• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Invalidët dhe ish-minatorët përfitojnë nga amnistia për faljen e debive

by A R
22/04/2017 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga amnistia për faljen e debive do të përfitojnë invalidët, ish-minatorët, ndërkohë që për ish-ushtarakët dhe disa kategori të tjera, do të paguhet detyrimi që kanë pasi nuk kanë deklaruar që nuk punonin, në kohën që merrnin pension.

Është ky sqarimi që jep Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në një prononcim për gazetën. Qeveria vendosi pak ditë më parë që të fal debitë për invalidët dhe ish-minatorët, të cilët në kohën kur merrnin pension, bënin edhe punë. Sipas ISSH-së tashmë rreth 1 mijë pensionistë nuk do të paguajnë debitë e krijuara, pavarsisht se kur kanë marrë pension kanë deklaruar që nuk punonin, ndërkohë që ishin në marrëdhënie pune.

Këta pensionistë kanë krijuar debi nga 40-150 mijë lekë të reja dhe ISSH thekson se do të falen vetëm për invalidët dhe ish-minatorët, ndërkohë që nuk përfitojnë ish ushtarakët.

“Falen disa borxhe që janë krijuar nga një pjesë e invalidëve dhe ish-minatorëve, të cilët njëkohësisht kanë marrë pensionin, por edhe kanë punuar. Ish minatorët por edhe invalidët kanë deklaruar në të dhënat që kanë plotësuar pranë ISSH-së që nuk punojnë, ndërkohë që merrnin pension. Duke qënë se nuk kishte dokumenta që provonin shkeljen administrative, Këshilli Administrativ i ISSH-së vendoi që ti amnistojë këto debi.

Fillimisht u miratua nga ISSH, tani është miratuar në qeveri, ndërkohë që do diskutohet edhe në komisionet parlamentare dhe më pas do të jetë Parlamenti ai që do të vendosë. Si invalidët dhe ish-minatorët në momentin që marrin pension, nuk mund të punonin njëkohësisht. Ka patur probleme edhe për rakordimin e dokumentave mes institucioneve, prandaj u vendos që këto debi të falen, pra të bëhet një lloj amnistie.

Borxhi që ka çdo person varjon nga 40 mijë lekë të reja, deri në 150 mijë lekë të reja. Për ish ushtarakët që kanë marrë pension të parakohëshëm dhe që kanë punuar njëkohësisht, nuk do të falen debitë. ISSH aktualisht kishte filluar procedurat që këtyre personave t’ju mbahet nga pensioni, debia e krijuar, por më pas u vendos që të amnistohen. Në total përfitojnë rreth 1 mijë persona”,  thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Ndërkohë në relacionin e qeverisë thuhet se: Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka informatizuar sistemin e pensioneve dhe njëkohësisht nga tatimet transmetohen në formë digjitale të dhënat për kontributet e sigurimeve shoqërore të personave të punësuar dhe të vetëpunësuar.

Nga një verifikim që i është bërë regjistrit elektronik të përfitimeve dhe bazës së kontributeve të transmetuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është konstatuar se një numër i caktuar personash, krahas përfitimit të pensionit sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, apo pensionit të invaliditetit sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993,  të ndryshuar, qoftë të plotë apo të pjesshëm, për periudha të ndryshme, kanë qenë të punësuar, madje disa prej tyre edhe sot vijojnë të jenë të punësuar.

Gjithashtu, nga përplasja e këtyre të dhënave, kanë rezultuar të punësuar edhe ushtarakë në pension të parakohshëm, të cilët në deklaratat e tyre vjetore pretendonin të ishin të papunë, punonjës të universiteteve dhe shkollave të larta, të cilët kanë titutj shkencorë apo persona që kanë kryer funksione kushtetuese dhe punonjës të shtetit. Këtyre personave i është pezulluar përfitimi dhe iu është vlerësuar masa e debisë.

Nga të gjitha shtresat e konstatuara më lart, nisur nga problematika komplekse e ardhur edhe për shkak të moskoordinimit mes institucioneve, mes tyre dhe punëdhënësve, ku personat e deklaruar invalidë të plotë nuk lejohet të punojnë dhe ato me rekomandime nga mjeku për punë në kushte të caktuara duhet të punojnë në këto kushte, si dhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të këtyre kategorive, janë përzgjedhur për të përfituar nga kjo falje rreth 1 000 persona në pension invaliditeti dhe pension pleqërie të parakohshëm.

Ndërkohë që nuk mund të përjashtohen nga detyrimet, pra nuk mund të jenë subjekte të kësaj fajljeje personat në pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi apo pension suplementar, të cilët kanë deklaruar se janë të papunë dhe vijojnë të jenë të punësuar, si ushtarakët apo punonjësit e universiteteve dhe shkollave të larta, të cilët kanë titutj shkencorë si dhe personat që kanë kryer funksione kushtetuese apo punonjësit e shtetit. Vendimi do të hyjë në fuqi pas miratimit në Parlament./Shqiptarja.com

Next Post

Gjirokastër, Rama: Drejtësia e korruptuar, e lidhur me çadrën si mishi me thoin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In