Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula do të interpretojë në Beograd, në rolin e Mimit në operan “La Boheme” të Puçinit.
B92, raporton se si e ftuar speciale Mula do të pritet nga kryeministri Aleksandar Vuçiç më 24 maj.
Performaca realizohet në kuadër të Protokollit të nënshkruar së fundmi për bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar në Beograd dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
“Repertori i kësaj artisteje, lindur në Tiranë, përfshin një gamë të gjerë të roleve, duke përfshirë edhe në opera të tillë Lucia di Lammermoor, Manon, eliksirin e dashurisë, Falstaff, Mireille, La Traviata dhe Rigoletto”, shkruan B92.
Me tej, shkrimi numeron suksese te sopranos. Mula është laureate i konkurseve të ndryshme ndërkombëtare, si në Barcelonë, Bukuresht, Paris dhe fitues e shumë çmimeve në vendin e saj. Ajo ka performuar në La Scala, Paris Opera, si dhe teatro operash në Bruksel, Mynih, Oslo, Trieste, Toulouse, Verona, Tokio, Bilbao, Toronto.
Mula ka publikuar disa CD nga shfaqje të ndryshme koncert në Francë dhe Japoni. Ajo është e njohur për audiencën ndërkombëtare, si zëri i Diva Plavalaguna në filmin Elementi i pestë.
Panorama/d.i.