykata Kushtetuese i ndryshimeve të fundit të ligjit për procedurat tatimore, që parashikonte ndër të tjera vetëdeklarimin e mallrave pa faturë deri në 31 dhjetor, nuk do të ndikojë në planin e tatimeve për të filluar kontrollin e inventarëve të bizneseve nga 5 janari.

Pavarësisht se zbatimi i ligjit të ndryshuar është ngrirë, tatimet e kanë të mundshme me ligj që të monitorojnë inventaret e bizneseve në çdo kohë, pohon Flobens Dilaveri, Nëndrejtor i Tatimeve për Monitor.al.

Nëse konstatohet se bizneset kanë mospërputhje të inventarëve me gjendjen e mallit, tatimet mund të ndërhyjnë në çdo kohë dhe të kërkojnë rregullimin e situatës.

Në dhjetor, tatimet njoftuan bizneset se kontrollet tatimore për mallrat dhe materialet nisin nga 5 janar 2016 dhe se në këtë kontroll do të bëhet verifikimi i inventarit të mbylljes së vitit, me atë fizik.

Dilaveri e vlerëson këtë nismë, pasi fakti që tatimet për herë të parë do të jenë të pranishëm në verifikimin e inventarëve do të mundësojë që bilancet e 2016-s të fillojnë me një situatë më reale, por edhe gjatë vitit do të jetë më situata e blerjeve dhe shitjeve.

Sipas njoftimit të mëparshëm të tatimeve, brenda datës 05.01.2016, bizneset duhet të bëhen gati për tu verifikuar inventarët si më poshtë:

– Inventari kontabël i mallrave për shitjes të datës 31.12.2015

– Inventari kontabël të lëndëve të para të datës 31.12.2015

– Inventari i prodhimit në proces i datës 31.12.2015

– Inventari i produktit të gatshëm i datës 31.12.2015

Inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë dhe të ndarë sipas adresës së ushtrimit të aktivitetit të biznesit në fjalë (qoftë magazinë, pikë shitje me shumicë, pakicë etj.)

Gjithashtu, bëhet e ditur se fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.

Autofaturimi i mallrave sërish mund të bëhet

Ligji nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar” u linte afat bizneseve që brenda datës 31 dhjetor 2015, të bënin vetëdeklarimin e mallit që kanë në gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi.

Z.Dilaveri pohon se pavarësisht se me pezullimin nga Kushtetuesja, bizneset nuk janë më të detyruara me ligj, është në interesin e tyre që ta bëjnë autofaturimin.

Autofatura edhe sot njihet me ligj, por ajo u bë e detyruar në ndryshimet e ligjit për procedurat thjesht për tu asistuar në realizimin më të shpejtë të këtij procesi.

Sipas tij, është apo nuk është detyrim, biznesi duhet të jetë në rregull me inventarin dhe gjendja e tij duhet të dalë e përputhur. Sipas tatimeve, ka shumë biznese që ditët e fundit të 2015-s e kanë bërë autofaturimin, edhe pse ai nuk është më detyrim ligjor.

Pezullimi i procedurave nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, në 23 dhjetor urdhëroi pezullimin e zbatimit të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”. Aktualisht pezullimi i ligjit ligjit nr.99/2015 ka kthyer në fuqi ligjin që ishte në fuqi para se ai të ndryshohej. Kjo nënkupton që tatimorët do të veprojnë me ligjin e vjetër deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Në të njëjtën kohë, edhe efekti i gjobave pezullohet deri sa të shprehet gjykata.

Në datën 15 janar do të mbahet seanca degjimore me palët, ku secila do të japë argumentet e veta pro dhe kundër dhe vendimi përfundimtar pritet të dalë nga fundi i janarit.

MONITOR

Next Post

Hilary Clinton: Do bëj publike dokumentat e SHBA për UFO-t nëse zgjidhem Presidente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

Prezantohet si politikan/ Shqiptari i preferuar i propagandës ruse, gazeta finlandeze zbulon historinë e tij!

November 8, 2026
U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

U arrestua pas denoncimit të nxënësve për ngacmim seksual në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në Gjykatë për masën e sigurisë!

November 8, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë, raportohet për të paktën 21 viktima!

November 8, 2026
“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

“Asnjë familje pa mbështetje”- Spahiu nga Korça: 50 milionë euro për “Bonusin e Bebes”, ja kur nisin përfitimet mujore për fëmijët deri në 5 vjeç

November 8, 2026
Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

Zgjedhje në Luginën e Preshevës, 37 mijë shqiptarë votojnë për 29 anëtarët e Këshillit Kombëtar

November 8, 2026
Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

Theu arrestin e shtëpisë për trafik klandestinësh, i riu kapet në Gjirokastër duke duke kaluar afganin nga Greqia me destinacion vendet e BE

November 8, 2026
Zgjedhjet në SHBA, demokrati Abdul El Sayed fiton Michiganin

“Më quajnë Abdulrahman Mohamed El-Sayed”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In