• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

INTERVISTA/ Rama: Koalicioni PS-PD, kur Bollywood-i të xhirojë “Pretty Woman”

by
12/08/2015 09:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

INTERVISTA/ Rama: Koalicioni PS-PD, kur  Bollywood-i të xhirojë “Pretty Woman”

Pas aludimeve të ditëve të fundit nga disa media mbi një përkeqësim të marëdhënies Rama-Meta dhe “furtunës” së krijuar mbi këtë çështje, kryeministri Rama ka dhënë një intervistë për gazetën Dita, ku ka dhënë edhe përgjigjen e fjalëkryqit.

Rama i pyetur nga “DITA”, thekson se nuk ka asnjë “furtunë” Brenda koalicionit ose në marrëdhënien e tij me Metën. Sipas Ramës, këto janë dëshira të disa antarëve të koalicionit ndoshta, por dhe një dëshirë e madhe e opozitës, por që nuk kanë asnjë bazë të vërtete.

Kryeministri thekson se prioritet mbeten reformat dhe përmbushja e pritshmërisë së publikut dhe për këtë koalicioni është i përkushtuar.

Ndërsa sa i përket mundësisë së krijimit të një koalicioni PS-PD, Rama shprehet me batutë se kjo është “aq i mundur sa ç’do të ishte e mundur që Bollyëood-i të xhironte versionin indian të Pretty Ëoman dhe, në vend të Julia Roberts të zgjidhte Lulin, ndërsa në vend të Richard Geere të merrte Kastriot Islamin”.

Shtatori mesa duket paralajmëron shumë furtuna nga ato që ju keni për zemër zoti Kryeministër! Por përpara se sa të kalojmë tek furtuna e madhe e luftës kundër informalitetit apo ajo e shkundjes së shtetit përmes decentralizimit, të cilat ju keni deklaruar se do të nisin në shtator, lejomëni t’ju pyes nëse ju vetë i besoni zërat se do të ketë edhe një furtunë të parë brenda koalicionit? Më konkretisht një furtunë të mbjellë gjatë zgjedhjeve të qershorit për të cilat LSI nuk e ka fshehur nervozizmin ndaj PS…

Ka jo pak njerëz sot në opozitë që e ëndërrojnë një furtunë të kësaj natyre. Por nuk mungojnë as njerëz brenda vetë koalicionit që e dëshirojnë diçka të tillë. Për arsye të ndryshme, por që emërues të përbashkët kanë përgjithësisht pakënaqësirat personale.

Nuk ka asgjë të panatyrshme sidoqoftë në këtë ëndërr të opozitarëve ose dëshirë të disa shokëve në partitë e ndryshme të koalicionit, përfshirë edhe PS apo LSI.

Por ka një problem vështirësisht të kapërcyeshëm për ëndrrën a dëshirat e tyre. Ky është fakti se koalicioni ka funksionuar më së miri në funksion të reformave reale dhe ky është, në fund të fundit, elementi themelor që e bën të suksesshëm e të dobishëm për vendin koalicionin tonë. Çka do të thotë se furtuna e pritshme në këtë drejtim mund të ndodhë vetëm në gota të ndryshme.

– Në Pogradec nuk po betohet dot ende kryetari i ri i bashkisë zoti Kryeministër, apo vazhdon pazari i Roskovecit?

-Mirë e kujtuat për të mbështetur tezën e furtunës, s’kam ç’them, po besomëni, është tipikisht një furtunë krejt kalimtare në gotën e politikës lokale. E cila s’ka gjasë të ngrejë dallgë të vërteta as në liqenin e atij qyteti dhe jo më të influencojë kursin politik të shumicës që qeveris Shqipërinë!

-Troç muhabeti zoti Kryeministër, si janë marrëdhëniet mes PS e LSI dhe jush e zotit Meta?

-Troç muhabeti zoti kryeredaktor, unë nuk e di se çfarë mund të pritet më shumë nga një marrëdhënie partneriteti, e cila në zgjedhjet vendore riprodhoi mbështetjen e 1 milionë votave të zgjedhjeve politike të dy viteve më parë!

E të mos harrojmë, rikonfirmuam kufirin historik të 1 milionë votave me pjesëmarrjen më të lartë në një palë zgjedhje vendore njëzet e pesë vitet e fundit, pas një periudhe të parë qeverisëse me aq shumë problem të rënda të trashëguara dhe reforma të munguara njëzet e kusur vite me radhë.

