“…më thërrisnin bija e Avniut, kjo filloj të bëhej pengesë gjatë formimit tim […] me gjithë arrtitjet e mija modeste më perkufizonin gjithmonë si bija e artistëve, pra e mbështetur nga ta por pa talent. Kjo filloj të më komplesojë aq sa i shikoja pridërit si pengesë dhe jo pasuri artistike.[…] Më besoni që kam qarë jo pak duke ikur dhe lënë fëmijën me temperaturë pasi më është dashur të buzëqesh në skenë, por magjia e këtij profesioni është një e “keqe “për të mirën time dhe të njerëzve që më duan!”
New York, 23 mars, 2016
Si asnjëherë më parë, Inva Mula tregon rrugëtimin e saj të vërtetë e frymëzues për Klarabudapost!
Diva shqiptare Inva Mula pranoi bisedën për Klarabudapost para se të ngjitet në skenen prestigjoze të Town Hall në New York, në një mbrëmje historike për publikun shqiptar dhe të huaj, ku do të jenë të ftuar edhe artistë si Genc Tukici, Dëshira Ahmeti, Kreshnik Zhabjaku, Raid Ymeri, të shoqëruar nga orkestra nën diringjimin e Bujar Llapaj.
Nëse jeni në New York mos e humbni këtë koncert me vepra shqiptare në 26 Mars, ditën e shtunë në orën 7.30. Mbrëmja është organizuar nga çifti Kërliu përmes kompanisë së tyre të organizimit të eventeve dhe kjo është mbrëmja e pare që ata realizojnë në New York.
Të shkruash apo të intervistosh artisten tonë me famë botërore Inva Mula është një privilegj jo vetëm për lexuesin por edhe për gazetarin. Pasi për një artiste të të tilla përmasave, fjalët janë të tepërta, vepra dhe rrugëtimi i saj dhe ajo që ajo i ka dhuruar kombit tonë është e madhe, dhe flet vetë, duke e bërë atë një Ambasadore të kulturës të kulturës shqiptare dhe kombit tonë në botë. Talenti, puna, por edhe personaliteti i saj kanë bërë, që zëri i saj magjik të bëhet zëri i Atdheut në botë.
Ështe shumë emocionuese ardhja juaj në NY, e kujt ishte ftesa dhe si ndiheni pak ditë para takimit me publikun, newyorkez dhe shqiptar njëkohësisht?
Nëse për ju është emocionuese ardhja ime në NY për mua është akoma me përgjegjësi të justifikoj këtë pritje dhe atmosferë që po më krijojnë bashkatdhetarët . Ideja është e dy miqve të mij artistë të shkëlqyer Dëshira dhe Arian Kerliu. Në fakt përpara tri viteve po këta artiste u bënë shkas dhe organizues të një koncerti të madh historik në Aleksander Palace në Shkup. Aty u interpretuan këngët më të bukura për Atdheun nga CD ime Për ty Atdhe. Mendoni emocionin e madh në realitetin e shqiptarëve atje ti këndosh Atdheut dhe të shoqërohesh nga orkestra simfonike e Operës së Maqedonise, të valëvitet flamuri shqiptar dhe çdo gjë të shkojë në harmoni dhe në paqe. Kjo tregoi dhe një herë që Arti mbi të gjitha mbart mesazhin e paqes atë që bota sot po e kërkon dhe e ka vështirë ta gjej.
Jeni një artiste me përmasa të tilla, që vendi ynë rrallë ka. Si ndiheni për këtë? Si e kanë pritur bota jashtë ? Cila është ajo që të kanë pyetur për vendin tënd?
U bënë tashmë 23 vjet që karriera ime u internacionalizua . Unë u rrita bashkë me profesionin, pata shkallët e njohjes me botën që brezi im e njihte shumë pak padashje në konfirmimin tim si artiste rrezatohet edhe një pjesët prejardhjes sime . Shumë njerëz me identifikonin vetëm me artin tim të tjerë kërkonin të dinin me shumë prej nga vija, disa me paragjykonin e kështu me radhë . Padashje në gjithë rrugëtimin tim mbaja një pjesë të përgjegjësisë kombëtare atë që nuk ta jep njeri dhe nuk ta imponon kush, por që qëndron përpara teje si boshti i qënies tënde për nga vjen dhe kë përfaqson. Edhe sot e kësaj ditë vazhdoj ta mbaj këtë përgjegjësi, pasi kam kuptuar që kam qëne shembull i arritjes për shumë shqiptarë dhe kam dashur që ata mos ta thyejnë endrrën dhe te ndjehen krenar dhe atje ku shume herë nuk janë ndjerë mirë.
Edhe pse bija e një artisti të madh shqiptar si Avni Mula, besoj se jeni nga të rrallët atiste jo vetëm në Shqipërinë por edhe në botë që të mos të ndikojë “hija” e babait ose nënës meqë që të dy ishin artistë të njohur. Në rastin tuaj është e rrallë: secili shfaqet si artist i vecantë. Si u arrit kjo gjë? Duke ditur se shumë fëmijë më prindër të njohur vuajnë syndromën e inferioritetit dhe e krahasojnë veten shpesh?
