• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ Schmidt: Ja çdo të ndodhë me azilkërkuesit shqiptarë

by
31/07/2015 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Schmidt: Ja çdo të ndodhë me azilkërkuesit shqiptarë

Shumë azilkërkues nga Ballkani nuk kanë shanse për azil në Gjermani. Prandaj koha e trajtimit të kërkesave të tyre do të përshpejtohet shumë, thotë Manfred Schmidt nga Zyra e Refugjatëve.

Zoti Schmidt, numri i azilkërkuesve nga Ballkani është shumë i lartë këto dy vitet e fundit. Fluksi i refugjatëve nga Kosova ka rënë. Kemi të bëjmë me boshllëkun e pushimeve të verës apo me partinë kristiansociale (CSU ) që azilkërkuesit nga Ballkani po mbushin titujt kryesorë të mediave?

Manfred Schmidt: Azilkërkuesit nuk bëhen kryetituj në media për shkak të boshllëkut të verës, por sepse në tërësi numri i regjistrimeve, sa i përket Kosovës në pranverë dhe Shqipërisë tani sigurisht paraqet një sfidë të madhe për administratën tonë. Në vitin 2015 kemi nga 28.000 kërkesa për azil nga shqiptarët. Ky ishte një zhvillim i paplanifikuar, që na ka habitur shumë si ai nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova.

Ju mendoni se si Shqipëria, ashtu edhe Kosova e Mali i Zi duhet të kategorizohen tek “vendet e sigurta të origjinës”?

Edhe tek vendet që sot janë vende të sigurta origjine ne vëmë re një rritje të numrit të azilkërkuesve nga viti 2012. Këto vende janë Serbia, Bosnja, Maqedonia. Kuota e azilit në këto vende është 01 deri në 0,2%, praktikisht pra asnjë shans për njohjen e azilit. Kjo ka bërë që vendet kandidate të BE-së janë të konfirmuara edhe si vende të sigurta. Këtë e shohim edhe në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë: Edhe për këto vende kuota e njohjes së azilit është praktikisht zero. Kur aktualisht rreth 30.000 shqiptarë paraqesin kërkesën për azil – dhe ne – të mbështetur edhe nga vendimi i gjykatës – megjtihatë kemi një njohje të azilit në shifrën 0,1%, atëherë nga këndvështrimi ynë Shqipëria është një vend i sigurtë origjine.

Por a ndihmon vërtet kjo? Shifrat aktuale tregojnë se jo pak njerëz vijnë edhe nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja që janë vende të sigurta origjine.

Duhet të kombinohen disa masa. Shpallja si “vend i sigurtë origjine” është një sinjal drejt rajonit. Por ne duhet të shkurtojmë dukshëm afatin e trajtimit të kërkesave. Duhet të arrijmë atë që të mos ia vlejë më qëndrimi në Gjermani për një kohë të caktuar. Nga gushti, kur të hyjë në fuqi ligji i ri për qëndrimin në Gjermani, ne do të vendosim sanksione për kërkesat e paarsyetura të azilit, si për shembull bllokim të hyrjes në vendet e zonës Shengen ose edhe ndalim hyrjeje në Gjermani. Kjo do të prekë sidomos njerëzit që vijnë nga Ballkani. Unë mendoj se në qendrat e pranimit të refugjatëve duhet të kalohet nga ofrimi i asistencës në para në dorë tek ndihmat materiale. Dhe besoj se të gjitha këto masa së bashku do të kenë efekt. Nga Serbia vëmë re ulje të numrit të azilkërkuesve. Nëse në tetor apo nëntor 2014 numri arrinte në 3000 deri në 4000 kërkesa në muaj, tani kemi 1700. Por kemi pritur një efekt më të madh, prandaj duhet të marrim edhe masa të tjera.

Ju mendoni se shumica janë refugjatë ekonomikë, pra këta njerëz vijnë për të marrë 143 euro në muaj për person?

Në shumë raste ndodh kështu, edhe tek intervistat që bëhen e vëmë re. Puna jonë kryesore është intervistimi i azilkërkuesit, ne dëgjojmë historinë e largimit nga vendi apo situatën në vend dhe e vlerësojmë atë. Në 99% të rasteve na thuhet: “Ne vijmë këtu për të gjetur punë, vijmë që fëmijët të kenë një shkollim të mirë, vijmë këtu për shëndetësinë.” Dëgjojmë edhe që njerëzit vijnë këtu të qëndrojnë një gjysmë viti për të pasur para të mjaftueshme për të jetuar për një vit tjetër në vendin e tyre. Kur ne na paraqitet një përshkrim i tillë, atëherë duhet të veprojmë kështu.

