Kryeministri Edi Rama ka theksuar pak ditë para votimit të zgjedhjeve vendore, se në listat e kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Evropiane nuk ka asnjë person me të shkuar kriminale.
I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Rama theksoi se për dekriminalizimin e politikës do të duhet që të gjendjet një rrugë ligjore për ta kaluar në parlament si një ligj.
“Ajo që ju them unë me siguri është se në të 61 kandidatët koalicionit të Aleanca për Shqipërinë Evropiane nuk ka asnjë të dënuar, për asnjë lloj vepre penale. Pastaj fakte prova, dyshime historira nuk janë pjesë e politikës nuk janë pjesë e detyrës sime si kryetar i PS”- tha Rama i pyetur në lidhje me dekriminalizimin.
Shefi i qeverisë komentoi edhe kritikat e deputetit të PS Ben Blushi duke u shprehur se ai mbetet miku i tij, pot nuk komenton ato se çfarë ai ka thënë. Sa i përket çështjes Becchetti, kryeministri Rama është shprehur se është në mbështetje të plotë të Institucioneve hetimore dhe se nuk është nxituar me deklaratat e tij.
Intervista e plotë
Opozita ju akuzon se keni tensionuar fushatën dhe vë në dyshim rezultatin se mund të jetë i trukuar ju akuzon ju dhe zotin Meta se keni blerë votat për deformim të listave zgjedhore?
Akuza janë instrument i vjetër dhe dominues I politikë së opozitës. Më saktë PD dhe ndaj PD është në këtë derexhe, sepse nuk ka asnjë vizion për të ardhmen, asnjë ide për zhvillimin e vendit, nuk ka asnjë program alternativ të programit tonë, dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë drejtim. Përsa i përket blerjes së votave, një fakt i vetëm i dal në dritë, si një fakt që komprometon integritetin e zgjedhjeve në këtë aspekt është i lidhur drejtpërsëdrejti me PD dhe me një kandidat të saj. lidhur me një orvatje blerje votash në bashkinë e Vorës.
Opozita akuzon se ju në Kavajë dhe në Durrës keni deformuar listat e zgjedhësve dhe Prokuroria ka hapur një hetim?
Prokuroria ka bërë shumë mirë që ka hapur hetimin. Nga ana tjetër ne duhet ta adresojmë me kujdes këtë çështje në Kodin Zgjedhor. Sepse nuk është një risi, por është një çështje e përsëritur dhe kështu siç është baza ligjore sot e zgjedhjeve kjo është përsëritur dhe mund të përsëritet dhe nga ana tjetër askush nuk mund të thotë se kush I ka bërë këto lëvizje dhe për çfarë motivesh i ka bërë. Aq më tepër në Durrës kur ka pasur shenja të kësaj natyre, kur ka pasur një garë të brendshme në kampin opozitar mes një kandidaturë të PD dhe një të PR. Dhe le t’ia lëmë gjykimit të fakteve gjykimit të paanshëm të fakteve në këtë çështje. Ndërkohë rezultati nuk ka të bëjë fare me këtë çështje. Rezultati në Durrës dhe në Kavajë do të jetë më i thellë se aq.
Ambasada amerikane ka përshëndetur disa herë tërheqjen që i bëri PD për kandidatin e Këlcyrës. Ka bërë thirrje disa herë për dekriminalizimin e politikës pastrimin e listave të kandidatëve. Basha ka deklaruar se është I gatshëm të tërheq dhe ditën e zgjedhjeve çdo kandidat nëse kundër tij paraqiten fakte se ai është I inkriminuar. Ju për 61 kandidatët e maxhorancës e vini dorën në zjarr se kanë rekorde të pastra?
