• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ Rama: Refugjatët, BE-ja duhet të shkojë përtej interesave ekonomikë

by
31/08/2015 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për gazetën italiane “Il Mattino”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se Evropa ka humbur në egoizëm dhe sot BE-­ja është më shumë taktike dhe më pak strategjike.

Rama i referohet krizës së emigrantëve në Mesdhe duke vënë në pah hendekun dramatik që ekziston në Evropë, e cila thotë ai “prej kohësh ka humbur në egoizëm, nacionalizëm, taktika politike dhe elektorale që konsumohen në vende të veçanta anëtare në BE”.

Ju jeni lideri i një vendi që ka paguar kosto të lartë për emigracionin, por sot, në ditët e një tragjedie ku Europa duket e paaftë për të vepruar dhe për të ndaluar katrahurën e Mesdheut, është akoma Shqipëria e interesuar të jetë pjesë e BE-së?

“Kjo krizë humanitare që vjen nga shtimi i flukseve migratore nxjerr në pah, në mënyrë dramatike, boshllëkun që ekziston në Europë, e cila prej shumë kohësh është e hapërdarë midis egoizmave, nacionalizmave, takticizmave politike dhe elektorale që konsumohen në secilin vend anëtar”.

Një Europë gjithnjë e më pak solidare?
“Do të thoja që po avancon mungesa e disponibilitetit për të respektuar vlerat autentike të Bashkimit, i cili është gjithnjë e më pak strategjik e gjithnjë e më shumë taktik, viktimë e një egoizmi që rrjedh nga llogaritë e brendshme në secilin komb”.

Domethënë, nuk ia vlen të bëhesh pjesë e tij?
“Përkundrazi, sepse aspirata Europiane nuk është e lidhur me një periudhë historike të caktuar, por është një projekt më i madh, ndoshta ëndrra më ambicioze që njerëzimi ka ditur të konceptojë. Kjo krizë nuk ka vënë në diskutim parimet, por faktin se ky projekt politik ka mbetur i pa përfunduar. Tragjedia që po konsumohet në Mesdhe nuk është sigurisht një arsye për ta braktisur këtë projekt, por është një shans për t’a rilançuar atë, duke shkuar përtej Europës financiare, idesë se një grup i caktuar shtetesh duhet të jenë bashkë vetëm për arsye ekonomike dhe përfitime vetjake. Në të kundërt, ka ardhur koha që të konkretizojmë ambicien e madhe të integrimit midis popujve, e cila ka qenë dhe baza mbi të cilën lindi Bashkimi Europian”.

Përsa i përket emigracionit, BE-ja ndodhet në vështirësi të madhe, aq sa dhe SHBA-të kanë denoncuar izolimin e disa vendeve përballë emergjencës.

“Sigurisht që ka vështirësi, por nëse në këta dhjetëvjeçarë nuk ka patur ndryshime të jashtëzakonshme, ne duhet t’i themi faleminderit BE-së. Tani duhet të tejkalojmë këtë paralizë, por ata që përpiqen të përdorin dhimbjen ose nevojat e njerëzve, ose janë injorantë ose janë të pabesë”, thote Rama.

Next Post

Jorgo Goro i Himarës merr nënshtetësi greke, zbulohet dokumenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

Dëmtimi i aksit Përrenjas-Librazhd/ Stakohet linja e tensionit të lartë, shtylla do të çmontohet pasi po rrëshqet

February 22, 2026
E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

E rëndë në familjen shqiptare në Itali, djali dhunon nënën në ditën e lindjes së tij dhe më pas zhduket

February 22, 2026
Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

February 22, 2026
Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

Euro në minimum të ri, ekspertët: Remitancat në fillimvit po e zhvlerësojnë, presim ulje edhe gjatë sezonit turistik

February 22, 2026
Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

Gjendet i pajetë trupi i një 25-vjeçari shqiptar në Itali, dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë

February 22, 2026
Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

Tirana lë pas Beogradin, aeroporti “Nënë Tereza” me rekord pasagjerësh! 300 mijë udhëtarë drejt SHBA-ve çdo vit

February 22, 2026
Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

Europa në prag krize? Tarifat e reja të Trump sfidojnë ligjet dhe diplomacinë

February 22, 2026
Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

Viti i Ri kinez, impakt edhe në tregjet globale

February 22, 2026
Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

Hashim Thaçi përballë akuzave të reja? Çfarë pritet më 27 shkurt në Gjykatën e Hagës

February 22, 2026
Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin? Këta janë 7 skenarët më të diskutuar

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In