• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA | Rama: Arrestimi i Belerit, rast i ndjeshëm. Nëse nuk ka prova, është skandal!

by A R
12/05/2023 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Berat Buzhala, nga gazeta Nacionale e ka realizuar sot një intervistë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, me të cilin ka biseduar për një mori temash, duke filluar nga zgjedhjet në Shqipëri, ato në Turqi, e deri te Tribunali i Hagës dhe raporti i tij me Hashim Thaçin.

Zoti Rama ka folur edhe për arrestimin e kandidatit të opozitës për Himaren, Fredi Belerit, i cili është arrestuar mbrëmë nën dyshimin për blerje të votave.

Arrestimi i Fredi Belerit është i komplikuar në dy rrafshe, edhe atë të politikës së mbrëmshme, meqë ai është një kandidat opozitar, por edhe në rrafshin etnik, meqë z. Beleri është minoritar grek, që gjë ka shkaktuar reagime të mëdha të shtetit grek.

Rama tha se shpresonte që organet e rendit dhe të hetuesisë do të arrijnë ta mbështesin aksionin e tyre edhe me prova dhe fakte të qëndrueshme dhe bindëse.

“Për hirë të vërtetës unë u befasova sic u befasuat edhe ju. Ky është një zhvillim që lidhet ne hetime terësisht të pavarura, të cilin nuk kemi pasë mundësi të marrim akoma informacione, sepse prokurori do t’i drejtohet gjykatës për masën e sigurisë. Por nga ana tjetër, me sa kemi mundur të mësojmë nga policia e shtetit, bëhet fjalë për një hetim që ka filluar prej disa kohësh dhe kohë përpara se të fillonte polemika ime më këtë personazh, që u nxit nga një intervistë e tij e dhënë për mediat greke për helenizimin e Himarës. Bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do jetë vërtetë një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për këtë veprim, sepse bëhet fjalë për një kandidat që është në garë. Nëse nuk ka prova që ky njeri është i përfshirë drejtpërdrejt në veprimtari kriminale, atëherë do të ishte skandaloze.”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka bërë me dije se arrestimi i një kandidati të opozitës në kohë fushate është problematik.

Sipas tij, organet e dritësisë duhet të provojnë fajësinë e këtij kandidati.

“Kjo temë është shumë delikate, fakti që ky është një kandidat që ky përfaqëson sipas tij disa ndjenja dhe elementë të vecantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri. Kjo është problem, është vërtetë problem. Kjo është një veprimtari që duhet të jetë e provuar katërcipërisht se ai është i përfshirë në veprimtari kriminale që ndikon direkt në procesin zgjedhor.”, është shprehur ai.

Next Post
Zv.ministri i Jashtëm grek reagon për ndalimin e Belerit: Po e monitorojmë çështjen

Zv.ministri i Jashtëm grek reagon për ndalimin e Belerit: Po e monitorojmë çështjen

Comments 1

  1. Lili says:
    3 years ago

    E paralajmërohet arrestimin e Fredi Bejlerit Ti,faqezi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com