Së pari PD ka tërhequr nga kandidat i cili ishte i dënuar dhe e kishte të ndaluar të qarkullonte në BE. Së dyti unë nuk jam as prokuror as gjykatës. Unë besoj se duhet të ketë një vijë të qartë demarkacioni për këtë aspekt. Dhe duhet të gjejmë një rrugë ligjore për të kaluar në parlament një ligj, që të përcaktoj këtë vijë demarkacioni. Dhe për ata që janë dënuar për krime të rënda të ketë një trajtim të veçantë dhe jo thjesht trajtimi që sot I rezervohet bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ajo që ju them unë me siguri është se Në të 61 kandidatët koalicionit të Aleanca për Shqipërinë Evropiane nuk ka asnjë të dënuar, për asnjë lloj vepre penale. Pastaj fakte prova, dyshime historira nuk janë pjesë e politikës nuk janë pjesë e detyrës sime si kryetar i PS.
Ditët e fundit PD dhe media afër saj, ka paraqitur rastin e kandidatit tuaj në Kavajë dhe kanë paraqitur dokumente ku ka pasur të kaluar të inkriminuar. Thonë se është arrestuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje?
Ajo që mund t’iu them dhe një herë tjetër është se nuk kemi asnjë kandidat, përfshirë dhe kryetarin aktual të Bashkisë së Kavajës, që ka qenë i dënuar në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Kryetari i bashkisë së Kavajës është ndër kandidatët më të mbështetur nga komuniteti sepse ajo çfarë është bërë ai për Kavajën në mandatin e tij të parë nuk është bërë në të gjitha mandatet që Saliu ka pasur nga Kavaja. Për të cilën dhe kur ishte Kryeministër bëri një vrimë të madhe ne ujë. Një vrimë që s’kishte ujë, i cili edhe pse u tha ua solla ujin.
Si e gjykoni vendimin e Gjykatës së Lartë që shpalli të pafajshëm dy deputetët Ndreu dhe Ndoka. Sa ndikon ky vendim në procesin e dekriminalizimit?
Së pari unë nuk komentoj vendimet e gjykatave. Ka vendime me të cilat bie dakord ka vendime me të cilat mund të mos bie dakord. Por vendimet e gjykatave janë vendime gjykatash. Dhe fakti se gjykatat në Shqipëri kanë lënë shumë vend për të qenë të zhgënjyer është një arsye shumë e madhe pse ne jemi angazhuar në një reformë të drejtësisë që do të jetë një reformë e thellë dhe po aq historike sa reforma administrative territoriale. Dhe do të shoqërohet me një operacion rrënjësor, po aq rrënjësor sa operacioni për rikthimin në rendin ligjor të raportit me pasurinë kombëtare të energjisë elektrike.
Opozita akuzoi se ishte një vendim I diktuar nga ju dhe e keni vënë në kontroll Gjykatën e Lartë?
Është një abuzim i pastër. Që vjen si rezultat i asaj që na mëson Kanti dikush që të akuzon për diçka që nuk e ke bërë, e bën akuzën sepse është në gjendje ta bëjë vetë atë për të cilën të akuzon. Dhe ata e kanë bërë në shumë raste këtë dhe vazhdojnë të kenë influence shumë të madhe mbi Gjykatat e vendit.
Rasti Becchetti, ju u shprehet nëpërmjet “Facebook” apo “Twiter” në mos gabohem se ai ka pastruar para. Ndërkohë ky personazh pas kësaj deklarate tuaj ka hedhur Shqipërinë në arbitrazh ndërkombëtar ku kërkon dëmshpërblim prej 160 milion eurosh. Dhe pretendon se Gjykata dhe Prokuroria janë nën kontrollin tuaj. A mendoni se kjo deklaratë e juaja ishte e parakohshme e nxituar mund të kthehet në boomerang?
Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë të nxituar. Unë thjesht kam përshëndetur si një sukses, një hetim që është bërë nga strukturat e shtetit, ku është përfshirë drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe strukturat e tjera të specializuara sigurisht kam të drejtën dhe detyrimin të mbështes strukturat e shtetit në veprimtarinë e tyre hetimore, kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit. Unë besoj në integritetin e atij hetimi. Unë nuk kam dhënë ndonjë verdikt, unë e kam konsideruar sukses bllokimin e burimit të paratë të pistë që financon një media. Ku e dini më mirë se unë dhe e dinë gjithë kolegët tuaj. Ka një prurje të atillë ofertash marramendëse dhe skandaloze për një vend si Shqipëria që është në sy të të gjithëve, fakti që ju nuk e thoni nuk e bën këtë të vërtetë gënjeshtër dhe nga ana tjetër kjo nuk ka lidhje fare me median në vetvete. Por ka lidhje me financimin e një aktiviteti ekonomik kriminal siç e ka nënvizuar dhe hetimi.
