Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpjeguar deklaratën e Luan Ramës bërë dy ditë më parë kur tha se, kishte dy zgjedhje ose shkarkimin e Manjanit ose shkarkimin e Ramës. Vasili u shpreh se deklarata ishte se pas konfliktit mes Manjanit dhe Ramës prevalon propozimi i Kryeministrit si drejtues i qeverisë.
I pyetur nëse qëndrimet e ish-ministrit të Drejtësisë janë qëndrime të LSI, Vasili tha se ato janë qëndrime personale.
Për kanabizimin e vendit, Vasili tha se ka një shqetësim që nuk është më i lokalizuar por ka marrë edhe shqetësimin e mediave botërore.“Është një problem që duhet t’i dalim ballas, nuk mund t’i ikim problemit”, tha Vasili.I pyetur mbi deklaratën “paralajmëruese” për deputetët e LSI-së që të kenë kujdes mos u fut drogë në makinë, Vasili e mohoi një gjë të tillë.I ngacmuar nga Blendi Fevziu, i cili e pyeti nëse “është e vërtetë se keni lënë biçikletën për të lëvizur me makinë për të shmangur futjen e drogës”, ai dha këtë përgjigje:“Nuk kam bërë një argument të tillë. Po të kisha një qëndrim të caktuar do ta kisha bërë publik.”Vasili pranoi gjate intervistes ne “Opinion” ne Tv Klan, se Klement Balili eshte propozuar drejtor per Transportin ne Sarande nga LSI.
Çfarë presioni u bëri Rama për shkarkimin e Manjanit?
Rama nuk ka marrë atë që ka dashur. Në fund të fundit ishte një momentUnë vetë personalisht ku jam njohur dhe përballur me këtë lloj problemi. Ishte një keqkuptim i vazhdueshëm që nuk gjente dot rrugën e mirëkuptimit.
Është fshihet Klement Balili nga LSI?Personalisht nuk e kam njohur kurrë këtë njeri. Sa i takon komenteve, përgjigja është qëndrimi i LSI, kërkesa e Metës dhe deklaratat e Manjanit.Ka qenë zyrtar i propozuar nga ne, pa pasur asnjë rekord kriminal.
Por ka qenë i dënuar në vitin 2006-2007?
Nuk e di, ka qenë njeri i lirë. Nuk ka qenë pjesë e strukturave të LSI-së.
A ka të afërm të tij në LSI?
Nuk ka asnjë të afërm.
A është përgjuar Meta nga Policia?
Nuk dua të merrem me këtë çështje. Por kush do që e bën është vepër e rëndë kriminale. Përgjimi i bërë në mënyrë të paligjshme është faj penal.
Kush janë ministrat që flinin e “Santa Quaranta”?
Nuk dua të merrem me këtë lloj prononcimi, të këtij niveli
Nuk u bëtë kurioz që ta puesnit z. Manjani?
Nuk kam as kuriozitetin më të vogël!
A ka pasur sot apo dje pasdite LSI të njëjtin shqetësim që pati PS lidhur me akuzat e Manjanit?
Nuk kemi pasur asnjë shqetësim sepse gjithçka kishim për të artikuluar për këtë çështje besojë se u shteruan në të dy daljet publike të një pas njëshme, edhe të Sekretares të Marrëdhënieve me Publikun, por edhe të Nënkryetarit Luan Rama.
Ajo që tha z. Luan Rama duket befasuese, thotë zgjodhëm të largonim Manjanin që të mos hiqnim kryeministrin. Çdo me thënë kjo, duket sikur ju keni pasur në dorë të hiqnit edhe Kryeministrin ndërkohë që më duket është e kundërta…
Vërtet është për mua të perifrazojë Luan Ramën i cili shumë i qartë në të folurin e tij, edhe për shkak të vokacionit të profesionit të tij të mëparshëm si gazetar, kështu që ky qëndrim politik ka qenë edhe i kthjellët, edhe i qartë dhe ka dhënë të kuptohet këtë gjë me pak fjalë.Meqë ju ma kërkoni një shpjegim të ri, ka pasur një marrëdhënie besojë të një funksionimi të vështirë midis Kryeministrit dhe Ministrit Manjani, dhe natyrshëm prevalon vullneti i kryeministrit i cili është drejtuesi i qeverisë, është njëkohësisht edhe vlerësuesi i komunikimit të përditshëm edhe institucional dhe jo vetëm dhe personal.Dhe sigurisht në këtë rast, gjithë ajo që Luan Rama ka shpjeguar është pikërisht që zgjedhja ishte motivuar pikërisht nga ky sistem i të menduarit i cili i bën shërbim një bashkëpunimi më fleksibël dhe më frytdhënës se sa një konfliktualitet të përditshëm i cili sigurisht vështirëson punën.
