• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Rrëfehet Bes Kallaku: Ja si e nisëm me Gaz Pajën historinë e Baftjarit

by Java News
01/02/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​ “Baftjar, gëzuar të keqen vëllai”; është kjo batuta e famshme e “Portokallisë” që Bes Kallaku ka vendosur ta sjellë në këngë. E natyrisht që, kur flasim për aktorin, dihej që “Gëzuar Baftjar” do të vinte si një parodi. Në intervistën dhënë për “Vip Pages” të “Gazeta Shqiptare”, Besi shprehet se kanë qenë fansat e shumtë ata që e kanë frymëzuar të sjellë këtë këngë. Ka zgjedhur Ylli Bakën, pasi në këngët e mëparshme ka bashkëpunuar me pjesën e veriut të vendit. “Duke qenë se në këngët e mëparshme isha mësuar me Laç, Kukës, Tropojë, pra Laçi e sipër, thashë të ndryshoj pak”, thotë aktori i “Portokallisë”. Muzika për Besin mbetet një pasion i madh, ndaj dhe tregohet shumë i sinqertë teksa shprehet se më shumë lekë në muzikë bën Xhensila.

Besi i rikthehet muzikës, këtë herë me këngën “Gëzuar Baftjar”, që është dhe batuta juaj te “Portokalli”; si fillim, kush është Baftjari?

Nuk ka asnjë Baftjar. Është një batutë, por që nuk ekziston. Si ka qenë Skifteri, që nuk ka ekzistuar, ashtu është edhe Baftjari. Një batutë e imja te “Portokalli”.

Si ju erdhi ideja për të ardhur nga “Portokallia” te kënga?

Ashtu si kam bërë më herët edhe me Skifterin. Ishte një batutë që qëndronte mirë edhe me tekstin e këngës, rimon mirë: “Baftjari, raki Skrapari, djalë për së mbari”.

Përse në këngën tuaj më të re zgjodhët për bashkëpunim këngëtarin Ylli Baka?Duke qenë se në këngët e mëparshme isha mësuar me Laç, Kukës, Tropojë, pra Laçi e sipër, thashë të ndryshoj pak. Por edhe i shkonte kënga, duke qenë se ishte disi më jugore.

A ke marrë komplimente, sidomos nga ata që e kanë qejf pijen?

Ideja e Baftjarit është futur në lojë si Skifteri, pra një hajdut profesionist. Tani është Baftjari, dikush që pi, që ka qejf pijen. Si mund të thuhet ‘jam b ë r ë Skifter’, tani mund të thuhet ‘jam bërë Baftjar’, pra ‘jam bo tap’.

Dukeni si natyrë që nuk e keni qejf pijen; përse keni zgjedhur t’u këndoni njerëzve që pinë?

Unë jam frymëzuar përveç rolit tim në “Portokalli”, në numrin bashkë me Gaz Pajën, dy vlerësuesit e dëmeve. Por më tepër për këngën jam frymëzuar nga fansat. Që nga Viti i Ri, të gjithë ndjekësit më sillnin foto duke më thënë “Gëzuar Baftjar”, me shishe alkooli në dorë; unë i kam publikuar këto foto në faqet e mia në rrjetet sociale. E njëjta gjë edhe për ditët që ra borë; të shumta ishin urimet që më erdhën me këtë batutë. Ndaj dhe mendova ta sjell si këngë.

Çfarë batute bën Besi kur pi?

Tani e kam ndërruar në fakt, e kam bërë “Baftjar, gëzuar të keqen vëllai”. Të them të drejtën, më përpara nuk është se kam pasur ndonjë batutë. U bë mirë tani me këngën, se e kemi një batutë të paktën. Jo më larg se dje, kur isha duke drekuar, njerëzit që ishin rreth e rrotull, vinin për të bërë gëzuar me shprehjen “Baftjar, gëzuar të keqen vëllai”.

A mendoni se tanimë do të identifikoheni me Baftjarin dhe jo me Skifterin?

Në fakt është shumë gjë e bukur kur identifikohesh me personazhin që luan. Siç jam identifikuar me Gjinin, më pas me Skifterin, tani është periudha e Baftjarit. Kjo është shumë gjë e bukur, sepse tregon që publiku të do dhe e pëlqen punën tënde.

Përse nuk zgjodhët Gaz Pajën për ta bërë këngën, duke qenë se në rol luani së bashku?Gazi është, pa dyshim, një këngëtar shumë i mirë. Jashtë “Portokallisë” është shumë më serioz se unë, ndaj.

Kohët e fundit, kush ka bërë më shumë lekë me muzikën, ju apo Xhensila?

Patjetër që Xhensila! Unë nuk bëj muzikë për të fituar, është një dëshirë e imja. Nëse i shohim këngët e mia, janë të gjitha parodi, nuk janë muzikë e mirëfilltë.

A ka në këngën tuaj një mesazh për njerëzit që pinë, përveç shakasë?

Nuk ka asgjë tjetër përveç shakasë brenda. Thashë, është një parodi.

ma.me

Next Post
FOTO/ San Marino, shqiptari Moris Gjezi aksidentohet për vdekje, mesazhi prekës

FOTO/ San Marino, shqiptari Moris Gjezi aksidentohet për vdekje, mesazhi prekës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In