Në dosjen e prokurorisë nuk është e qartë, pastrim parash, evasion fiskal?
Unë nuk jam Prokurori. Di të them se e konsideroj një sukses ndërmarrjen e një veprimtarie hetimore, për krim ekonomik. Pastaj çfarë krimi ekonomik është ky, është një çështje që e vlerëson prokuroria dhe gjykata.
Zotëria në fjalë ka hequr një vijë paralele mes tij dhe Kodorkovskit nga njëra anë dhe jo e Putin nga ana tjetër. Ka një lloj simetrie?
Unë nuk kam dhënë asnjë lloj verdikti. Unë e kam konsideruar sukses një veprim hetimor të strukturave të shtetit.
Përse u godit 10 ditë para zgjedhjeve?
S’ka lidhje fare me zgjedhjet. Nuk ka lidhje fare me produktin e atij ekrani. Të them të drejtën as e kam parë ndonjëherë. Dhe që e shohin a se shohin 0.001 për qind e shqiptarëve. Por dhe nëse do ta shihnin 100 për qind e shqiptarëve kjo nuk do të ndryshonte pikëpamjen time për atë aktivitet kriminal
Është folur dhe për dekriminalizimin e mediave. Rasti i Agon Channel…
Nuk ka një rast Agon Channel, nuk është godit Agon Channel është goditur burimi i financimit tejet i dyshimtë si krim ekonomik.
Do verifikohen dhe do hetohen gjithë mediat për financimin e tyre?
Nuk është hetuar media këtu. Është hetuar një aktivitet ekonomik tejet i dyshimtë i shtrirë si një oktapod në shumë element..
Si në çdo zgjedhje lokale, beteja kryesore është e kryeqytetit. PD ka ndërmarrë sulme dnaj familjes së kandidatit tuaj. Z Veliaj. Shtypi pranë PD dhe në deklarata nga selia e PD ka pasur akuza ndaj zonjës Xoxa bashkëshorten e z Veliaj, ku e akuzojnë si përfaqësuese ligjore si të zotit Becchetti dhe të Dzakashzvilit. Në një perceptim publik duket sikur kërkohet të bëhet një simetri mes zonjës Xoxa dhe të bijës së ish-kryeministrit. Ia kanë arritur në opinionin publik?
Nuk e di se ku e gjeni ju atë nge të lexoni RD. unë nuk lexoj as RD dhe as satelitët rreth PD. Unë nuk e kam atë nge. Nuk më duket çudi që PD sulmon familjen dhe gruan të një kandidati tonë, për Tiranën, PD është marrë historikisht me familjet tona, me gratë, me motrat, kalamajt, gjyshet. Me të gjallët me të vdekurit, me gjithë librin e shtëpisë me gjithë pemën Gjenealogjike. Sepse PD mos të harrojmë asnjëherë, është një parti që është drejtuar dhe vazhdon të drejtohet nga një komunist që për 25 vjet është marrë me biografinë e dynjasë, dhe për 25 vjet të tjera si antikomunist nuk ka hequr dorë nga zakoni i vjetër veçse ka ndryshuar qimen nga të kuqe në të blu.
Si e shikoni fushatën e PD?
Një fushatë që unë e konsideroj të turpshme. Sepse është një fushatë që synon të budallalleps shqiptarët, duke folur për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me çështjet vendore. Duke folur për çështje që janë ekskluzivisht të lidhura me parlamentin. Shumicën parlamentare me pushtetin qendror ekzekutiv dhe që nuk kanë asnjë lloj relacioni me zgjedhjen që do të bëjnë shqiptarët më 21 qershor.