Ndërsa mes meje dhe bashkëkryetarit të koalicionit, marrëdhëniet reflektojnë të dyja anët e medaljes së bashkëjetesës në këtë koalicion. Nga njëra anë bindjen e përforcuar nga suksesi i zgjedhjeve vendore, se ky partneritet është strategjik jo vetëm për të dyja partitë tona po për Shqipërinë në radhë të parë; dhe nga ana tjetër, edhe shqetësimet reale të secilit prej nesh, për t’iu përgjigjur sa më mirë pritshmërisë së lartë të publikut ndaj qeverisë e shumicës sonë qeverisëse, të cilat kanë nevojë vijimësisht për nxitje të mëtejshme dhe korrigjime të vazhdueshme.

Kush ëndërron apo dëshiron furtunë mes PS-së dhe LSI-së ose, konkretisht, mes meje e Ilir Metës, duke e bërë çdo qime tra me forcën e dëshpëruar të pakënaqësisë vetjake, kam përshtypjen se do të duhet të presë më shumë se një shtator.

-Mbase do të jetë kështu, po ndërkohë ndonjë media ka arritur deri në pikën që të paralajmërojë një përmbysje të madhe të konfiguracionit të sotëm politik, duke përcjellë informacionin e burimeve të rezervuara brenda kampit tuaj për një skenar të ri koalicioni të madh PS – PD! A e parafytyroni ju si të mundshme diçka të tillë?

-Ah po, të famshmet “burime të rezervuara” brenda kampit tonë të ndonjë medieje që, në fakt, bën rëndom korrierin e atyre që e ëndërrojnë apo dëshirojnë më kot furtunën. Ose, pse jo, edhe të ndokujt që hyn gjysmë padashje në vallen e thashethemeve të avullta të kësaj vape të madhe dhe teston, përmes ndonjë gazete, pulsin e llogores së gjatë të koalicionit. Nejse, të mos humbasi kohë me këto dokrra gushti dhe pse pushimet na e justifikojnë këtë lloj bashkëbisedimi!

Për mua personalisht skenari për një koalicion të madh PS – PD është po aq i mundur sa ç’do të ishte e mundur që Bollywood-i të xhironte versionin indian të Pretty Woman dhe, në vend të Julia Roberts të zgjidhte Lulin, ndërsa në vend të Richard Geere të merrte Kastriot Islamin. Madje edhe sikur për një moment të mendonim se, Luli dhe Kaçi, mund të jepnin dakordësinë për ta risjellë në ekran atë histori të beftë dashurie, është e pamendueshme qoftë edhe për një moment të vetëm, që PS dhe PD të qeverisnin bashkë në këtë periudhë të historisë sonë.

Next Post

E FUNDIT!!!/Tiranë, kamioni shtyp këmbësorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

May 15, 2026
Takimi i Azem Hajdarit me Gaz Muçën, Di Jashari: Gazi tha që ‘do e qeth qeros’, ja kush i pajtoi

Takimi i Azem Hajdarit me Gaz Muçën, Di Jashari: Gazi tha që ‘do e qeth qeros’, ja kush i pajtoi

May 15, 2026
Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse e përmendi Xi Jinping atë në takimin me Trump?

Çfarë është Kurthi i Tukididit dhe pse e përmendi Xi Jinping atë në takimin me Trump?

May 15, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 16 Maj 2026

May 15, 2026
Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

Policia plan masash për “Turin Çiklistik të Shqipërisë 2026”, ja akset që do të bllokohen

May 15, 2026
Korreshi flet me bindje: Basha nuk ka asnjë marrëdhënie me SHBA-të

Korreshi pas votimit të rezolutës: Ja e vërteta e “telefonatës” Bardhi-Balla

May 15, 2026
Kurti ia thotë në sy Kosit: Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme për në BE

Kurti ia thotë në sy Kosit: Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme për në BE

May 15, 2026
“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

“Investigimi” i Berishës: Rama e prezantoi si të plotfuqishme, “Diella” është një avatar bosh!

May 15, 2026
1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

1 mld lekë për mbrojtjen civile! Mobilizohen strukturat para ‘sezonit të zjarreve’

May 15, 2026
Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

Kontrolle të befasishme në burgun e Durrësit, çfarë u sekuestrua

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In