• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ “Zbërthehet” Luana: Jeta ime si në përralla dhe kafshimi i buzës

by
09/07/2015 10:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luana rrëfen prapaskenat e jetës si vajzë e njohur e ekranit, flet për dashurinë dhe çfarë nuk mund të tolerojë tek partneri, dërguesit e luleve që shtohen çdo ditë dhe surprizat që i pëlqen t’i bëjnë.

Për trupin e skalitur, portretin me tipare të spikatura dhe çdo hije dyshimi mbi origjinalitetin, moderatorja Luana Vjollca na zbulon pa komplekse çdo detaj.

Ke shumë ndjekës në rrjetet sociale. Çfarë mendon se të bën kaq të pëlqyer në sytë e tyre?

S’di të them ç’më bën të pëlqyer ose më mirë s’më takon mua ta them. Por di dhe dua ta them se kjo është kënaqësia më e madhe, që mund të marrë një njeri në këtë profesion që unë kam, pra bota e televizionit. Unë punoj për ata, jam këtu falë tyre! Janë një inspirim e forcë e madhe për mua e për të mos u ndalur.

Sa mesazhe të vijnë mesatarisht në inbox çdo ditë, dhe s’i arrin t’u përgjigjesh të gjithëve?

Ju thashë se jam njeri që lumturohem shumë nga detaje të vogla. E ato mesazhe, e ato fjalë për mua janë gjithçka që mund të kem me atë pjesë të njerëzve, të cilët s’mund t’i takoj. Ndaj mundohem që me aq sa mundem t’u kthej përgjigje. Ata këtë e vlerësojnë e kjo është një pjesë lumturie për mua.

Mund të jesh ndër të paktat vajza që merr lule në ditët e sotme. Cila është dhurata që e dëshiron shumë, por që ende s’ta kanë bërë?

Unë i dua surprizat, jo dhuratat. E si të tilla s’mund të cilësoj çfarë dua të më bëjnë. Qoftë kjo dhe diçka shumë e vogël, por që s’e pres është shumë për mua.

Si përfundim do të na thuash se kush është dërguesi misterioz i buqetave që kanë pushtuar rrjetet sociale?

Gjejeni ju pra! (qesh)

11427199_1093959253951860_2513450841959702220_n

Ok, por është folur se nuk është një i vetëm, pasi tashmë janë disa persona, të cilët shpenzojnë para për lulet e mrekullueshme…

E kam thënë shumë herë në fakt, edhe ndonjëherë me vjen habi se si kjo histori është kaq e bukur, dhe ka zënë kaq shumë vend aq sa mua më duhet të flas për këtë në çdo intervistë timen. Tashmë është kthyer në ritual për mua. Janë të shumtë ata që më dërgojnë lule. Ka nga ata që më presin jashtë punës dhe m’i japin vetë, dhe di të them vetëm që ndihem e bekuar!

Muzika është kthyer tashmë ndër prioritetet e tua. Je duket punuar për ndonjë klip të ri dhe si do të shfaqesh kësaj here?

Jam duke punuar fort me shumë materiale të reja. Fatkeqësisht jemi ende herët që të paralajmëroj diçka konkrete, por të paktën një material veror do të jetë shumë shpejt në treg.

Ku do të shohim tjetër këtë verë?

Siç e thashë më sipër po punoj fort me shumë projekte për këtë verë. Kam shumë plane, të cilat s’di sa prej tyre do mundem të  realizoi. Por edhe këtë vit do të jem e angazhuar me “Summer fest”, do të shëtisim në disa qytete të vendit, dhe do të takoj njerëz nga gjithë trojet shqiptare. Dhe për këtë mezi po pres!

Të jesh gjithë kohës në qendër të vëmendjes, është e thjeshtë apo e vështirë për t’u menaxhuar?

Pyetje e vështirë. Është bukur, por jetojmë në një vend të vogël si Shqipëria, ndaj duhet të privohesh nga shumë gjëra.

luana

Do të thuash që nuk e jeton jetën në maksimum, pra je e privuar për shkak të famës?

Në fillim para shumë vitesh më dukej privim ndalimi ose mosbërja e shumë aktiviteteve, që moshataret e mia mund t’i bënin. Më vinte keq pse qenka ky kushti që duhej të paguajmë si personazhe televizive. Tani jo më, pasi jeta ime ka marrë tjetër vrull.

Cila është e përditshmja dhe argëtimet e tua?

Një pjesë të madhe të kohës e kaloj në “Top Channel”, në punën time. Pjesa tjetër ndahet në studio, sidomos këto kohë pasi është kohë me frytdhënëse dhe më e ngarkuar po ashtu. Ndaj pjesa e kohës së lirë i takon shtëpisë, familjes sime, udhëtimeve.

Deri tani të njohim në tre profile si personazh ekrani. Atë të vajzës me veshje serioze në prezantimin e motit, çapkënes në “Pa limit”, dhe sensuales në klipet e tua. Kush është Luana e vërtetë?

Pikërisht kjo! Me shumë dashuri për të bërë gjithçka në mënyrën e duhur, e për t’iu përshtatur asaj që i vendos vetes detyrë për të realizuar.

Je e pasur sa për të shijuar hobet që ke?

Jam e bekuar që kam pasur mundësi të realizoj me punë çfarë kam dashur. Pasuri është të të duan, të realizosh pasionin tënd e ata të mbështesin në çdo hap. Paraja për mua vlen zero para kësaj.

Si duhet të jetë një mashkull që të marrë vëmendjen tënde?

