• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Intrigat nisën kur humbën ngarkesat me drogë në Angli të Çopjave”, Alibej: Ja çfarë na tha Sueli, mua dhe Endritit

by B K
29/05/2025 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Erion Alibej ka rrëfyer në Gjykatën e Posaçme ditën e sotme ehde periudhën kur nisën intrigat mes tre grupeve kriminale të Elbasanit, që në fakt sipas tij ishin shokë fëmijërie dhe që përplasjet i ndanë në konflikte tashmë të përgjakshme.Ai rrëfeu disa episode trafiku që mendohet se kanë sjellë edhe sherret mes tyre për kontrollin e aktivitetit dhe baza e ngjarjeve ishte pikërisht humbja e ngarkesave me drogë apo dhe grabitja.Në Angli, bashkëpunëtori i drejtësisë tregoi për episodin ku Çopjat pretendonin zhdukjen e 50 kg drogë nga baza e tyre dhe më tej kur u kthye në Shqipëri, ishte Suel Çela që kishte po pretendim për humbje ngarkese. Sipas Suelit, Çopjat i kishin thënë se i përfshirë ishte vëllai i tij, Endriti, por ky i fundit e mohoi.

Prezent në takimin te shtëpia e Suelit ka qenë edhe Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të ndjerë, Qazim Sejdini. Alibej deklaroi se “intrigat nisën në Shqipëri” gjatë vitit 2018, kur edhe i vëllai i vra në atentat në Bradashesh, bashkë me xhaxhanë dhe kunatin turk.

“Vazhdova punën fuqishëm me shitjen e kokainës në Angli, dua të shpjegoj se është e pavërtetë që lufta ka nisur për një ngarkesë prej 50 kg drogë. Ilir Lloshi është shok fëmijërie i Hajdar Çopjas, më çoi një SMS dhe më tha dua të takoj se jam shumë keq, më tha që jam te shtëpia e një djali që quhej Foksi dhe ky shok fëmijërie i Hajdarit. Ilir Lloshi me çoi foto, ishte me sy të nxirë, e kishin goditur, shkova tek shtëpia e Foksit, dhe më tha desh më vranë, i shpëtova nga duart anglezëve, i thashë të paskan masakru, më tha që erdhi një ngarkese prej mbi 50 kg e ca kokainë Francit, unë me këta Çopjat s’po flisja më në këtë kohë, më tha që kjo ngarkesë ishte grabitur, kishte shkuar policia tek shtëpia ku mbahej, e mora 2 javë këtë Ilirin në shtëpi, më shpjegoi se Franc Çopja kishte një ortak anglez, morëm vesh se në shtëpinë ku mbahej droga kishin lidhur një djalë nga Elbasani dhe kishin marrë çfarë kishin gjetur.

Në qytet filluan intrigat, fjalët sikur Sueli kishte shtyrë një person me plagos dajën tim. Sueli është marrë gjithmonë me aktivitet kriminal, përveçse me drogë dhe në këtë periudhë kishin përplasje me grupin Çapja. Një konflikt i hapëm i fiseve, me Ardian Çapjan, Florenc Çapjan e Bledar Muçën.

Pasi erdha në Shqipëri, ishim tek lokali dajës, kaluan me “Range Rover” Sueli i ati i tij dhe Sokol Sanxhaktari. Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit, hajde pak tek Tregu. I thashë Suelit s’ke turp që drejton gishtin, i fola rëndë, doli Sokol Sanxhaktari më tha o Erion ça po flet, ishte koha që ky merrte njerëz i dhunonte te Tregu. Shkuam tek shpia e Suelit, ishte dhe e ëma e vet aty, pasi u ulëm, Sueli i tha Endritit na ka ndodh një problem me punën e rrugës që kishin për një ngarkesë dhe na e kanë bërë ca rumunë që janë të Hajdar Çopjas, po ai e mohon dhe thotë që ka lidhje Endriti dhe për këtë doja të të pyesja. Endriti qeshi ironikisht dhe i tha s’kam lidhje me këtë punë. Ndërhyri Sokol Sanxhaktari dhe i tha Suelit “ha e dak, a të thashë që ata quksat, për Çopjat”. Shkova takova të ëmën e Suelit, Hanën, u përlot, më përqafoi, s’e kam pas shkuar te shtëpia kur Sueli ishte në burg, në Itali”.

Next Post
Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

Të përfshirë në trafik droge, tre persona ekstradohen nga Tirana në Romë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

Koreja e Veriut teston raketa të reja strategjike lundruese me municione thërrmuese

November 3, 2026
“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

“Polarizimi po dobëson shoqërinë”, Albanese paralajmëron për rrezikun që i kanoset demokracisë

November 3, 2026
Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

Zelensky vizitë zyrtare në Gjermani nën masa të rrepta sigurie

November 3, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes marrëveshjet këto kohë, shenjat me fat në dashuri

November 3, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Travelbinger”: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

November 3, 2026
8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

8 persona të zhdukur në Himalaje pas goditjes nga ortekët, reshjet e dendura të borës pezullojnë kërkimet

November 3, 2026
“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

“Mori fund gjithçka”, Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

November 3, 2026
Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

Rusia sulmon Ukrainën pas përfundimit të armëpushimit në qytetin Oleshky, i ndërmjetësuar nga Melania Trump

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, MAGA kryeson shpenzimet për reklama dixhitale

November 3, 2026
VIDEO/ “Unë, Aleksandar, gambit shtetëror”, ky është filmi dokumentar që tërboi Vuçiqin

A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In