• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Intervista me vrasësin e dënuar, vendimi i gjykatës për Ardit Gjebrean

by Java News
21/11/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka deklaruar të pafajshëm moderatorin Ardit Gjebrea, i dërguar në gjyq në qershor të këtij viti për “fyerje” të kryer botërisht. Gjebrea u padit në Gjykatë nga Faslli Canaj, babai i adoleshentes Alda Canaj, e cila u vra bashkë me të ëmën e saj në vitin 2001 nga ish-agjenti i SHISH, Marjan Rroku.

I dëmtuari­ akuzues, Canaj, shfaqi pretendime në lidhje me përmbajtjen e një interviste të Gjebreas me të dënuarin Rroku në ambientet e burgut të Fushë­Krujës. Procesi gjyqësor ku ishte palë edhe moderatori Gjebrea përfundoi në 17 nëntor.

Në përfundim të nëntë seancave gjyqësore, në përfundim të shqyrtimit dhe analizimit të provave të paraqitura nga palët në gjyq, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Martin Deda, vlerësoi se nga ana e moderatorit Gjebrea nuk ishte konsumuar kundërvajtja penale për të cilën ai akuzohej.

“Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ardit Gjebrea, për kundërvajtjen penale të ‘fyerjes së kryer botërisht’, më shumë se një herë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të Gjykatës.

Faslli Canaj iu drejtua Gjykatës së Tiranës me një padi për “fyerje” kundër moderatorit në 25 prill 2016. Pas dy seancash gjyqësore, Gjykata vendosi kalimin e çështjes në seancë gjyqësore, ku Gjebrea ishte palë e akuzuar.

Intervista, përmbajtja e së cilës u konsiderua fyese nga ana e Faslli Canajt, u transmetua gjatë programit “E diela shqiptare” të datës 28 shkurt 2016. Canaj pretendoi se shfaqja në televizion e intervistës së Marjan Rrokut i terrorizoi duke u risjellë ngjarjen e dhimbshme që përjetoi familja e tij 15 vjet më parë.

“Së pari, për emisionin ne nuk kemi pasur asnjë sinjalizim si familje e dëmtuar dhe kjo na shkaktoi një tronditje të gjithëve, saqë nuk mund ta përshkruajmë. Së dyti, ai ka përdorur emër dhe mbiemër të plotë të vajzës, pa leje. Së treti, ka përdorur foto të familjes sime, gruas, vajzës, madje dhe nënës e varrezave përsëri pa na pyetur”, ishin disa nga pretendimet e të dëmtuarit akuzues Canaj.
Panorama/d.i.

Next Post
(FOTO) Rosie Robinson, mbretëresha e provokimit në Instagram

(FOTO) Rosie Robinson, mbretëresha e provokimit në Instagram

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In