Kuptohet që është për të ndërtuar një fushatë të stërpolitizuar me shpresën që të mblidhet pakënaqësia dhe pakënaqësia të kthehet në votë. Dmth vazhdon të tregojë atë përrallë nga e kaluara që faktikisht në 23 qershorin 2013 shqiptarët e refuzuan në mënyrë peblishitare.
Po dhe Basha ka deklaruar synon të arrij në një peblishit. Dhe për këtë arsye dhe zgjedhjet administrative po përpiqet t’i kthejë në zgjedhje politike. A mendoni se këto zgjedhje janë politike, janë një bast, një certifikim i qeverisë suaj?
Këto janë zgjedhje vendore dhe janë zgjedhje për të zgjedhur mes dy modelesh. Modelit tonë të rilindjes urbane që është një model që ka nisur të jetësohet në shumë bashki që drejtohen nga socialistët dhe progresistët sigurisht dhe me mbështetjen e qeverisë. Është një model që buron nga një vizion i përbashkët dhe nga një qasje e përbashkët e jona. Dhe me modelin e anarkisë dhe të rrumpallës territoriale që ka instaluar kudo që ka qeverisur partia demokratike në nivelin vendor. Këto janë zgjedhjet. sigurisht që pastaj do të na duhet të bëjmë një lexim të plotë të votës së zgjedhjeve të 21 qershorit. Që është një votë për bashkitë e reja për kryetarët dhe kryetaret dhe për kuvendet e reja të bashkive të Shqipërisë.
Ju kemi parë edhe përkrah bashkëkryetarit të koalicionit të majtë, Z Meta, thatë janë dy parti dhe një forcë. Çfarë kuptohet me këtë, është modeli i një konfederate, të një subjekti të vetëm elektoral?
Jo. Ne jemi dy parti dhe jemi një forcë. Një forcë udhëheqëse e Aleancës për Shqipërinë Evropiane. Kjo nënkuptohet. Siç është shqiponja me dy koka. Por është e njëjta shqiponjë dhe jo dy shqiponja të ndryshme dhe nuk është asnjë një tufë zogjsh të federuar.
Mendoni se është krijuar kohezioni. Apo në ato raste, si Gjirokastra ku kandidatin nuk e ka PS por LSI, a është krijuar kohezioni?
Mendoj se 21 qershori do t’i japi një përgjigje shumë të plotë dhe shteruese për këtë pyetje. Dhe përgjigja do të jetë pozitive.
Ju me zotin Meta mund të keni rënë Dakord. Por a mendoni se në bazë është krijuar një kohezion?
Me zotin Meta jam plotësisht dakord. Dhe ju siguroj se nuk kemi asnjë problem serioz të kësaj natyre.
Po strukturat e PS a i shikonit të angazhuara në zgjedhje?
Merrni tesën e PS dhe flasin, nuk përbëjnë interes publik.
Përse nuk pati festim të 24 vjetorit të PS?
Unë e kam bërë urimin tim që në mëngjes për të gjithë socialistët dhe progresistët.
Në fakt një lloj hezitim për të uruar e kishte dhe ish-miku juaj Blushi. Por tha se PS nuk është më parti?
Nuk e di pse i vutë ish, sepse nuk është ish. Ka qenë është dhe do të jetë miku im. Nuk kam dijeni se për çfarë më pyesni, dhe nuk më intereson në këtë rast. Sepse unë nga ana ime e bëra urimin për ditëlindjen e PS.
Megjithatë pretendimi i tij se PS nuk është më parti, por një strukturë politike në funksion të njëshit?
Unë nuk komentoj komentatorët. Unë mund t’ju them opinionin tim për PS nëse ju dëshironi të më pyesni në lidhje me qenien e PS në fushën e veprimit dhe debatit politik.
E konsideroni komentator Blushin?
Flas, pa dashur që të lë shteg për keqkuptime, që secili ka të drejtën lirinë që të bëjë komente. Unë nuk komentoj komentatorët.
Kanë nisur mosmarrëveshjet me PDIU. A mund të shmangej ai tension që u krijua në KQZ për numëruesit. Mendoni se u tejkalua apo u la një frakturë?
