• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Inva Mula në betejën ligjore për pamjet e rrëzimit të bustit të diktatorit

by A R
29/04/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamjet e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në 20 Shkurt të vitit 1991 janë bërë objekt i një beteje të gjatë ligjore në Gjykatën e Tiranës. Operatori që ka fiksuar ato momente historike për vendin tonë Fatmir Çepani, ka paditur disa subjekte dhe persona që sipas tij kanë përdorur me qëllim fitimi pa të drejtë një produkt të tij.

Bëhet fjalë për videon e shndërruar në hit, sa herë televizionet shqiptare transmetojnë materiale nga 20 Shkurti i vitit 1991, kur në Sheshin “Skënderbej” u rrëzua busti i Hoxhës. Mes personave të paditur është edhe sopranoja Inva Mula, e cila në këngën e saj “Globi rrotullohet”, sipas paditësit ka transmetuar pamje nga videograma “20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”.

Po ashtu është paditur nga fatmir Çepani edhe kompania Vodafone e cila ka sponsorizuar këngën e Inva Mulës. Kjo kompani ka arritur të dalë fituese në procesin civil në Gjykatën e Tiranës, ku Çepani kërkonte dëmshpërblim pasi e akuzonte për veprën e “Riprodhimit pa të drejtë të veprës së tjetrit”.

fatmir cepani

*Fatmir Çepani, autori i filmimit të pamjeve të rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës

ARGUMENTIMI I GJYKATËS

Gjykata vëren, se neni 149 i K.Penal merr në mbrojtje një kategori të caktuar të veprave të autorit, që janë veprat letrare, muzikore, artistike ose shkencore.

Në nenin 4, të Ligjit nr. 9380, dt. 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, jepen përkufizime të veprës artistike, veprës letrare, veprës muzikore, veprës arkitekturore, veprës teatrore, veprës dramatike, vizatim, gravure, videogramit, skulpturës, etj.

Videogrami, objekt i këtij gjykimi, është evidente që nuk është as vepër letrare, as muzikore dhe as shkencore.

Vepër artistike do të quhet çdo krijim origjinal, intelektual i një personi fizik, ndërsa “Videogrami “20 shkurti, rënia e bustit të Enver Hoxhës”, objekt i këtij gjykimi është videogram, filmim i një momenti historik dhe jo krijim origjinal i të dëmtuarit akuzues Fatmir Cepani. 

25-vjet-nga-rr-euml-zimi-i-bustit-t-euml-enver-hoxh-euml-s_hd-780x439Bustibusti-620x330

Next Post

Rama: E vërteta është se s’ka shoqëri civile që t’ketë të drejtë të pengojë institucionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In