• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Inva Mula dhe Olen Çesari, live më 19 prill në Tiranë

by Java News
02/04/2017 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy artistë shqiptarë të nivelit botëror, sopranoja Inva Mula dhe violinisti, Olen Çesari, do të jenë së bashku në një koncert live më 19 prill në orë 19:00, në Pallatin e Kongreseve në Tirane.

Lajmi është bërë i ditur nga violinisti në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku fton ndjekësit të mos e humbasin këtë ngjarje kulturore. Violina virtuoze e Olen Çesarit së bashku me International Clandestine Orchestra kthehet në Tiranë pas dy vitesh mungesë, raporton ATSH.

 

Olen Cesari, ka lindur në Durrës. U ngjit në skenë në moshën 5-vjeçare si një virtuoz i lindur dhe në moshën 7-vjeçare dha koncertin e tij të parë recital në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Në moshën 10-vjeçare mbaroi gjithë programin e Liceut Artistik dhe si mbaroi këtë ai ishte i vetmi fëmijë mes studentëve 24-vjeçarë që korrte sfidat në Institutin e Lartë të Arteve. Ai shkoi në Romë të vazhdonte studimet për violinën. Në moshën 18- vjeçare kishte mbaruar 3 konservatore: një në Shqipëri, një në Itali, dhe një në Austri.

Inva Mula soprano lirike, ka nisur karrierën e saj që në moshë të vogël. Në vitin 1987, fitoi çmimin Cantante d’Albania, në 1988” George Enescu” në Bukuresht. Në vitin 1992 u nderua me çmim “Butterfly” në Barcelonë. Gjithashtu ajo rrëmbeu çmimin e madh Plácido Domingo në Paris. Ajo ka interpretuar me emrat më në zë të operës në “Opéra Bastille” në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe Oslo.

Ka performuar ne operan La Jolie fille de Perth, dhe më vonë regjistroi kryeveprën e “Puccinit ” La Rondine”. Por Mula ka kënduar, Lucia di Lammermoor, La bohème, dhe Manon, mes shumë të tjerash kur karriera e saj është e gjatë dhe e mbushur me arritje boterore.

Kujtojmë rolin e saj si Violetta në “La Traviata”, të cilën e performoi në mbarë botën si në Tokio, Bilbao, Orange, Trieste, dhe Toronto. Ajo gjithashtu njihet në mbarë botën për zërin e saj në filmin The fifth element në rolin e Diva Plavalaguna. (b.an)

Next Post
Veliaj: Transformimi i qyteteve ka garanci vetëm Ramën kryeministër, oferta e “çadrës” shkatërrimi

Veliaj: Transformimi i qyteteve ka garanci vetëm Ramën kryeministër, oferta e “çadrës” shkatërrimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In