Së pari anëtarët e KQZ nuk varen nga ne. dhe nuk janë persona që m arrin urdhra. Sepse aty u bë një punë shumë teknike. Dhe unë besoj në integritetin e tyre. kanë marrë një vendim të caktuar por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrugë për të amortizuar efektet e asaj që për aleatët tanë më të rinj është një problem. Dhe ne do ta gjejmë rrugën që të amortizojnë këto efekte negative sipas tyre.
A mendoni se ka filluar të lëviz ekonomia të dalë nga qerthulli i krizës?
Ekonomia ka filluar të rimodelohet. Po fillojmë të shkojmë drejt një modeli tjetër ekonomik. Që e kemi synuar dhe e kemi propozuar kur kemi marrë votën e shqiptarëve. Një model i bazuar tek burimet e reja të rritjes. Në të cilat po punojmë shumë fort dhe kanë filluar të duken efektet e para. Sigurisht ka shumë për të bërë sepse ekonomia jonë ka qenë për shumë vite e bazuar një ekonomi e bazuar të remintancat e emigrantëve. Te bumi I ndërtimeve dhe marrja me pahir e parave nga bizneset.
Tani ku bazohet?
Tani ka filluar të jetë një ekonomi shumë më tepër e orientuar te prodhimi. Të jetë një ekonomi shumë më tepër e orientuar nga eksportet shumë më e orientuar nga burimet e qëndrueshme të rritjes. Kemi disa shifra shumë inkurajuese. Që nga shifrat e eksperteve që nga shifrat e importit të makinerive. Ka një rritje të ndjeshme të importit të makinerive çka tregon se ka një orientim drejt investimeve prodhuese.
Ju thatë për shifra, por PD jep të tjera shifra?
Nuk më interesojnë shifrat e PD. Unë nuk komentoj për shifrat e PD-së. unë flas për faktet
Shifrat e që citon INSTAT, dhe ku të ardhurat nga fisku janë 150 milionë USD më pak se plani?
Ajo është një temë më vete që ka të bëjë më ristrukturimin e ekonomisë sonë. Ajo që është e rëndësishme është se të ardhurat nuk reflektojnë si rënie ekonomike. Por reflektojnë si ndryshim strukturor. Ka natyrshëm një rënie të importit të naftës që është një burim kryesor të ardhurash, sepse ka një rritje të prodhimit të brendshëm. Ka një rënie të importit të cigareve për shkak të rritjes së qëllimshme të akcizës, por dhe për shkak të një veprimi të bërë të kompanive për të krijuar një stok përpara hyrjes në fuqi të akcizës. Ka disa element të tjerë të cilat ne po i analizojmë me shumë kujdes. Por nuk kemi të bëjmë me një goditje te të ardhurave që kanë të bëjë me ciklin ekonomik. Kemi hyrë në një cikël ekonomik pozitiv. Dhe ne besojmë shumë fort se kemi të paktën 6 vjet përpara për një cikël të plotë rritje të lartë dhe të qëndrueshme ekonomike.
Evazionin nuk e shikoni si shkak?
Jo
Nuk mendoni se po veproni si Berisha. Po merrni borxh për të shlyer Borxhin. Së fundi morët 1 miliard dollar nga BB?
Ç’është kjo përrall se nuk e kuptoj. Ne s’po marrim borxh për të shlyer borxhin. Ne po bëjmë të kundërtën. Ne po konsolidojmë ekonominë. sigurisht që borxhet që la Saliu do ti shlyejmë. Se s’kemi asnjë rrugë tjetër. Por ndërkohë ajo që kemi marrë nga BB është një mbështetje më e madhe financiare që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga BB. Për shkak të reformave që kemi bërë dhe besueshmërisë që i kemi dhënë Shqipërisë. 1.2 miliard për të investuar në ekonominë shqiptare janë vërtet një lajm i jashtëzakonshëm për ne dhe nuk është një borxh për të shlyer borxhin.
Për ku janë destinuar?
Ka disa. Jemi fokusuar te ujësjellësit. Jemi fokusuar te bregdeti dhe për t’i dhënë fund historisë së ujërave të zeza që derdhen në det, për ti dhënë fund historisë së mungesës me ujë të pijshëm.
