• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Inva Mula, fton shqiptarët të jenë në Prishtinë në Ditën Botërore të Bamirësisë

by
06/08/2015 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inva Mula, fton shqiptarët të jenë në Prishtinë në Ditën Botërore të Bamirësisë

Sopranoja e njohur Inva Mula përmes një promoje  fton të gjithë shqiptarët të jenë pjesë e manifestimit të madh, më 5 shtator në Prishtinë, në Ditën Botërore të Bamirësisë  ku do të interpretohet zyrtarisht Himni për Nënën Terezë.

Himni u rregjistrua me 19 korrik  në Tiranë në sallën e Teatrit  të Operas dhe Baletit, nën dirigjimin e maestro, Bujar Llapaj, orkestrim te kompozitorit Genc Tukiçi, dhe interpretimin e divës  Inva Mula, solistes nga Maqedonia, Sihana Badivuku, shoqëruar nga  orkestra gjithëkombëtare dhe kori i Filharmonisë së Kosovës drejtuar nga Baki Jashari dhe organizim te Arben Skenderit,

Ky testament moral i njerëzimit që kombi shqiptar do t’ia dhurojë botës u bë realitet, falë përkushtimit, dashurisë dhe sakrificës që treguan të gjithë pjesëmarësit dhe përkundër temperaturës tropikale që mbisundoi dhe gjatë 4 orëve sa zgjati audio regjistrimi i himnit. Puna e nisur me përkushtim, do të vazhdojë të kurorëzohet më 5 shtator në qendër të Prishtinës, në sheshin që mban emrin e  Nënë Terezës , me një petk solemn dhe nën moton e besëlidhjes shqiptare.

inva himn“Ejani ta përurojmë këtë himn, sepse vetëm kështu dëshmojmë se dimë t’i çmojmë vlerat tona që kemi, por dimë ato t’i shpërndajmë dhe  tia dhurojmë botës një pjesë të shpirtit tonë . Mbetemi me shpresë se të dy shtetet tona do të lobojnë intensivisht përmes kanaleve diplomatike e institucionale që vitin e ardhshëm shenjtërimit të Nënës Tonë t’i paraprijë himni i cili do të interpretohej live nga elita jonë artistike, në shqip e anglisht në Vatikan”,  thotë  Dijana Tosku ideatorja e këtij projketi.

Në dhjetor të vitit 2014, teksa në Shkup po mbahej simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të vdekjes së pagëzuesit të Nënës Tereze, Don Zef Ramaj, Dijana Toskës  i lindi ideja që poezinë e shkruar nga duart Nënë Terezës,ta shndërroj në një testament që do të shërbejë si kod moral i bekimit të njerëzimit.  Me shumë dashuri e energji të pakursyer gazetarja e njohur po punon që kjo ëndër  të realizohet dhe me 5 shtator të gjithë të dëgjojmë së bashku tingujt e Valsit Hyjnor.

dijana1Ka përzgjedhur  poezinë “Lamtumirë” shkruar nga bamirësja e madhe në anije kur po largohej më 1928 për në Kalkutë, Indi.  Muzikën e kishte shkruar kusheriri i saj, Lorenc Antoni me kërkesë të Don Lush Gjergjit, pak para vdekjes së tij. Me 5 janar, në Katedralen në Prishtinë, Dijana takoi, Don Lush Gjergjin ku i paraqiti projekt idenë për Himnin dhe shtëpinë e Nënës Terezës i cili përçon tri mesazhe: universal, fetar e kombëtar. Ky Himn do ti paraprijë, Shenjtërimit të Nënës Tereze  në vitin 2016 nga Vatikani dhe njëherit vendosjes së gurthemelit të shtëpisë së Nënës Terezës në Prishtinë. Ky është Himni që populli shqiptar do t’i  falë botës dhe çdo manifestim  kudo në botë që do të organizohet  për Nënën Terezë, do të përcillet me Himnin e saj. “Do kërkojmë që në të gjitha  ëeb-et  e organizmave ndërkombëtarë, duke filluar nga OKB-ja e Vatikani, të vendoset   Himni i Nënë Terezës”, tregon Dijana Tosku për ATSH-në.

Next Post

Nuk ndryshon norma e interesit, BSH: Rigjallërim gradual i ekonomisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

Dyshohet se qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Prishtinë reperi Gjesti

March 11, 2026
PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

PS dhe PD ‘përplasen’ për Reformën Administrative në Komisionin e Posaçëm, dalin me qëndrime të kundërta për dëgjesat dhe afatet

March 11, 2026
Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

Trump kërkon dorëzim pa kushte, presidenti i Iranit: Duhet të na paguajnë dëmshpërblim për t’i dhënë fund luftës

March 11, 2026
Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

Protesta e opozitës/ Përforcohen masat e sigurisë, Parlamenti blindohet me gardh metalik

March 11, 2026
“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

“Ai vuri flakën vetes, dyert e autobusit u bllokuan”, shqiptari i mbijetuar në Zvicër: Ishte horror!

March 11, 2026
Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

Rikthimi i basteve, qeveria miraton rregullat e reja! Vendimi, standardet teknike dhe monitorimi në kohë reale

March 11, 2026
Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

Nga huaja për hekurudhën Tiranë–Durrës tek rregullat për bastet online/ Cilat janë vendimet e sotme të qeverisë

March 11, 2026
Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

Shkëmbimet Kinë-BE në dritën e zhvillimeve të reja

March 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Dronët kamikazë që kërkojnë shehid nga ‘regjimi i Edi Ramës’

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In