• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/Cikalleshi shënon dopietë duke e nisur lojën nga nga stoli

by Java News
11/02/2018 19:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I përulur, asnjëherë entuziast dhe gjithmonë lojtar që nuk bën polemika. Sokol Cikalleshi është i kursyer me fjalët për vetën, edhe kur, i futur nga stoli, shënon dy herë për t’i dhënë një pikë të artë skuadrës së tij.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, bomberi i Kombëtares flet për situatën e vështirë të ekipit si dhe rëndësinë e dopietës së tij në barazimin 3-3 ndaj Goztepes.

E nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 52-të, nga ku pas vetëm shtatë minutash, shënoi golin e barazimit, 2-2.

Kur kronometrohej minuta e katërt e shtesës dhe vendësit kishin gjetur sërish avantazhin, shqiptari fiton dhe shndërron në gol një penallti, duke i dhënë një pikë me shumë vlera

I futur nga stoli, por shënove dopietë…

Për ekipin kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, pasi vetë pozitat që kemi në renditje e bëjnë çdo pikë që të jetë me shumë vlerë për ne. Neve na duhet që të marrim më të mirën në çdo përballje dhe çdo pikë është ‘flori’. Ndihem i lumtur për faktin që shënova dy herë dhe mbi të gjitha që unë kontribuova dhe i dhashë pikë.

Me statistikat që ke, dukesh i “uritur” për më shumë hapësirë…

Në fakt, unë jam shumë i qetë. Unë jam i vetëdijshëm që po e bëj punën time. Është normale që sa më shumë mundësi që unë të kem për të luajtur, aq më shumë raste dhe mundësi shënimi do të kem. Megjithatë, edhe sot do të doja shumë që kënaqësia të ishte maksimale dhe golat e mi t’i kishin dhënë skuadrës tri pikë.

Driblon gjithmonë kur vjen puna për të kërkuar minutazh që s’të jepet…

Unë e di mirë që sytë janë tek unë dhe që pritshmëritë e skuadrës për mua janë të mëdha. Jam sulmues dhe si i tillë më duhet që të shënoj sa më shumë gola dhe të arrij që sa herë të jem në fushë, të justifikoj besimin që më jepet.

Çfarë të thanë në dhomat e zhveshjes, sidomos trajneri?

Të gjithë më përgëzuan. Situata e vështirë e ekipit në renditje e bënte këtë takim të ishte thuajse vendimtar për trajnerin në këtë përballje dhe si të them, ishte në fije të perit, nëse mund të përdor një shprehje popullore. Me dy golat sot (dje) dhe pikën që morëm, shërbeu si një lloj frymëmarrje për skuadrën, trajnerin dhe stafin.

Duket sikur ai është në borxh me ju…

Unë nuk pres asgjë nga askush. Cikalleshi pret gjithmonë nga puna dhe sakrificat që bën vetë dhe nga fati që i jep Zoti. Goli është i rëndësishëm dhe duke shënuar, unë tregoj në fushë çfarë vlerash kam.

Një festim disi i veçantë te goli i dytë. Çfarë domethënie kishte?

Sigurisht që nuk mund të mos kisha një dedikim të veçantë për familjen time. Duke qenë shumë i lidhur me të, zemrat që bëra në fund ishin për bashkëshorten Kornelian dhe për vajzën Rajna.

Po e bëni më së miri “nxehmjen” për Kombëtaren…

Në fakt duhet ende kohë deri te ndeshja e radhës me Kombëtaren, por në fakt unë kam qenë gjithmonë në gatishmëri për të. Uroj që të mos jem më i pafat si në herën e fundit, ku për shkak të një dëmtimi humba tri ndeshje ndaj Italisë, Spanjës dhe Turqisë. Shpresoj shumë që këto gola dhe statistika që kam me ekipin, t’i pasuroj sa më shumë dhe të më shoqërojnë edhe në Kombëtare, për t’i shërbyer asaj me gola dhe formë të mirë. Për vetë rëndësinë e madhe që ka, e pres gjithmonë me qetësi.

Si është raporti me Panuçin dhe si është ai në krahasim me de Biazin?

Unë kam punuar vetëm katër ditë me Panuçin dhe nuk mund të them shumë. Megjithatë, së fundmi duket që Kombëtarja ka një tjetër frymë në krahasim me skuadrën kur drejtohej nga De Biazi. Unë besoj se Panuçi, duke qenë një ish-futbollist që ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit, do të na ndihmojë shumë. Është diçka që koha do ta tregojë, megjithatë, unë e them edhe në aspektin personal se nga ai do të kem mundësi që të marr këshilla të vlefshme për çfarë duhet të përmirësoj dhe çfarë duhet të bëj për situata specifike në fushë.

Çfarë pritshmërish keni këtë sezon, për golat?

Dua të ndihmoj skuadrën dhe të arrijmë që të realizojmë objektivat.

Ky është driblimi i zakonshëm i sulmuesve, provo të godasësh…

(Qesh…) Jam shumë modest dhe asnjëherë euforik. Megjithatë, meqë po insistoni, mua më pëlqejnë gjithmonë numrat me dy shifra, ndërsa deri tani kam shënuar katër në kampionat dhe dy në Kupë.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-dopiete-nga-stoli-cikalleshi-trajneri-ishte-ne-fije-te-perit/

 

Next Post
‘Eurovizion 2018’, këngëtarët shqiptarë përfaqësojnë tre vende

‘Eurovizion 2018’, këngëtarët shqiptarë përfaqësojnë tre vende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

Analisti: Përmes luftës kibernetike po prodhohen realitete të manipuluara, protesta po shkon drejt rënies

June 20, 2026
Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

Nga Monako në Majorka! Dalin pamjet nga takimet e Artur Shehut për operacionet e dyshuara të trafikut të kokainës

June 20, 2026
Viti i RI/ Kosova e nis me shumë sfida por edhe pa qeveri!

Ekspertët: Kriza politike në Kosovë po dëmton reformat

June 20, 2026
Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Takimi në Zvicër/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

June 20, 2026
Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

Irani mbyll sërish Hormuzin, akuza SHBA-ve dhe Izraelit për shkelje të armëpushimit

June 20, 2026
Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

Rrezikuan të mbyteshin në Ksamil, Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas

June 20, 2026
Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

Ukraina hap “thesarin” e luftës, zbulon sekretet e armëve më moderne ruse

June 20, 2026
Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

Marrëveshja me SHBA-të/ Teherani: Irani ka nisur ekipin negociator drejt Zvicrës

June 20, 2026
Çupi: Diplomacia, një nga kolonat e shtetit. Në Shqipëri nuk është formuar ende si institucion

‘Shpërthen’ Frrok Çupi: Lëvizja e ‘Neomalësores’, tradhti kombëtare dhe përdorim i postit zyrtar

June 20, 2026
Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

Dasma e bujshme në Siçili, Dua Lipa publikon për herë të parë fotot si nuse

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In