Aeroportet, kur do të realizohen. Kur mendoni se do të jetë çarteri i parë që do të zbresë në jug?
Kjo është një pyetje për fallxhorë. Nuk mund të jap datë, po them që jemi në negociata.
Keni premtuar ujë për çdo parcelë, realizohet?
Pse duhet të bëhet kjo pyetje, unë besoj se jemi në drejtimin e duhur edhe në këtë aspekt.
Cili do të jetë investimi më i kushtueshëm e më qenësishëm gjatë qeverisjes suaj?
Nuk mendoj në këto terma. Investimi ynë më i qenësishëm është investimi ynë në energji, investimi në legalizimet dhe në integritetin e territorit për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm.
Reforma administrative, nisi me hartën elektorale. Pak ditë më parë zhvilluat një konferencë përsa i përket decentralizimit?
Është duke u përgatitur një projekt që s’do të jetë në fakt projekti I parë decentralizues real. Sepse ne nuk kemi bërë decentralizim por kemi bërë copëtim dhe shkatërrim. Ne do të bëjmë decentralizim që do të thotë do të ndajmë përgjegjësi me qeverisjen vendore sepse tani janë krijuar kushtet e plota për të bërë këtë. Kemi përgatitur, përmes një pune fantastike që ka bërë ministri I çështjeve vendore, së bashku me një grup ekspertësh vendas dhe të huaj të gjithë manualin e konsolidimit. Pra të tranzicionit nga një bashki plus për komuna, në një bashki të re të madhe dhe të konsoliduar. Paketa e re besoj do të jetë gati brenda këtij viti.
Reforma administrative kishte shumë debate. Mendohet se ka një handikap, mendohet se mund të shkëputet nga qytetari?
Shërbimi do të merret aty ku e merr sot. Komuna do të jetë njësi administrative dhe do të japin të gjitha shërbimet e nevojës së parë. Plus që cerfitikatën do ta marri dhe në shtëpi. Pa vajtur fare as njësinë administrative e as në bashki. Sepse ne do të kalojmë në certifikata me firma elektronike që mund ta marrësh direkt nga shtëpia.
Investimet sipas PD kanë qenë në fasada dhe nuk kanë qenë të lidhura me qytetarin, të qenësishme? Me hartën e re administrative çfarë do të ndryshojë?
Ky është një koncept idiotik për zhvillimin. Dhe është koncept I PD fatkeqësisht. Dhe më fatkeqësisht I një partie që ishte 8 vite në pushtet dhe prandaj e bëri Shqipërinë kashtë e koqe, sepse nuk kishte një koncept të qartë për zhvillimin. Në vend të përqendrohej në një rend prioritetesh dhe të niste nga qendrat e qyteteve siç ka nisur e gjithë historia e zhvillimit në të gjitha fazat e veta të kalimit nga një civilizim në tjetrin. E nisi nga bishti duke hedhur asfalt elektoral në rrugë që sot në të shumtën e rasteve zor se ua gjen më gjurmët. Ajo që e quajnë fasadë jo vetëm nga PD por dhe të tjerë që janë të metë në këtë drejtim, nuk ka sens lidhur me atë që bëjmë ne në këtë drejtim, është në fakt një investim real në transformimin e përmbajtjes jo të formës, por përmbajtjes. Fjala vjen nëse ne investojmë në Berat dhe bëjmë një transformim që quhet thjesht fasadë thjesht estetik, ai është një transformim i përmbajtjes që sjell një rritje të fluksit, siç po sjell të turistëve dhe sjell një rritje të ekonomisë vendore dhe ekonomisë familjare.
A jeni i gatshëm të bashkëpunoni me ata që do të zgjidhen kryetar të bashkisë por që nuk do të jenë të së majtës?
