• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Inventari, detyrim për bizneset që nga janari

by A R
08/12/2015 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë njofton bizneset se kontrollet tatimore për mallrat dhe materialet nisin nga 5 janar 2016 dhe se në këtë kontroll do të bëhet verifikimi i inventarit të mbylljes së vitit, me atë fizik. Nëse nuk dorëzohen inventarët, tatimet paralajmërojnë se do të jenë të detyruara të mbyllin aktivitetet e bizneseve deri në dorëzimin e tyre tek grupet e kontrollit…

Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, njofton se duke filluar nga 01.01.2016 do të ushtrojë kontrolle tek të gjithë tatimpaguesit nën adminstrimin e saj në lidhje me verifikimin e gjendjes së mallrave e materialeve.

Verifikimi i gjendjes së mallrave dhe materialeve, njoftojnë Tatimet, është pjesë e detyrimeve ligjore të bizneseve.

Konkretisht kërkohet që brenda datës 05.01.2016, të bëhen gati për tu verifikuar inventarët si më poshtë:

Inventari kontabël i mallrave për shitjes të datës 31.12.2015

Inventari kontabël të lëndëve të para të datës 31.12.2015

Inventari i prodhimit në proces i datës 31.12.2015

Inventari i produktit të gatshëm i datës 31.12.2015

Drejtoria e Tatimeve Tiranë njofton se inventarët duhet të jenë të detajuar në artikuj, njësi, sasi, çmim, vlerë dhe të ndarë sipas adresës së ushtrimit të aktivitetit të biznesit në fjalë (qoftë magazinë, pikë shitje me shumicë, pakicë etj.)

Gjithashtu, bëhet e ditur se fletët e inventarëve duhet të jenë të nënshkruar në çdo faqe nga administratori i tatimpaguesit dhe të vulosura.

Tatimet kanë deklaruar se bizneset që kanë bërë vetëdeklarimin e mallit që kanë në gjendje pa dokumente tatimore, me anë të një fature të përgatitur nga blerësi, brenda datës 31 dhjetor 2015, nuk do të penalizohen sipas pikave të përcaktuara në ligj. (Procedurat e vetëdeklarimit të mallrave gjendje nga tatimpaguesi përcaktohen me Udhëzim të Ministrit të Financave, i cili do të dalë së shpejti në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve “tatime.gov.al”).

Tatimet sqarojnë se Tatimpaguesit nuk përfitojnë nga kjo dispozitë, nese shkelja, sipas pikave 1, 2 dhe 4, të nenit 121 të ligjit 9920 datë 19.05.2009 “Për Proceduarat tatimore në Republikën e Shqipërisë i ndryshuar me ligjin 99/2015, date 23 .09.2015 (Botuar ne Fletoren Zyrtare Nr. 187, date 28 tetor 2015)”, është konstatuar paraprakisht nga administrate tatimore.

Si rrjedhojë, tatimet u kërkojnë bizneseve që në gjendjet inventariale të 31.12.2015 të përfshijnë dhe mallrat për të cilat nuk kanë disponuar dokumentacion të rregullt tatimor por që kanë përgatitur faturën sipas parashikimeve të nenit 53, të ligjit 9920 date 19.05.2009 “Për Proceduarat tatimore në Republiken e Shqipërisë i ndryshuar.

Drejtoria e Tatimeve njofton se inventarët u dorëzohen grupit të inspektorëve që janë të autorizuar të bëjnë kontrollin në terren.

Në fund, tatimet paralajmërojnë se “në rast se nuk i dorezoni inventarët e kërkuar, jemi të detyruar t’u bëjmë mbyllje aktiviteti deri në azhonimin dhe dorëzimin e këtyre inventareve tek grupit të kontrollit. Procedura e kontrollit vijon pasi ju të keni dorëzuar paraprakisht inventaret kontabël të 31 .12.2015”.

MONITOR

Next Post

Përkthyesi: Hrushovi shau Enverin nga nëna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com