• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Nishani: Për të gjithë ju që më doni në parlament vitin e ardhshëm!

by S M
06/08/2020 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti Bujar Nishani dhe aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, ka treguar etapat që do të ndjekë Komisioni, ku ai u emërua vetëm dy ditë më parë nga dy organet më të larta vendimmarrëse të PD-së, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Nishani pranon që procesi është delikat, por ai shprehet se me kriteret e përcaktuara nga sekretari i përgjithshëm, procesi do të jetë objektiv dhe transparent.

Muaji gusht, sipas Nishanit do të jetë i ngarkuar për Komisionin, pasi do të bëjë seleksionimin paraprak të kandidatëve bazuar në disa kritere, ndërkohë në fund të këtij muaji, ata do të kenë hartuar një listë paraprake dhe do ta dërgojnë për votim sërish në bazë.

Ndërkohë, vetëm ata që cilët do të marrin mbështetjen e bazës, do t’i nënshtrohen më pas vetingut të brendshëm. Ish-Presidenti theksoi se kandidatët, të cilët janë propozuar në muajt qershor-korrik nga anëtarësia dhe nuk do të jenë në listën finale për deputetë dhe kryetarë bashkie, do të jenë resursi prioritar për atë që përbën administratën politike të qeverisë së ardhshme.

Nga Mariglen Kume

Z. Nishani, Kryesia e PDsë dhe më pas Këshilli Kombëtar miratuan anëtarët e Komisionit të Seleksionimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie. Çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim të gushtit?

Ky është një proces që nis menjëherë. Partia Demokratike dhe blloku opozitar kanë nisur tashmë përgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare dhe ky proces është pjesë e kësaj platforme të madhe pune. Ne nuk kemi asnjë minutë kohë për të humbur, pasi çdo ditë që kalon është thellim i vuajtjeve për shqiptarët dhe shkatërrim i shtetit.

Sa është numri i kandidatëve që kanë ardhur nga faza e parë e procesit?

Kjo do të verifikohet sapo të marrim në dorëzim dokumentacionin e ardhur nga degët e Partisë Demokratike.

Faza e parë e këtij procesi shkoi normalisht në grupseksionet, ndërsa faza e dytë që është edhe seleksionimi pritet të jetë më delikate, pasi jo të gjithë do të qëndrojnë në listë. Cilat janë kriteret dhe si do të bëhet përzgjedhja e individëve?

Vendimmarrja do të jetë kolegjiale. Vetë Komisioni është një organizëm kolegjial. Ky do të jetë seleksionimi i parë i mbështetur në kontributet publike, shoqërore, institucionale, politike e komunitare të kandidaturave. Vlerësim mbi luajalitetin ndaj parimeve që Partia Demokratike është themeluar, ngritur, qeverisur dhe i ka rezistuar regjimit hibrid autokratik dhe aferave korruptive të tij. Vlerësim mbi vlerat e integritetit dhe dinjitetit personal të çdo individi. Influencave, mbështetjes dhe respektit që gëzon jo vetëm te strukturat e Partisë Demokratike, por në tërësi te komuniteti ku do të paraqitet për votën.

Cili është kriteri kryesor, që do të përbëjë edhe peshën kryesore në vlerësimin e kandidatëve? Çfarë informacionesh do t’u kërkohet që të depozitojnë kandidatët?

Komisioni ka në dispozicion kriteret dhe parimet e përcaktuara nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike. Por secili prej anëtarëve dhe kolegëve me të cilët do të bashkëpunojmë, besoj se do të ndërtojnë një proces të ngritur mbi transparencën, vlerat dhe pritshmëritë e anëtarësisë së Partisë Demokratike, por edhe të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë. Është një garanci e shtuar në këtë proces personaliteti, integriteti, eksperienca, qytetaria dhe antikonformizmi si vlerë që mbart secili prej kolegëve, me të cilët do të kem kënaqësinë dhe nderin të punojmë për këtë proces, që është jo vetëm një risi për partitë politike shqiptare dhe ato në të gjithë rajonin tonë, por dhe një proces i lidhur ngushtësisht me standardin dhe garancitë e qeverisjes së nesërme. Do ketë një sërë dokumentesh shoqëruese, por edhe çdo dokument tjetër që do të kërkojë secili prej anëtarëve të këtij Komisioni. Natyrisht, këto do të materializohen në fazat e ndryshme. Aktualisht nis veç faza e parë, e cila do të pasohet nga procesi i votimit të anëtarësisë së PD-së, për të vijuar me fazat e tjera ku përfshihet edhe vetingu brenda partisë. Kandidatët që do të jenë në listë, pasi të rishkojnë në bazë për t’u votuar me parimin ‘një anëtar, një votë’, do të duhet të plotësojnë një formular vetëdeklarimi. Nga ky detyrim do të përjashtohen ata, të cilët në 10 vitet e fundit kanë mbajtur funksione që kanë qenë subjekt i ligjit të vetëdeklarimit në ILDKPI. Ndërkohë, anëtarët e Komisionit, nëse do të kenë nevojë për më shumë informacione, do t’i kërkojnë ato nga institucionet shtetërore.

Sa do zgjasë kjo fazë dhe çfarë ndodh pasi të bëhet seleksionimi i tyre?

Brenda muajit gusht do të përfundojë faza e parë seleksionuese dhe do t’i dërgohet anëtarësisë për votim e më pas rikthehet për vetingun e çdo kandidati të votuar nga anëtarësia, sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.

Emrat, të cilët do të skualifikohen në fazën e dytë, çfarë do të bëhet me ta?

Nuk do të ketë një proces që nënkupton skualifikimin, por një listë e kualifikuar për t’u vlerësuar nga baza si kandidatë për deputetë dhe lista që mbetet si resursi prioritar i administratës së lartë të qeverisjes së re. Ura që do të lidhë procesin shtetëror vendimmarrës me publikun është një mekanizëm me shumë hallka dhe do të ketë nevojë për resurse njerëzore me energji të reja, motivim politik e qytetar dhe të aftë të bëjnë të mundur qeverisjen e vendit dhe marrjen e shërbimeve qytetarëve. Grupi i deputetëve do të jetë veçse njëra prej këtyre hallkave.

Z. Nishani, kryetari i PDsë, Lulzim Basha, më herët është shprehur se Komisioni i Seleksionimit do të përbëhet nga individë, të cilët nuk përbëjnë konflikt interesi. Prezenca juaj në këtë Komision do të thotë që ju nuk aspironi të jeni pjesë e listës së kandidatëve për deputetë?

Interesimi i gazetës suaj nëse do të jem unë deputet apo jo është pjesa më pak e rëndësishme e interesit madhor publik sot. Kryetari Basha është i saktë në atë që referoni ju. Kryetari i partisë, nënkryetarët dhe kryetari i Këshillit Kombëtar janë të përjashtuar nga procesi i seleksionimit. Kështu që, unë nuk kam asnjë konflikt interesi në këtë proces ku jam përfshirë. Ata që kanë merak nëse do të jem apo jo unë deputet, do të zhgënjehen në merakun e tyre. Të qenit deputet apo jo varet në dimensionin politik, integritetin moral e qytetar, vullnetin e institucioneve të Partisë Demokratike dhe më kryesorja, mbështetja popullore.(panorama)

Next Post
“Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin: Ishim në gjendje të dehur kur…

“Më quajti grek”/ 33-vjeçari në Gjirokastër pranon krimin: Ishim në gjendje të dehur kur...

Comments 1

  1. Joshua says:
    5 years ago

    I gjori, paska mbetur me qenin se gruaja ………

    Reply

Leave a Reply to Joshua Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In