S’do guxoja të përmendja karakteristika se si duhet të jetë një mashkull të paktën fizikisht jo e jo. Kjo pasi për mua njeriun e bën tjetër gjë. Për shembull mua më pëlqejnë detajet. Ndoshta do më tërhiqte vëmendjen dikush thjesht nëpërmjet tyre.

Gjesti i të kafshuarit të buzës, çfarë kuptimi ka për ty?

Asnjë. Më është bërë pak ves, thjesht kaq.

Ke gjetur ngjashmëri të bukurisë tënde me atë të një personazhi të njohur botëror? Cila është ajo?

Jo, dhe më vjen mirë në fakt. Nëpër foto të ndryshme ka nga ata që mund të më krahasojnë me disa personazhe të huaj, por më pëlqen që nuk identifikohem me askënd pasi ky zakon tek ne qëndron dhe rëndomtë e kthejmë në një fare copy. S’do e doja këtë. Uni, të jesh unike, të jesh ti pa dashur të bëhesh, të ngjash apo të jesh si dikush tjetër është më e bukur se gjithçka.

Në tetë vite punë në televizion, çfarë ndryshimesh kanë ndodhur brenda teje, përsa i përket pamjes dhe tipit?

Kam qenë 15 vjeç kur jam zgjedhur pjesë e stafit të “Top Channel”, dhe 16 vjeç isha kur startoi emisioni. Sot jam 23 vjeç dhe janë pikërisht vitet kur njeriu zhvillohet, kështu që sa i përket pamjes besoj shumë, aq sa më akuzojnë dhe për ndërhyrje estetike, por absolutisht s’kam asnjë të tillë. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër absolutisht që janë vite pune që të rrisin e që të bëjnë të pavarur. Krijon profilin dhe unin tënd. Sot ndryshe nga atëherë ndihem e përgatitur për të realizuar me shumë punë e vullnet gjithçka që dua.

luana-vjollca4

Nëse do flitej për ndërhyrje plastike, nga cila pjesë e trupit do e kishe nisur?

Besoj se po të kisha dashur t’ia nisja do e bëja. Deri më tani unë jam e lumtur me çfarë kam dhe me defektet e mia. Falënderoj Zotin!

Je 23 vjeç, mendon se ke eksperiencën dhe pavarësinë e duhur për të jetuar e vetme në shtëpi?

Jo për këtë s’jam në fakt aspak e përgatitur. Pa mamin edhe 43 të jem s’bëj dot! Kush të këshillon për zgjedhjen e një fabule për këngë? Unë përherë dua që fabula të ketë një pjesë timen, që në këtë mënyrë kënga të më përfshijë. Por veç vetes janë motrat dhe mami ato që e dëgjojnë të parat, dhe absolutisht janë këshillueset e mia më të mira.

Ke vuajtur nga diçka në karrierën tënde!

“Vuajtur” është fjalë e  madhe. Kam pasur absolutisht dobësitë e mia, por nëse nuk “rrëzohesh”, atëherë as nuk çohesh dot. Kjo më ka ndihmuar.

l

Mund të na tregosh se skllave e çfarë pasioni ti je?

E ushqimit nëse quhet.

Deri ku shkojnë ambiciet e tua?

Deri aty ku më plotësojnë mua e nuk cenojnë askënd.

E ndien xhelozinë femërore, dhe si sillesh kur e kupton një gjë të tillë?

Me vjen keq që po priremi shumë ndaj kësaj dukurie. Ndihet shumë, ndihet kudo. Shpesh pyes “pse?” Pyetje naive por shpesh s’e kuptoj për çfarë vlen të xhelozojmë, të bëjmë keq, të jemi negativë, kur jemi vend kaq i vogël dhe me një mllef të madh për njeri-tjetrin. Femrat sidomos duhet ta mbështesin njëra-tjetrën.

Jeta jote është përrallë apo një përpjekje vazhdueshme?

Përrallë nga ato që përjetohen në realitet, në përpjekje që ajo “The end” të lërë gjurmë.

Next Post

VIDEO/ Rruga drejt vdekjes...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

April 16, 2026
Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

April 16, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

SPAK thërret 11 dëshmitarë për “Partizanin”, Çupi: Gjyqtarja synon që ta bëjë nul çështjen

April 16, 2026
Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

April 16, 2026
48 ditë luftë | Liderët e Izraelit dhe Libanit flasin sot pas 34 vitesh. Vijojnë negociatat SHBA–Iran

48 ditë luftë | Liderët e Izraelit dhe Libanit flasin sot pas 34 vitesh. Vijojnë negociatat SHBA–Iran

April 16, 2026
Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

Sot, opozita interpelancë me Ramën, Koçiun dhe dy ministra. Në rend dite, marrëveshje dhe pr.ligje

April 16, 2026
Zjarri pranë QSUT, pallati ishte përfshirë nga flakët edhe në vitin 2021

“Janë përdorur fasada që të mos duken tubat”, inxhinieri: Dominon arkitektura dhe jo standardi i sigurisë

April 15, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

Salianji: Sali Berisha është i izoluar. Unë kam kontakte me ndërkombëtarët

April 15, 2026
Zjarri në karburantin e Kombinatit, kreu i Zjarrfikëses: Shkak i rrjedhjes së gazit u bë një motor që i kaloi sipër

Pse zjarri tek “Arlis” ishte agresiv? Kreu i Zjarrfikëses: Shtresa e jashtme shpërndau flakët

April 15, 2026
Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

Tragjedia në Turqi, shkon në 9 numri i viktimave. Vendi në zi pas dy sulmeve radhazi

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In