• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista “pa dorashka” e Ronaldos: Nëse do kisha gruan e Figos…

by A R
18/10/2016 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ronaldo, braziliani, që njihet ndryshe “Fenomeni”, ka dhënë një intervistë shumë pikante për “Radio Onda Cero” në Spanjë, duke rrëfyer disa nga “bëmat” e karrierës së tij. Veç të tjerash, ai ka folur edhe për dy trajnerë mjaft të njohur, si Sacchi dhe Capello.

“Dy herë brenda një jave mbërrita me vonesë në stërvitje te Reali dhe Sacchi, herën e parë më mbajti leksion15 minuta e më gjobiti, ndërsa herën e dytë e ndala dhe i thashë: ose më bërtit, ose më gjobit. Capello? Nuk ishte shumë i shkathët, por e zgjedh si një ndër trajnerët e mi më të mirë”.

Më pas nuk kishte si të mungonte një shpjegim edhe për jetën e natës, ku ka spikatur kampioni i botës me Brazilin: “Florentino më tha të mos dilja aq shpesh, duke më dhënë si shembull Figon. I thashë presidentit se, me atë bashkëshorte që kishte Figo, edhe unë do të qëndroja më shumë në shtëpi”.

Në fakt, Ronaldo është një minierë anekdotash dhe çdo herë që flet, nxjerr perla nga goja e tij. Ai e bëri këtë edhe në “Radio Onda Cero”, në shoqërinë e patriotit të tij, Roberto Carlos. “Fenomeni” u ndal te trajnimi:

“Në 10 vitet e para të karrierës jam trajnuar shumë keq, në mënyrën e gabuar. Shumë herë kam pasur zili të konkurroj si Roberto Carlos dhe Cafu, por nuk kisha mundësi për shkak të lëndimeve në trajnim. Lëndimet e mia ishin të rënda.

Në ndalesën e parë kam qëndruar një vit e katër muaj larg fushave, në herën e dytë një vit e dy muaj. Ishin dy lëndime shumë të vështirë, nuk kishte asnjë precedent te lojtarë të tjerë futbolli. Askush nuk dinte si t’i kuronte ato. Megjithatë, kam ngulmuar për t’u rikthyer përsëri, sepse futbolli ka qenë jeta ime”, shkruan Dita.

Lidhur me “Botërorin 1998”, Ronaldo, ndër të tjera, kthehet te sëmundja që kishte në prag të Finales kundër Francës: “Roberto Carlos më ka shpëtuar mua, pranon Ronnie.  Kishte kaluar mesnata, ne ishim në dhomë dhe po bëheshim gati për të fjetur. Në një moment kam pasur konvulsione të dhunshme dhe humba vetëdijen përreth 30 sekonda. Roberto më ka shkundur në fillim, para se mjekët e kombëtares të më jepnin ndihmë e duhur.”/a.m.

Next Post
Çështja që po e përndjek kandidaten Clinton, pse e-mailet janë të rëndësishëm

Dalin e-maile të reja të Clinton, presion për deklasifikimin e komunikatave për sulmin në Bengazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In