Ky konfliktualitet i përditshëm që e quani ju, është një konfliktualitet që ka ardhur nga Ylli Manjani personalisht apo ka qenë dhe qëndrim i LSI?
Lëvizja Socialiste për Integrim ka një mënyrë sjellje shumë të qartë, ka qëndrime politike të cilat nuk i lë të dyzuara. Qëndrime politike të cilat janë mbajtur nga kryetari i saj. Janë mbajtur nga unë si kryetar i Grupit Parlamentar apo njerëz të tjetër të LSI-së të lidershipit të autorizuar…
Ju po thoni që akuzat që ka bërë z. Manjani i ka pasur personale dhe nuk ka lidhje me LSI-në?
Unë nuk qëndroj në këtë çështje për një arsye shumë të thjeshtë, qëndrimet politike të LSI-së janë qëndrime zyrtare shumë të qarta që janë edhe në sytë tuaja edhe në rekordet tuaja. Thënë e gjithë kjo: nuk ka pasur e nuk do të ketë asnjë dyzim në qëndrimet tona, të gjitha qëndrimet tona politike do të jenë transparente dhe në sytë tuaj do të jenë të lehta për t’u komentuar nga ju.
Qëndrimet e z. Manjani si ministër i Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë qenë qëndrime të LSI-së apo qëndrime të tij personale?
Në qoftë se më ndoqët, e thashë që qëndrimet tona janë qëndrime zyrtare, të qarta e të kthjellëta. Përsa u takon qëndrimeve të cilat janë qëndrime individuale, që vijnë nga shqetësime të dalluara, shqetësimet e z. Koka ishin shqetësime të lokalizuara e kishin të bënin me një zonë të caktuar, me një problematikë të caktuar. Pra, janë të tilla. Mendoj që kjo çështje mbyllet këtu pasi qëndrimet politike janë shumë të kthjellëta e jo më larg se sa sot ne patëm një qëndrim të gjatë, të qartë, për të gjitha temat e ditës nga vetë kryetari i LSI-së.
Unë kam disa pyetje që nuk munda t’ia bëja kryetarit të LSI-së e që dua t’jua bëj ju z. Vasili, që do të thotë: A po kanalizohet vendi nën qeverisjen e Edi Ramës dhe të koalicionit PS-LSI?
Ka një shqetësim për kanabizimin e vendit. Një shqetësim, i cili nuk është më i lokalizuar, por ka marrë edhe një dimension tjetër, pasi ju keni edhe konstatimet tuaja, por, konstatime edhe mediatike të mediave autoritare botërore. Ato e kanë prurë problemin…
Mediat botërore kanë thënë që Shqipëria është vendi i parë eksportues në Evropë për kanabisin…
Kam sjellë shqetësimin, nuk po merrem me shifrat, duke pasur rezerva sepse shifrat gjithmonë kanë rezerva brenda, por duke marrë shqetësimin, pra sensibilitetin, është një problem me të cilin duhet ta shohim ballas. Nuk mund t’i ikim problemit absolutisht dhe strategjia e parandalimit sot bëhet më efikase se kurrë pasi strategjia, që nuk është strategji, por është dështim, që të shndërrohesh në korrës të kanabisit në vend të parandalimit, besoj që e rëndon problemin dhe nuk e zgjidh atë. Ndaj në këtë pikëpamje besoj që ka shumë për të bërë.
Cila është përgjegjësia juaj si LSI-së që vendi po kanalizohet dhe që qeveria çon policët për të korrur kanabisin?