Kjo gjë ka kaluar në fazat e veta . Kur isha e vogël dhe u ngjita në skenë me këngët e babait tim ishte si krenari për mua që më thërrisnin si bija e Avniut, kjo filloj të bëhej pengesë gjatë formimit tim dhe sidomos kur une i hyra ketij zanati profesionalisht, me gjithë arrtitjet e mija modeste më perkufizonin gjithmonë si bija e artistëve, pra e mbështetur nga ta por pa talent. Kjo filloj të më komplesojë aq sa t’i shikoja pridërit si pengesë dhe jo pasuri artistike. Në momentin që unë fitova çmimin e parë jashtë Shqipërisë dhe atje konkurova në anonimitet të plotë, si e bija e gjithkujt, kuptova se artistja në skene isha unë dhe se mund të ecja me këmbët e mija me talentin dhe punën time personale. Por mbi të gjitha kompleksi i akumuluar ndër vite mu kthye në miërnjohje për çdo sakrifikë, mësim dhe edukate që më dhanë prindërit e mi.
Keni kënduar në skenat më të famshme të botës që çdo soprano i ëndërron. Cila ka qënë skena më mbreslënëse dhe pse?
Janë të shumta skenat që adhuroj dhe do ditë zbuloj të reja. Po ti rendisja dhe si rëndësi historike do te veçoja La Scala de Milano.
Asnjëherë nuk jeni shkëputur nga Shqipëria, ose më sa saktë keni qenë gjithmonë prezent, si e shikoni Shqipërinë?
Lidhja me Shqipërinë është në qënien time, as nuk jam sforcuar për ta pasur as nuk më është imponuar. Unë vetëm përjetoj atë që jam, pra është lidhje brenda meje, është AND-ja ime.
Gjithmonë e rrethuar nga artiste, në fëmijëri dhe në jetën adulte. Sa ju ka ndihmuar, por edhe frymëzuar kjo gjë ? A ka qënë një shtytje më shumë për të arritur synimet tuaja?
Fëminia ime ka qenë shumë e bukur, një familje që ka jetuar e lidhur fort me artin, besoj se është fat i madh për një fëmijë të ketë këtë lloj përditshmërie që për disa është lluks . Tek ne hynin e dilnin artistë apo artëdashës, dëgjoheshin vetëm tinguj muzike dhe flitej vetëm për art. Tani kur kthej kokën mbrapa u them me plot gojën faleminderit prindërve të mij.
Besoj se jeni nga të paktat soprano, jeta personale e të cilëve ka qënë në qendër të vëmendjes për shumë media të vendit tonë. A ka qënë kjo diçka që jua ka bezdisur, që ju ka vënë në siklet?
Të them që kam qënë dhe jam indiferentë për këtë nuk është e vërtetë por jam mësuar mos ti jap më shumë rëndësi se sa meritojnë. Do isha shumë e lumtur që shtypi të pasqyronte arritjet e mija profesionale dhe jo jetën time private. Por e kuptoj që lajm, shpesh bëjnë vetëm sensasionet dhe kur ato mpleksen dhe me gënjeshtra dhe gojë të liga ka publik që bën sehir. Ajo që më trishton në gjithë këtë histori është gënjeshtra kur kjo serviret si e vërtetë nga njerëz të pandërgjegjshëm.
Jeta personale është dicka unike për çdo person si publik, apo jo. Pyetja ime është e natyrës sociale. Jeni bërë nënë përsëri pas shumë vitesh. Çfarë ndryshimi ka sjelle tek ju kjo eksperiencë. Si jeni ndierë? A duhet të guxojnë femrat të bëjnë fëmijë edhe pas një kohë të gjatë? Cila është ajo që merr në këto momente nga të dy?
Në fakt nuk ishte vendimi im për të patur një fëmijë të dytë por ishte një dhuratë nga ai që unë e quaj Gjithësi, Zot. Dikush tjetër vendosi të më gëzoj dhe të më japë përsëri dhuratën më të çmuar, atë të qënit nënë. Ne nuk e kishim këtë shkop magjik, por jeta është e bukur dhe plot surpriza dhe kjo ishte dhe gëzimi dhe surpriza më e madhe e jetës sime. Jam me shumë fat të jem nënë e dy gjeneratave të ndryshme, djalin e kam shok, konsulent, mik ndërsa vajzën e kam një kukull të vërtetë që me jep çdo ditët motivin dhe arsyen se pse kam ardhur në këtë botë.
Sa e vështirë ka qënë për ju të jeni edhe nënë edhe profesioniste, ku jeni ndjerë e trishtuar për faktin se ke humbur momente nga fëmijët tuaj? Si të thuash a jeni ndjerë ndopak fajtore?
Po ju siguroj që të jesh nënë dhe grua në karriere është kaq e vështirë sa shikoj me admirim rreth meje të gjitha koleget që ja dalin. Të dyja këto sakrifikohen për njëra tjetrën dhe fiton ajo që une i jap prioritin e nevojshëm të momentit. Më besoni që kam qarë jo pak duke ikur dhe lënë fëmijën me temperaturë pasi më është dashur të buzëqesh në skenë, por magjia e këtij profesioni është një e “keqe “për të mirën time dhe të njerëzve që më duan.
Cilat janë projektet tuaja të ardhshme?
Koncerti në New York, ky është prioriteti im tani dhe le ta jetojmë dhe gëzojmë së bashku.