• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Intifada” e tretë e opozitës, njëlloj si dy të parat

by Skënder Minxhozi
19/10/2023 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Opozita për pak minuta e pa veten “në pushtet” sot, kur deputetët e saj u ngjitën në poltronat bosh të qeverisë në Kuvend, pas një seance e cila nuk filloi kurrë për shkak të zhurmës, sharjeve e konfrontimit. Megjithatë simbolika e këtij akti fillon e mbaron brenda ditës së enjte dhe shënon fitoren individuale të Sali Berishës mbi pjesën e vogël të mbetur të moderuar deputetëve demokratë, që ende kërkojnë largimin e tij, si parakusht për hapjen e partisë dhe ngritjen e opozitës.

Fitoi fryma ekstreme e Doktorit, ashtu siç në 2017 fitonte fryma e skajshme e Çadrës së famshme dhe siç do shfaqej vrullshëm dy vjet më vonë fryma e braktisjes së institucioneve duke dorëzuar mandatet. Të dyja këto sjellje “çartiste” dihet se ç’prodhuan dhe janë një kujtesë traumatike se edhe kjo “Intifadë” e tretë e opozitës mund të bjerë shumë shpejt. Nëse ka një leksion afatgjatë dhe të vlefshëm që politika shqiptare na ka dhënë, është ai i evitimit të sjelljeve agresive, pasi ato prishin më shumë se rregullojnë punë për autorët e tyre. Instikti i përplasjes që Berisha e ka historikisht në ADN e tij politike, jo vetëm shënon një relike që duhet arshivuar, por është provuar se nuk t’i shton votat dhe nuk të sjell në pushtet.

Me gjysëm milioni vota që morën në 14 maj përmes kësaj fryme konflikti, Berisha dhe Meta e konfirmuan pamundësinë e tyre matematike që të vijnë në pushtet. Ka pak gjasa që edhe kjo revoltë e fundit brenda pallatit (meqë ra fjala, pse nuk mblodhën 200 mijë veta në shesh, por luftojnë me karriget në Kuvend?!), të shtojë diçka në thesin e votave të opozitës.

E thënë kjo, opozita ka të drejtën e saj mëse legjitime që të reklamojë atë që i takon, si intitucion i pazëvendësueshëm i demokracisë. Edi Rama ka krijuar një stil drejtimi të bazuar në vetëgisurinë dhe imponimin, në postin që mban dhe pushtetin që ushtron. Dëgjon pak ose aspak, vendos vetëm vetë për gjithçka dhe i ka dhënë një peshë ekzekutivit që dukshëm ka futur në hije legjislativin. I cili është me ligj dhe kushtetutë intitucioni lider në këtë vend. Hetimi parlamentar, llogaridhënia e ministrave, si dhe të drejtat e tjera të opozitës janë barometri që tregon shëndetin e të gjithë demokracisë shqiptare.

Këta që sot sulmojnë karriget bosh të ministrave dhe kërcënojnë me djegie të Kuvendit, kanë kultivuar dikur kur qeverisnin, njërin ndër modelet më të dhunshme e të njëanshme të parlamentarizmit. Edhe atëhere ishte e pamundur të hetoje qeverinë, edhe atëhere mbizotëronte dhuna e kartonit dhe arbitrariteti, të sintetizuara në mënyrë perfekte në frazën e vrazhdtë të Jozefina Topallit drejtuar një deputeti të opozitës “kapeni prej zhelesh e nxirreni jashtë”!

Maxhoranca aktuale nuk duhet të shihet më në këtë lloj pasqyre. Ajo nuk mund dhe nuk duhet të fshihet më pas Sali Berishës. Nuk është ky modeli që duhet të frymëzojë këtë shumicë që dikur ka vuajtur jo pak nga dhuna e pushtetit. Formalisht socialistët kapen pas figurës së Doktorit, duke e ditur se në një rrethanë të tillë do të kenë pas shpine heshtjen aprovuese të amerikanëve dhe evropianëve, sado larg të shkojë konflikti politik mes palëve.

Por ky lloj rrethi vicioz nuk i bën mirë demokracisë, e cila bazohet mbi garën, konfrontimin e ideve dhe kontrollin e balancën e institucioneve. Përtej verbërisë së një pjese të opozitës për t’u bashkuar me të shkuarën dhe për të neglizhuar kësisoj të tashmen e të ardhmen e opozitës shqiptare, shteti duhet të funksionojë normalisht. Kur sherri politik merr me vete institucionet dhe ligjin, normaliteti demokratik është ai që e pëson i pari.

 

Next Post
Hamasi: 13 pengje të mbajtura në Gaza janë vrarë si pasojë e raketave të Izraelit

"Pengjet përdorini si mish për top", CNN publikon dokumentet dhe videot tronditëse të Hamasit

Comments 5

  1. F-22 Raptor says:
    2 years ago

    Keqardhje per spekullimin e Minxhozit per te drejten kushtetuese te opozites per hetim parlamentar, pasi kjo eshte gjysma e te vertetes. Nuk i referohet aspak Vendimi te GJK lidhur me objektin e komisioneve hetimore. Dhe vendimet e kesaj Gjykate bejne interpretimin e detyrojne zbatimin e Kushtetutes, apo jo?!

    Reply
  2. Janullica Konstantina Beleris Mitsotakis Vangjelis says:
    2 years ago

    Edhe kësajë rradhe, keqardhje për ju F-22 raptor, që mbëtët si gjithmonë, një avokat në mbrojtie të Sali Berishës, duke e veshur “djallin me brirë” me brekë tanga, mbasi Ai, ka dalë CULLAK me kohë, dhe po tallen njerëzia me të.
    Ujku nuk bëhet kafshë shtëpiake sa do të përpiqeni ju dhe të tjerë.

    Reply
    • F-22 Raptor says:
      2 years ago

      Keqardhje per ty, shume madje. Me thuaj nje rast te vetem kur kam bere avokatin e SB, perkundrazi. Ne rastin me te mire ju e keni keqkuptuar me 180 grad komentin tim. Minxhozi ne shkrim thote: “Hetimi parlamentar,…si dhe te drejtat e tjera te opozites jane barometri qe tregon shendetin e gjithe demokracise shqiptare”. Kete une e quaj gjysem te vertete. Por qe te ngrihet nje komision hetimor duhet qe objekti te jete ne perputhje me Vendimin e GJK dhene per kete qellim. Dhe sipas meje ne kete rast opozita nuk ka te drejte. Atehere me cfare nuk je dalord zotrote?!

      Reply
    • F-22 Raptor says:
      2 years ago

      Edhe dicka tjeter. Une kam vleresim maksimal per Minxhozin dhe kete portal, duke qene lexues e komentues i rregullt.

      Reply
  3. J K B M V says:
    2 years ago

    Thjesht dhe qartë, zotrote, nuk je zotrote…….

    Reply

Leave a Reply to Janullica Konstantina Beleris Mitsotakis Vangjelis Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com