Jam I gatshëm të bashkëpunoj me çdo kënd që ka projekte bindëse për të bashkëpunuar dhe nuk i shoh në këtë aspekt. Problem është se ata që janë kandidat të PD-së kanë një defekt në start sepse janë kandidat të një partie që edhe pse qeverisë gjatë Shqipërinë nuk ka ndërtuar asnjë model të besueshëm në bazë të së cilës të thotë ne kemi një filozofi ne dimë të ndërtojmë një model. Ndërkohë ne kemi më shumë se një model. Kështu që ajo që u them unë njerëzve nuk është se unë s’dua të bashkëpunoj me ata që janë të PD-së nëse ata zgjidhen. Por është një aventurë e madhe të zgjedhësh ata sepse ata nga njëra anë nuk kanë një model nga ana tjetër janë të penguar të bashkëpunojnë. Janë pjesë e strategjisë së zgjedhjeve. PD nuk po i vë aty që të bëjnë më shumë për komunitetin, por për të bërë më shumë për PD. Do të thotë që të bëjnë më shumë për të përçuar sherrin politik që PD organizon çdo ditë në çdo foltore në Tiranë dhe sherrin politik që PD e shpërthen çdo të enjte në Parlament në çdo komunitet ku me gjasë mund të marrin votën. Ky është problem i madh.
Cili është modeli që ju keni, na votoni se kemi bërë këtë qytet?
Shkoni shikoni Korçën, Beratin e Durrësin e flasim bashkë. Nëse Korça bazë më të madhe, për këto të tjerat flas për këto 18 muaj. Elbasanin,Lushnjën, Fierin, kudo ku kemi vënë dorë këto 18 muaj. Zgjedhjet do i bëjmë për modelet janë aty.
Një kryetar ka objektiva, si i mendoni rezultatet?
Sa do fitojmë prej tyre do e marrim vesh mesnatën e 21 qershorit.
Ka sinjale se opozita mund të tërhiqet nga zgjedhjet?
Ka përpjekje nga opozita për t’i njollosur. Por deri më tani në bazë të broçkullash, hamendjesh dhe britmash krejtësisht skizofrenike në kuptimin që nga njëra anë ankohen për blerje votash nga ana tjetër kapen duke blerë votash. Nuk më intereson se çfarë fantazojnë kundërshtarët. Çdo skenar tjetër do ishte pjesë e harakirit që PD po bën çdo ditë.
Për Gjirokastrënm, është një premtim i Erdogan për qendrën e qytetit.
Nuk është një premtim, por një projekt i nisur me vizitën time të parë në turqi. Janë 25 shtëpi që do të rikonstruktohen të parat.
A mendoni se ky projekt do realizohet nga qeveria turke?
Nuk janë investime të qeverisë turke, por të fondit të bashkëpunimit.
Investimet turke, u perceptua se ishte e kushtëzuar. Erdogan madje deklaroi se kërkoi dëbimin e fondacionit të Gylen nga Shqipëria?
Kjo është një idiotësi. Nuk ka asnjë kushtëzim. Ne kemi folur për këtë projekt qysh në krye të herës. Projekti është drejt përfundimit dhe do të filloj të realizohet. Nuk është I kushtëzuar nga asgjë. Xhamia është aty. Është fryt i një bashkëpunimi mes nesh si qeveri dhe komunitetit mysliman për ë çliruar përfundimisht nga zonxhirët një projekt të marr peng ku xhamia ishte bërë si a pandesit I një pallati dhe një qendre tregtare dhe nga një pallat me qendër tregtare me xhami, tani kemi nëj xhami pa pallat dhe pa qendër tregtare. Dhe kjo është e nisur kështu që nuk ka asnjë lloj kushtëzimi.
Gjithsesi nuk ka ende një deklaratë publike lidhur me kërkesën që ka thënë Erdogan?
S’kam arsye pse të bëj një deklaratë publike. Edhe ajo që ai ka thënë është komplet çuar në drejtim të paditur nga ata që e kanë komentuar. Sepse faktikisht ai ka thënë që ka ndarë me ne një shqetësim dhe ne e kemi dëgjuar me respekt. Patjetër që e kemi dëgjuar me respekt sepse ai ishte mik në shtëpinë tonë dhe e kemi dëgjuar dhe do e dëgjojmë gjithnjë me respekt sepse e kemi mik dhe partner strategjik. Nuk kemi asnjë kushtëzim dhe asgjë të këtillë në marrëdhënien mes nesh. Marrëdhënia mes nesh është strategjike dhe nuk varet nga çfarë bisedojmë për një çështje apo për një çështje tjetër.