Ju keni përmendur se kuota e njohjes së azilit për ata që vijnë nga Maqedonia apo Serbia është 0,1 deri në 0,2%. Pse iu njihet disave azili?

Ka forma të ndryshme të azilit. Ka për shembull mbrojtjen e personit, kur ai kërcënohet nga dënimi me vdekje në vendin e tij. Ka edhe një formë tjetër. Kur dikush vuan nga një sëmundje shumë e rëndë, e cila nuk shërohet dot në vendin e tij, atëherë as këtë person nuk mund ta kthejmë. Këto janë arsyet që futen tek shifra 01,%. Kërkesat e tjera nuk i përgjigjen konventës së Gjenevës për refugjatët. Ka njerëz që thonë: “Më lejoni të paktën katër javë këtu, dua të blej një makinë, madje kam para me vete.” Kur e dëgjon këtë, atëherë kjo nuk ka të bëjë aspak me azilin e marrjen në mbrojtje.

Sigurisht ka shembuj të tillë, por kuota e njohjes së azilit për të njëjtët njerëz nga rajoni është më e lartë në Francë apo Zvicër. Aty gati një e treta e azilkërkuesve nga Serbia merr azil, apo në Finlandë, ku gati gjysma e kosovarëve pranohen. Interpretohet më rreptësisht ligji gjerman i azilit?

Kemi përbërje të ndryshme të azilkërkuesve në vende të ndryshme. Kur për shembull në një vend si Franca vijnë më shumë refugjatë minorenë atëherë kuota e njohjes sigurisht është një tjetër nga ajo në Gjermani. 85% e kërkesave për azil nga Ballkani paraqiten në Gjermani. Kemi pyetur tek Agjencia Europiane e Azilit, EASO në Malta për arsyet e këtij fenomeni dhe kolegët në Maltë na thanë se një ndër arsyet është zgjatja në kohë e trajtimit të kërkesës për azil dhe sigurisht asistenca që marrin refugjatët.

0,,18258010_401,00

Si mendoni ju për idenë e hedhur të rivendosjes së sistemit të vizave, që do të prekte gati të gjithë njerëzit nga Ballkani?

Mendoj se rivendosja e sistemit të vizave do të ishte mjeti i fundit. Kemi edhe një emigrim të fortë nga Ballkani edhe në tregun e punës. Aktualisht kemi 700.000 vetë nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova me leje qëndrimi të rregullt në Europë që jetojnë e punojnë legalisht. Futja e sistemit të vizës do të prekte edhe njerëzit që vijnë nga rajoni legalisht. Kjo do të ishte e padrejtë.

Edhe po qe se fluksi bie, a është Gjermania e përgatitur për një pranim të kaq shumë kërkesave nga rajonet e krizës?

Ne jemi të përgatitur dhe përgatitemi për pranimin e refugjatëve nga rajonet e krizës si Iraku i veriut, Siria, apo Libani, pra njerëz që ndodhen me siguri në një situatë tjetër smga ajo e njerëzve në Kosovë apo Shqipëri. Por edhe njëherë dua të theksoj një dimension: Nga 200.000 kërkesat që ne përpunojmë sivjet, 94.000 kanë ardhur nga Ballkani, diçka nuk shkon në këtë përbërje. Por për njerëzit që vijnë nga lufta civile, si nga Siria po refugjatë irakianë me një kuotë pranimi 100% ne jemi të përgatitur.

Deutsche Welle

Next Post

Si të fitoni 2 mijë euro duke kërkuar azil në Hollandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

“PD në degradim të pandalshëm”, Leka: Nuk ka asnjë shans të sigurojë pushtet nën drejtimin e Berishës

April 28, 2026
Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

Reuters: Lumi Drin shpëton Shqipërinë nga kriza globale

April 28, 2026
Debatet me Ramën në grupin e PS, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto!

Debatet me Ramën në grupin e PS, reagon Elisa Spiropali: Më përjashto!

April 28, 2026
Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do ta ndjekë jashtë kafazit të qelqtë

April 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 29 Prill 2026

April 28, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“GJKKO si hotel me 5 yje”, Beqaj ironi te ‘Sterilizimi’: Kështu është kur e ke avokatin 3 metër larg dhe…

April 28, 2026
Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

Inaugurohet Muzeu Arkeologjik i Durrësit, Rama: Të promovojmë kulturën dhe historinë, jo vetëm për turizmin por dhe përafrimin me BE

April 28, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

April 28, 2026
Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

Zbulohen 3 apartamente ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, arrestohen 7 persona

April 28, 2026
Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

Aksident me vdekje në Elbasan-Librazhd, ndalohet drejtuesi i mjetit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In