• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Intervista/Përfaqësuesja e Përhershme e BB: Arsyeja pse u keqësua renditja e Shqipërisë në të bërit biznes

by Java News
03/11/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2020”, duke zbritur me 19 vende në krahasim me vitin e mëparshëm.

Maryam Salim, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, pohon në një intervistë për “Monitor” se ndikim në këtë përkeqësim ka dhënë rishikimi i të dhënave nga viti i kaluar, ndryshimi i metodologjisë për mbrojtjen e investitorëve të vegjël, mospasja e një burse, si dhe fakti që vendet e tjera kanë ecur më shumë në përmirësimin e mjedisit rregullator për bizneset. Në kahun e kundërt, Shqipëria renditet mirë në “fillimin e një biznesi”, “tregtimin përtej kufijve”, “zgjidhjen e falimentimit” dhe “marrjen e kredisë”.

Ministrja e Financave përmendi faktin se disa ndryshime në metodologji për disa tregues kanë ndikuar në rezultatet e Shqipërisë në raportin e “Të bësh biznes 2020”. Cilat janë ndryshimet kryesore metodologjike në raport?

Disa rishikime të të dhënave nga viti i kaluar, përmirësimet në mjedisin rregullator të biznesit në ekonomitë e tjera dhe një fokus i ripërtërirë në qeverisjen e korporatave për kompanitë e listuara në grup-indikatorët e mbrojtjes së investitorëve të vegjël kanë ndikuar në renditjen e Shqipërisë. Sipas këtij indikatori, nëse vendi nuk ka një bursë aktive me të paktën 10 kompani të listuara joshtetërore, nuk jepet asnjë pikë.

Sa e ka ndikuar kjo renditjen e Shqipërisë?

Ndryshimet në treguesin për mbrojtjen e investitorëve të vegjël kanë ndikuar negativisht në renditjen e Shqipërisë.

Sa penalizohet Shqipëria në renditje nga mungesa e një tregu kapitali funksional?

Tregjet e kapitalit mund të luajnë një rol të fortë në rritjen ekonomike, duke mobilizuar kursimet dhe duke kanalizuar financat afatshkurtra dhe afatgjata nga investitorë të ndryshëm tek emetues të ndryshëm. Ato mund të promovojnë transparencë, duke ofruar informacione mbi cilësinë e kredisë së firmave dhe vlerën e tregut. Ato gjithashtu luajnë një rol në rritjen e qëndrueshmërisë së një sistemi financiar. Duke pasur parasysh këto përfitime, zhvillimi i tregjeve lokale të kapitalit është pjesë e axhendës së reformës së sektorit financiar në Shqipëri.

Ngritja e bursës dhe të pasurit e kompanive të listuara joshtetërore nuk duhet të jetë përparësia më e madhe. Rekomandohet një qasje më e gjerë. Vendet, veçanërisht ato të vogla, duhet të përqendrohen në përmbushjen e parakushteve themelore makro, zhvillimin e bazës institucionale për investitorët, krijimin e një mjedisi biznesi mbështetës dhe transparent që u mundëson kompanive rritje, si dhe zhvillimin e tregut të borxhit qeveritar.

Si e shpjegoni që Shqipëria renditet gjithnjë në fund të Europës dhe rajonit?

Raporti “Të bërit biznes” siguron renditjen e shteteve për 10 tregues të ndryshëm. Në disa raste, Shqipëria ka ecur më mirë sesa mesatarja e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe/ose vendeve në Europë dhe të Azisë Qendrore. Për shembull, për indikatorin e “fillimit të një biznesi”, Shqipëria renditet në vendin e 53-të, dhe vetëm Kosova nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka një renditje më të mirë, ndërsa renditja mesatare për Europën dhe Azinë Qendrore është 57. Po kështu, Shqipëria është renditur mirë për treguesit “tregtimi përtej kufijve”, “zgjidhja e falimentimit” dhe “marrja e kredisë”. Rezultatet e ulëta në treguesit e tjerë penalizojnë rezultatin e agreguar për vendin në raportin e “Të bërit biznes”.

Lejet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit, megjithatë Shqipëria renditet nga fundi për këtë tregues. Pse ndodh kjo?

Disa vite më parë, qeveria ndërmori reforma të rëndësishme në përmirësimin e planifikimit urban, thjeshtimin e procesit të aplikimit për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe mundësinë e regjistrimit në internet. Megjithatë, duhen më shumë përpjekje për të ulur numrin e procedurave dhe për të shkurtuar kohën për të marrë lejet e ndërtimit.

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të përmirësuar pozicionin në raportin e “Të bërit biznes”?

Reformat në fushat e mbuluara nga treguesit e raportit e “Të bërit biznes”, ku Shqipëria nuk paraqitet mirë, do të ndihmojnë vendin të përmirësojë renditjen e tij të përgjithshme relative./Monitor

Next Post
Psikologjia e rënies së Murit të Berlinit/ Ai ekziston sërish

Psikologjia e rënies së Murit të Berlinit/ Ai ekziston sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fatura po rëndohet”, Ursula von der Leyen: 500 mln euro humbje ditore për BE-në nga lufta

“Fatura po rëndohet”, Ursula von der Leyen: 500 mln euro humbje ditore për BE-në nga lufta

April 29, 2026
Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose përballuni me pasojat

Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose përballuni me pasojat

April 29, 2026
SHBA dhe Irani përplasen në “luftën” e kriptovalutave për të shmangur sanksionet

SHBA dhe Irani përplasen në “luftën” e kriptovalutave për të shmangur sanksionet

April 29, 2026
11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët kërkojnë shkaqet

11 lloje kanceri në rritje tek të rinjtë, shkencëtarët kërkojnë shkaqet

April 29, 2026
Kina do t’u japë trajtim pa tarifa të gjitha vendeve afrikane me marrëdhënie diplomatike

Kina do t’u japë trajtim pa tarifa të gjitha vendeve afrikane me marrëdhënie diplomatike

April 29, 2026
I shkoi Metës në burg, Balliu: Jeton në kushte të këqija, po hakmerren politikisht

I shkoi Metës në burg, Balliu: Jeton në kushte të këqija, po hakmerren politikisht

April 29, 2026
Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

April 29, 2026
Merz për luftën Rusi-Ukrainë: Do të përfundojë vetëm kur njëra palë të jetë e shteruar

“Merz nuk di për çfarë po flet!” Kancelari gjerman: Jam kundër luftës, por me Trump shkoj mirë

April 29, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

Meta, Veliaj e Beqaj në kafaz! Spaho: Mentalitet primitiv! Gjyqet s’jepen LIVE se dosjet ‘s’janë qepur mirë’

April 29, 2026
SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

SPAK kërkon 127 vite burg për dosjen “Revanshi”, nga 15 vite për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin

April 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In