• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista në “ZDF”/ Kryeministri Rama lavdëron Merkel: Shpëtoi nderin e Europës për refugjatët, është fati i BE-së

by Java News
22/07/2018 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vlerëson rolin e Kancelares Merkel, e cila, sipas tij, ka shpëtuar nderin e Europës në lidhje me krizën e refugjatëve, por dhe fatet e Bashkimit Europian.

Në një intervistë për televizionin publik gjerman, “ZDF”, Rama është shprehur se: “Ne jetojmë në një situatë që përsëri përkufizohet nga ‘mallkimi i Ballkanit’. Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në formë të mirë, nuk është Europa mirë”.

I pyetur lidhur me krizën aktuale të refugjatëve, Rama shprehet se: “Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por, Europa është edhe për të ndarë përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak”, deklaron Kryeministri.

Kryeministër, ju vizatoni edhe gjatë një konference ndërkombëtare. Përse?

Kryeministri Rama: Më ndihmon të përqendrohem. Më ndihmon të ul tensionin gjatë procesit të ndërveprimit dhe gjithashtu më ndihmon të komunikoj më zë më të ulët dhe kjo është një gjë e mirë. Ndodh ndonjëherë, për shkak se tensioni është i lartë, ndodh që njeriu kërkon mënyrë të tjera komunikimi. Pra, po, sigurisht më ndihmon të përqendrohem dhe të ul tensionin.

 

Dhe çfarë thonë bashkëbiseduesit tuaj?

Bashkëpunëtorët e mi e dinë dhe shqetësohen më shumë kur unë nuk jam duke vizatuar. Por, kur njerëzit vijnë të më takojnë, ndonjëherë mund të jetë e vështirë. Po ju tregoj një rast. Erdhi dikush të më takojë. Ai u ul tamam aty ku po qëndroni edhe ju. Ai filloi të më tregojë diçka, ndërsa unë po vizatoja. Ai më tha: Më falni, ose më dëgjo mua, ose unë po iki dhe ju vazhdoni të vizatoni. Unë iu përgjigja: Në rregull. Dhe unë e lashë vizatimin. Pas një çasti, ai më pyeti: A po më dëgjon? Dhe unë iu përgjigja: Jo, sepse në qoftë se nuk vizatoj, nuk përqendrohem dot në bisedë të drejtpërdrejtë. Pra, me mua funksionin pak a shumë kështu.

 

Një nga aktet e para si kryetar i Bashkisë së Tiranës ishte të ndryshoje fasadat e ndërtesave të hirta. Cila ishte arsyeja këtij projekti të madh urban?

Filloi si një nevojë. Kur u zgjodha me një shumicë të madhe, pritshmëritë ishin shumë të mëdha. Buxheti i qytetit ishte i papërfillshëm. Mua më duhej të filloja nga diku dhe me diçka. Dhe kështu më erdhi ideja ta filloja duke lyer ndërtesat për të hequr atë ngjyrë të hirtë shqetësuese që të shkurajonte. Dhe më pas vazhdoi efekti domino në shumë gjëra të tjera. Qyteti u bë shumë më miqësor dhe gjithashtu njerëzit filluan të ndiejnë qytetin që humbën gjatë tranzicionit të trazuar të viteve ‘90. Kështu, bukuria është një instrument kundër shumë sëmundjesh të shoqërisë dhe hapësirat e bukura publike krijojnë energji që më pas sjell kurajë dhe frymëzim për të investuar në dyqanin e vogël, për ta shndërruar në diçka më tërheqëse, për të investuar në diçka tjetër. Prandaj, unë besoj fort se bukuria mund të bëjë atë që nuk mund ta bëjnë mijëra policë edhe ndaj kriminalitetit apo sjelljes së keqe në vend publik. Aty ku ka shëmti, nuk ka shpresë. Aty ku ka bukuri, ka shpresë. Natyrisht, ka ende sfida.

 

Si e keni përjetuar ju në Ballkan krizën aktuale në Europë? Dhe sa mbështeteni në shpresat për të hyrë se shpejti në BE?

Ne jetojmë në një situatë që përsëri përkufizohet nga “mallkimi i Ballkanit”. Kur ne ishim në formën më të keqe, Europa ishte në formën e saj më të mirë. Tani që ne jemi në forme të mirë, nuk është Europa mirë. Pra, në mes të kësaj sinergjie, ne vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë. Ne kemi bërë shumë progres. Tani ne kemi edhe një afat për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Dhe na duket të përpiqemi dhe ta arrijmë. Dhe më pas të vazhdojmë e të vazhdojmë. Kjo është diçka që bëhet gjithnjë e më e madhe.

 

Si po ecin punët me Europën?

Dua të jem i sinqertë me ju. Nuk jam diplomat i mirë. Së pari, mendoj se mund të bëhet më keq përpara se të bëhet më mirë. Është diçka e lidhur me faktin se Europa sot dominohet nga brezi i parë që nuk njohu luftën. Dhe duke mos njohur luftën, ata nuk e kuptojnë plotësisht thelbin e asaj çfarë është Bashkimi Europian. Më kujtohet gjithmonë Helmut Kohli kur foli për bashkimin monetar. Përpara se të jetë diçka që ka të bëjë me financën, është diçka që ka të bëjë me vëllain tim, i cili humbi jetën në luftë. Ne e kemi më të lehtë. Ne mund të dukemi naivë në Ballkan sepse ne jemi shumë proeuropianë, por ne kemi parë luftën. Dhe lufta për ne nuk ishte diçka në televizion, por diçka e vërtetë. Te ne erdhën më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova, të cilët po iknin nga lufta. Dhe nga ana tjetër, sinqerisht mendoj se në këtë periudhë, Europa kishte fatin të kishte Angela Merkelin. Po të mos ishte ajo, nuk di kush mund ta shpëtonte nderin e Europës. Pra, ky është mendimi im.

 

Si do të veprojë qeveria juaj në krizën aktuale të refugjatëve?

Ne nuk do të jemi asnjëherë pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjetër, ne jemi të gatshëm të bëjmë pjesën tonë. Nuk mendoj se Europa është vetëm për të ndarë përfitimet nga buxheti. Por, Europa është edhe për të ndarë përgjegjësitë. Ne nuk jemi në Bashkimin Europian, por duhet të jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë. As më shumë dhe as më pak. Ky është nocioni ynë. Shqipëria është vendi ku njerëzit në rrezik gjithmonë gjejnë strehë. Ne jemi i vetmi vend në Europë ku hebrenjtë ishin më të shumtë në numër pas luftës se përpara luftës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve në Shqipëri. Më vonë, kemi pasur më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova. Ne jemi një vend i vogël për gjysmë milioni refugjatë, por ia dolëm më së miri. Në ditët e sotme, ne kemi mirëpritur disa qindra refugjatë nga Irani, refugjatë politikë. Pra, ne jemi vend që ofrojmë strehë. Ne jemi gjithashtu një vend që përfiton nga mikpritja në Gjermani, në Itali dhe Greqi, në Europë dhe Amerikë. Pra, shqiptarët asnjëherë nuk i kanë konsideruar refugjatët si rrezik apo si diçka që duhet shmangur.

PANORAMA

Next Post
Kapet hajdutja seriale e karburanteve në Fier. Ja ndihmësi i saj (EMRAT)

Kapet hajdutja seriale e karburanteve në Fier. Ja ndihmësi i saj (EMRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In