• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inva Mula rrëzon portalet: Lajmi për ndarjen me Hetemin i pavërtetë, ja pse e përhapën

by Java News
18/07/2019 22:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shpejtësi, në gazeta, në portalet shqiptare, e në rrjetet sociale, ditët e fundit u përhap lajmi se sopranoja e famshme, Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani.

Megjithatë, një lajm i tillë duket se nuk është aspak i vërtetë dhe këtë e konfirmoi vetë Inva Mula në emisionin “I Ftuari”.

Në emision, sopranoja foli për MIK Festival, karrierën e saj, e ndërsa në fund u pyet nga gazetari Endri Xhafo edhe për lajmin e ndarjes nga bashkëshorti, të cilin e mohoi kategorikisht.

A vazhdoni të jeni e martuar me zotin Ramadani? U pyet Inva Mula, e cila më pas u përgjigj: “Mesa di unë, po. Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, tha Inva Mula.

Por si reagoi Inva Mula, pasi mësoi lajmin?

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”,

Pse ky lajm për Inva Mulën?

“Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri. Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva Mula në emisionin “I Ftuari”, duke e mbyllur intervistën e saj me një kërkesë: “I ftoj të gjithë ata që hedhin baltë ndaj njerëzve që punojnë dhe ia ngrenë kokën këtij kombi, t’i bashkëngjiten këtyre personazheve, këtyre aktiviteteve për të parë një Shqipëri më të mirë dhe për të dhënë shembuj për të rinjtë”.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Kukësi nuk ia del, Laçi eleminohet me një gol nga Europa League

VIDEO/ Kukësi nuk ia del, Laçi eleminohet me një gol nga Europa League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In