• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Intervista/Përfaqësuesja e Përhershme e BB: Arsyeja pse u keqësua renditja e Shqipërisë në të bërit biznes

by Java News
03/11/2019 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria u rendit në vendin e 82-të në raportin e fundit të Bankës Botërore “Të bësh biznes 2020”, duke zbritur me 19 vende në krahasim me vitin e mëparshëm.

Maryam Salim, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, pohon në një intervistë për “Monitor” se ndikim në këtë përkeqësim ka dhënë rishikimi i të dhënave nga viti i kaluar, ndryshimi i metodologjisë për mbrojtjen e investitorëve të vegjël, mospasja e një burse, si dhe fakti që vendet e tjera kanë ecur më shumë në përmirësimin e mjedisit rregullator për bizneset. Në kahun e kundërt, Shqipëria renditet mirë në “fillimin e një biznesi”, “tregtimin përtej kufijve”, “zgjidhjen e falimentimit” dhe “marrjen e kredisë”.

Ministrja e Financave përmendi faktin se disa ndryshime në metodologji për disa tregues kanë ndikuar në rezultatet e Shqipërisë në raportin e “Të bësh biznes 2020”. Cilat janë ndryshimet kryesore metodologjike në raport?

Disa rishikime të të dhënave nga viti i kaluar, përmirësimet në mjedisin rregullator të biznesit në ekonomitë e tjera dhe një fokus i ripërtërirë në qeverisjen e korporatave për kompanitë e listuara në grup-indikatorët e mbrojtjes së investitorëve të vegjël kanë ndikuar në renditjen e Shqipërisë. Sipas këtij indikatori, nëse vendi nuk ka një bursë aktive me të paktën 10 kompani të listuara joshtetërore, nuk jepet asnjë pikë.

Sa e ka ndikuar kjo renditjen e Shqipërisë?

Ndryshimet në treguesin për mbrojtjen e investitorëve të vegjël kanë ndikuar negativisht në renditjen e Shqipërisë.

Sa penalizohet Shqipëria në renditje nga mungesa e një tregu kapitali funksional?

Tregjet e kapitalit mund të luajnë një rol të fortë në rritjen ekonomike, duke mobilizuar kursimet dhe duke kanalizuar financat afatshkurtra dhe afatgjata nga investitorë të ndryshëm tek emetues të ndryshëm. Ato mund të promovojnë transparencë, duke ofruar informacione mbi cilësinë e kredisë së firmave dhe vlerën e tregut. Ato gjithashtu luajnë një rol në rritjen e qëndrueshmërisë së një sistemi financiar. Duke pasur parasysh këto përfitime, zhvillimi i tregjeve lokale të kapitalit është pjesë e axhendës së reformës së sektorit financiar në Shqipëri.

Ngritja e bursës dhe të pasurit e kompanive të listuara joshtetërore nuk duhet të jetë përparësia më e madhe. Rekomandohet një qasje më e gjerë. Vendet, veçanërisht ato të vogla, duhet të përqendrohen në përmbushjen e parakushteve themelore makro, zhvillimin e bazës institucionale për investitorët, krijimin e një mjedisi biznesi mbështetës dhe transparent që u mundëson kompanive rritje, si dhe zhvillimin e tregut të borxhit qeveritar.

Si e shpjegoni që Shqipëria renditet gjithnjë në fund të Europës dhe rajonit?

Raporti “Të bërit biznes” siguron renditjen e shteteve për 10 tregues të ndryshëm. Në disa raste, Shqipëria ka ecur më mirë sesa mesatarja e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe/ose vendeve në Europë dhe të Azisë Qendrore. Për shembull, për indikatorin e “fillimit të një biznesi”, Shqipëria renditet në vendin e 53-të, dhe vetëm Kosova nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka një renditje më të mirë, ndërsa renditja mesatare për Europën dhe Azinë Qendrore është 57. Po kështu, Shqipëria është renditur mirë për treguesit “tregtimi përtej kufijve”, “zgjidhja e falimentimit” dhe “marrja e kredisë”. Rezultatet e ulëta në treguesit e tjerë penalizojnë rezultatin e agreguar për vendin në raportin e “Të bërit biznes”.

Lejet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm në dy vitet e fundit, megjithatë Shqipëria renditet nga fundi për këtë tregues. Pse ndodh kjo?

Disa vite më parë, qeveria ndërmori reforma të rëndësishme në përmirësimin e planifikimit urban, thjeshtimin e procesit të aplikimit për marrjen e lejeve të ndërtimit dhe mundësinë e regjistrimit në internet. Megjithatë, duhen më shumë përpjekje për të ulur numrin e procedurave dhe për të shkurtuar kohën për të marrë lejet e ndërtimit.

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të përmirësuar pozicionin në raportin e “Të bërit biznes”?

Reformat në fushat e mbuluara nga treguesit e raportit e “Të bërit biznes”, ku Shqipëria nuk paraqitet mirë, do të ndihmojnë vendin të përmirësojë renditjen e tij të përgjithshme relative./Monitor

Next Post
Psikologjia e rënies së Murit të Berlinit/ Ai ekziston sërish

Psikologjia e rënies së Murit të Berlinit/ Ai ekziston sërish

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
Kasmi: Enver Hoxha dha urdhër që asnjë gjerman të mos dalë gjallë. Luftë e vërtetë në Tiranë!

A ka ardhur koha që ambasadat perëndimore t’i kthehen diplomacisë klasike?

March 13, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

Kush po e fiton luftën e narrativës? Makineria e propagandës së Iranit përpiqet të “blejë” botën

March 13, 2026
E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

E rëndë! 32-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në një hotel në Itali

March 13, 2026
Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

Dy automjete përplasen kokë më kokë në Fier, dy të lënduar

March 13, 2026
Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe ligj për produktet “Made in Albania”

March 13, 2026
Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

Tragjedi në Itali! Ra nga ballkoni, ndërron jetë në spital 20-vjeçarja shqiptare

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In