• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ Xhensila e BB: Ju rrëfej netët e paharrueshme me Fatjonin

by
23/08/2015 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që pas daljes nga “Big Brother”, karriera dhe dashuria kanë shkëlqyer për bukuroshen nga Pogradeci. Pas historisë së bukur të dashurisë që ka me Fatjonin, Xhensila po shkëlqen edhe në pasarelat ndërkombëtare. Ish-finalistja e “Big Brother” përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Exclusive of the World 2015″, ku dhe arriti në 15-ëshen finaliste. Krenare Xhesi na rrëfen se si i bëri konkurrentet e tjera të flisnin shqip, apo edhe të kërcenin nën tingujt e klarinetës shqiptare. Sa i përket Fatjonit, çifti po jeton ditë të zjarrta dhe net të gjata, duke u çmallur kështu pas udhëtimit që i distancoi për disa kohë.

Sapo jeni rikthyer nga Turqia; si shkoi pjesëmarrja në “Miss Exclusive of the World 2015″?
Shkoi çdo gjë shumë mirë, ashtu si unë doja. Një përfaqësim i denjë për Shqipërinë dhe kualifikim në 15 më të bukurat.
Si u ndjeve me flamurin e Shqipërisë teksa kërcehej vallja shqiptare?
U ndjeva krenare për flamurin tim! Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjesinë që pata, kur në një skenë botërore u luajtën tingujt e klarinetës sonë dhe kur pashë gjysmën e spektatorëve të ngritur në këmbë duke kërcyer vallen shqiptare dhe duke brohoritur.
Sa i njohe konkurrentet e tjera me vendin tonë?
Dhashë maksimumin tim, duke bërë çmos që Shqipëria të njihet kudo. Madje shumë vajza, gjatë provave më thërrisnin “hajde këtu”, pra iu mësoja të më flisnin shqip.
A kishte xhelozi mes vajzave?
Është më se normale që në një garë të ketë rivalitet, ashtu si është normale që në një kompeticion bukurie të ketë xhelozi mes vajzave.
E mendove ndonjëherë kurorën e ‘miss’-it?
Jam shumë e madhe për të besuar në ‘miss’. Por, nuk mund të mohoj që do e doja shumë atë kurorë mbi kokë. Gjithmonë e kam theksuar që, kam dashur më shumë një përfaqësim dinjitoz sesa një fashë apo kurorë.
Si arriti të shkonte Xhensila deri te “Miss Exclusive of the World 2015″?
Xhensila ka qenë gjithmonë pjesë e këtyre spektakleve, që në moshë të vogël. Pas pjesëmarrjes sime në “Miss World 2014″, zgjedhur nga Vera Grabocka, këtu u zgjodha nga vetë produksioni i “Miss Exclusive of the World 2015″.
A ju mbështeti Fatjoni në këtë sfidë?
Nga ana e Fatjonit kam pasur mbështetjen maksimale.
Iu dha ndonjë këshillë para se të iknit?
E vetmja gjë që më ka thënë ka qenë: “Ji vetvetja dhe buzëqesh; buzëqeshja jote do të ndriçojë jo vetëm ty, por gjithë skenën”.
A ka pasur ndonjë rast që është bërë xheloz për ju?
Nuk ka përse, duke pasur parasysh që ishim vetëm femra.
Ju ngacmuan turqit, a i joshi bukuroshja shqiptare?
Siguria ishte maksimale dhe nuk mund të kishte ngacmime, por gjatë shëtitjeve tona kisha shumë kërkesa për foto.
Ndërkohë që qëndronit në Turqi, a morët ndonjë propozim ‘të turpshëm’ nga organizatorët?
Jo, absolutisht jo! Ishte një kompeticion serioz. Aq më tepër që, pjekuria ime në punë, automatikisht vendos një barrierë ndaj këtyre gjërave.
Si do të vazhdojë karriera për ju tashmë, ku do të angazhoheni?
Mbas përfundimit të këtij kompeticioni, pata disa oferta pune në Turqi, por për momentin do doja t’i lija surprizë. Do i publikoj vetëm pasi të firmos ndonjë kontratë.
Gjatë mungesës suaj Fatjoni u shpreh se kur të ktheheshit do të realizonit të gjitha fantazitë erotike që kishte në kokë; i realizuat?
Po, normalisht që po! Malli ishte tepër i madh dhe mezi kemi pritur të takoheshim. Ka qenë një natë e paharrueshme dhe shumë e gjatë.
Si arritët të vinit në formë për aq pak kohë?
Unë e kam treguar që, kur dua diçka, e arrij gjithmonë. Falë një diete strikte dhe palestrës, unë arrita format e duhura për një ‘miss’, pra format që kam pasur para se të bëhesha pjesë e “Big Brother”.

Next Post

Arrestohet Prokurorja e Krimeve të Rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

“Shqipëria është mahnitëse”! Kanye West elektrizon ‘Eagle Stadium’, fansa nga 80 vende mblidhen në Tiranë. Rama ndan pamjet

July 11, 2026
Po ju, e doni Shqipërinë?

Po ju, e doni Shqipërinë?

July 11, 2026
Kavajë, 58-vjeçari humb kontrollin e mjetit, aksidenton për vdekje këmbësoren

U gjet i pajetë brenda makinës në Dukagjin, viktima ishte nën hetim për një vrasje të ndodhur në 2025

July 11, 2026
Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

Jo vetëm Trump e Netanyahu! Irani publikon “listën e zezë”, kërkon hakmarrje edhe ndaj Macron, Starmer e Merz

July 11, 2026
BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

BDI proteston në Tetovë, kundërshton vendimin e Kushtetueses për ndryshimin e emrave shqiptarë të rrugëve

July 11, 2026
U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

U gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës në Dukagjin, zbulohet identiteti i viktimës

July 11, 2026
Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

Aksident i rëndë në Elbasan–Peqin, pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

July 11, 2026
VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

July 11, 2026
U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

U fut në lumë për të shpëtuar djalin e mitur por e mori rryma e ujit, humb jetën babai 38-vjeçar në Itali

July 11, 2026
Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

Pamje me dron nga dita e 42-të e protestës në Tiranë, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:30

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In