Ne kemi detyrën politike që të shohim problemin në sy, është shumë keq të mos ta shohësh problemin në sy dhe kjo do të ishte gabim dhe e pafalshme. Ta shohim, të sensibilizojmë maksimalisht dhe të nxisim, inkurajojmë maksimalisht të gjitha ato institucione shtetërore që kanë detyrën në vijë të parë ta luftojnë atë.
A është ashtu siç thotë z. Koka “policia shqiptare e drejtuar nga kjo qeveri e lidhur me bandat dhe me kultivuesit dhe trafikantët e kanabisit”?
Kam një opinion të qartë timin për këtë çështje. Policia shqiptare në tërësin e saj është një trupë e ndershme punonjësish dhe në këtë pikë nuk duhet të ketë asnjë dilemë, porse ka fenomene dhe drejtues të caktuar të cilët duhet të jenë nën vëzhgim të fortë, individë të korruptuar dhe ët lidhur me krimin kanë mundësuar që ky kultivim të shtohet dhe parandalimi të mos ndodhë. Nuk mund të ndodhë shtimi dhe kultivimi pa pasur dhe problematikë të personave të caktuar në polici të cilët mbyllin sytë jo nga halli por nga shkalla e korrupsionit të tyre.
Që do të thotë se kanë mbështetje politike apo janë individë të korruptuar siç ndodh në shumë vende të tjera? Është kanabisi nën bekimin e figurave politike të kësaj qeverie…?
Unë përsa informacion kam, që është i ngjashëm me informacionin e bollshëm që edhe ju si gazetarë keni së bashku, më rezulton që ka problematikë. E detajuar, ku shkojnë përgjegjësitë dhe në ç’nivele janë agjencia të tjera të cilat duhet ta kryejnë këtë punë dhe unë nuk e ndryshoj kurrë rolin tim, as të bëhem hetues apo prokuror, sepse nuk e bëjë dot këtë detyrë. Si politikan kam detyrë të them që ka një problematikë me të cilën duhet të përballemi dhe nuk mund t’i fshihemi. Për këtë jam shumë i qartë dhe i prerë.
Por nëse ka një problematikë ju jeni në qeveri dhe mbani përgjegjësi për këtë si anëtarë të qeverisë ose duhet të vini gishtin mbi lidhjet reale?
Po ua them edhe një herë tjetër, detyra jonë është të mos i fshihemi dhe ta sensibilizojmë problemin. Secili duhet të kryejë punën e tij dhe sigurisht, duke folur për përgjegjësitë, do t’ia kërkoja dhe sensibilizoj e inkurajoj, aq sa më takon si politikan,atyre që merren pikërisht në vijën e parë.
Kujt ia kërkoni këtë përgjegjësi?
Sigurisht, të gjitha organeve të shërbimeve informative përkatëse, drejtoria e përgjithshme e policisë, po ashtu Ministria e Brendshme, të gjitha institucionet që kanë detyra të qarta për tu marrë me këtë gjë. Pra, ata që e kanë këtë detyrë me ligj duhet të veprojnë me ritme të tjera dhe me një shkallë lufte më të fortë ndaj këtij korrupsioni që e pjell dhe e mban gjallë fenomenin.
A i keni thënë ju deputetëve të LSI-së që të kenë kujdes makinat se policia mund t’ju fusë drogë?
Nuk komentoj asnjë lajm mediatik. Unë çdo qëndrim timin e mbaj publikisht.
Është duke kërkuar LSI ‘kokën’ e Sajmir Tahirit? Keni kërkuar shkëmbimin e z. Tahiri me z. Manjani?
Absolutisht që jo! Nuk është gjuha e komunikimit të LSI-së kjo as në tërësi dhe as në komunikimin më të ngushtë politik logjika e shkëmbimit të trofeve të njëri-tjetrit. Kjo është një logjikë e huaj për ne. Nuk ka për të qenë asnjëherë mënyra e sjelljes sonë në politikë. Nuk do ta shikoni kurrë një lloj komunikimi të tillë. Diskutimi ynë është parimor.
Pse duhet sikur strukturat mediatike të LSI-së janë të përqendruara të z. Tahiri? Çfarë problemi ka LSI me Saimir Tahirin?