Deklaruat se politika e jashtme do të jetë zero probleme me fqinjët. Rrethanat kanë ardhur të tilla jo vetëm për shkak…
Jo vetëm për shkak. Ne nuk kemi krijuar asnjë problem me fqinjët. Dhe nuk di të kemi zero fqinj pa probleme. Sepse po të numërojmë fqinjët, fqinjët tanë janë Mali i zi marrëdhëniet komplet të shkëlqyera. Kosova marrëdhënie të shkëlqyera, Maqedonia marrëdhënie krejt normale. Në rast se na u desh të shprehim fort opinionin tonë për një çështje që na përket si shqiptarë dhe për një tragjedi e cila duhet të hetohet deri në fund ne e bëmë. Sepse për ne zero probleme me fqinjët nuk do të thotë zero reagime nëse do të ketë probleme. Dhe Greqia …
Të qëndrojmë në Maqedoni, çfarë ndodhi në Kumanovë?
Ndodhi një tragjedi që duhet të hetohet deri në fund.
Shërbimet shqiptare kanë qenë të përfshira?
Ndodhi një tragjedi që duhet të hetohet deri në fund. Këto spekulimet që kush hyri e kush doli, kush ishte e kush nuk ishte nuk janë për mua.
Marrëdhënia me Athinën si i gjykoni. Sinjalet e fundit që ka ardhur nga Greqia ishte inspektimi që bëri I veshur me uniform ushtarake në kufirin shqiptaro grek, ministri i Mbrojtjes ne si gazetar i komentuam si tregim muskujsh, demonstrim force?
Nuk shikoj fare këto aspekte folklorike të komunikimit politik. unë di të them kaq. Ne me Greqinë duam të kemi marrëdhënie të shkëlqyera. Por nga ana tjetër ne nuk besojmë te shkëlqimi I një marrëdhënie që ka probleme. Dhe kemi një problem që as nuk fshihet dhe as nuk anashkalohet që është problem I demarkacionit në kufirin detar. Për ne ky është një problem. Aty bëhet fjalë për një interes të lartë kombëtar. Dhe ne padyshim e kemi ngritur këtë problem dhe do të vazhdojmë ta mbajmë të ngritur këtë problem. Ne nuk kemi asnjë tundim për të cënuar sovranitetin apo interesat e fqinjëve tanë jugor, por nuk pranojmë që të cënohen sovraniteti dhe interesat tona me dialog duhet të zgjidhim problemin.
Çështjen e kufirit mendoni se mund të zgjidhet me negociata apo do të kalojë në arbitrazh ndërkombëtar?
Ne besojmë se aty ku ka vullnet ka gjithmonë një zgjidhje. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të diskutojmë sepse ne kemi diskutuar për të gjetur zgjidhjen.
Mbi çfarë baze do të diskutoni në bazë të vendimit të gjykatës Kushtetuese apo në bazën e marrëveshjes që është refuzuar?
Ne e konsiderojmë marrëveshjen, një marrëveshje të papranueshme. Pastaj negociatat janë negociata dhe ka një sërë skenarësh për të rivënë në vend gjërat.
Në përgjithësi e majta nuk shquhet, është më shumë internacionaliste, sidomos ajo e ekstremit siç është Tsipras. Tonet e forta që vijnë nga Athina së fundi me zgjedhjen e Tsipras ju kanë befasuar?
Nuk komentoj diçka të tillë është çështje perceptimi. Ju i perceptoni në mënyrë të tillë unë i perceptoj në mënyrë tjetër. unë besoj që ne jemi të detyruar që të qëndrojmë stoik në mbrojtjen e interesave tona kombëtare. Dhe ne do ta bëjmë këtë pavarësisht se u vjen mirë apo nuk i vjen mirë fqinjëve tanë. Fqinjësia e mirë lidhet me të folurën hapur dhe trajtimin e problemeve në mënyrë të hapur të drejtë dhe transparente.