Nuk jemi fokusuar në asnjë rast tek ministri Tahiri. Jemi fokusuar në të gjitha rastet në problematikat që konstatojmë. Pra, do të thotë që në të gjitha rastet kur kemi konstatuar mosecje të reformave, ku kemi vërejtur ngecje në vend të tyre, apo ecjen në një drejtim, i cili nuk është konform atyre që presin qytetarët, ne kemi qenë kritikë. Pra, nuk jemi fokusuar tek ministri Tahiri apo tek ndonjë ministër tjetër. Pra, do të thotë që problematikave që kemi konstatuar që duhet t’i qasemi, t’i përballemi, i kemi ngritur. Pra, nuk kemi pasur një fokus, por kemi pasur një problem.
Vasili, cili është vlerësimi që ju mund të m bëni për ministrin Tahiri?
Unë nuk kam të drejtë të bëj vlerësime, për një arsye shumë të thjeshtë. Së pari kam një pamundësi, etike dhe institucionale. Etike është pasi unë para pak orësh jam dekretuar si ministër dhe etika nuk ma lejon të bëj vlerësimi për një koleg tjetër, pasi vlerësimet për të gjithë, kushtetueshmërisht, i bën Kryeministri i vendit dhe unë nuk mund të marr atribute, të cilat nuk janë të miat. Përsa i takon problematikave që ne patëm mundësi t’i diskutonim dhe më lart, janë problematika, të cilat kërkojmë përballje dhe përgjigje. Për këtë nuk ka asnjë diskutim.
Ndërkohë, ju jeni mjek. Keni qenë ish-ministër i Shëndetësisë. E njihni mjaft mirë këtë fushë. A ka dështuar kjo qeveri dhe kjo qeverisje me shëndetësinë apo jo?
Nuk e kam pasur karakteristikë kurrë që të flas në ka dështuar apo ka triumfuar. Jua them këtë gjë si një njeri që e ka provuar këtë gjë për disa vite. Reformat në shëndetësi janë të gjata, të vështira, tejkalojnë mandatet. Mendoj që disa objektiva mund të ishin riformuluar më mirë dhe objektivi i shëndetësisë falas mund të kishte qenë pak më modest duke iu referuar kohës së shkurtër të mandatit dhe kohës shumë të gjatë që kjo reformë do kërkonte. I kam pasur këto rezerva duke mos mohuar arritje të caktuara në fushën e shëndetësisë. Kam sugjeruar një riformulim më racional të programit dhe më të përmbajtur në raport edhe me zhvillimin e vendit sepse e lidhur me financime të caktuara që shëndetësia nuk i ka dhe nuk mund t’i ketë për vite të caktuara, ishin reforma të cilat ishin relativisht të pamundura të zgjidheshin në kaq pak kohë.
Kjo qeverisje po shkon mirë apo ka qenë një dështim?
Qeverisja e kësaj mazhorance është përballur me problematika të mëdha. Ne duhet të ndajmë mirë përballjen me këto problematika dhe me problematikat që mund të mos marrin përgjigje. Disa çështje madhore janë këtu në tavolinë, qoftë sa i takon reformës administrative-territoriale, reformës në drejtësi, atë në energjetikë, dhe plus përballja me kolapsin financiar ishin çështje me të cilat duhet të përballeshim. A kishim reforma me të cilat duhet të ishin diskutuar edhe më gjatë me grupet e interesit, këtu ka vend për diskutime. Reforma në arsim mund të ishte diskutuar më gjatë dhe mund të ishin shmangur disa keqkuptime që krijuan disa pakënaqësi, disa raste zemëratë. Por, përballja me to ka qenë e vështirë.
Çfarë presioni ju bëri z. Rama për shkarkimin e Manjanit ?
Asnjë lloj presioni. Problemi ka qenë i thjeshtë; kryeministri ka paraqitur një shqetësim që edhe herë të tjera e ka ngritur në forma të ndryshme, për një marrëdhënie të vështirë që funksiononte me probleme, të cilat ishin probleme jo vetëm institucionale por edhe vështirësi të karakterit ndërpersonal. Ne e kemi bashkëndarë me kryeministrin Rama, edhe pa e konsumuar me Kryetarin Meta, si një keqkuptim i vazhdueshëm që nuk gjente rrugën e pajtimit.