• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Majlinda Bregu: Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë së bashku

by Java News
26/07/2021 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​​​​​​​Sekretarja e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Ballkanit Perëndimor, Majlinda Bregu, shpjegon në intervistë me DW pse duhet të vazhdojë Procesi i Berlinit edhe pas largimit të kancelares Angela Merkel.

Deutsche Welle: Zonja Bregu, në Ballkanin Perëndimor është krijuar përshtypja se Procesi i Berlinit, të cilin e inicioi kancelarja Angela Merkel shtatë vjet më parë, nuk ishte asgjë tjetër, veçse një mundësi për kryetarët e shteteve dhe qeverive të rajonit që të bëjnë fotografi të bukura me kancelaren gjermane.  A ka arritur Procesi i Berlinit diçka konkrete në vitet e fundit, përveç heqjes së tarifave “roaming” në rajon?

Majlinda Bregu: Heqja e tarifave roaming nuk është aq e thjeshtë BE-së iu deshën gati dhjetë vjet, ndërsa Ballkani Perëndimor e arriti për dy vjet. Mendoj se ky është një sukses i madh. Projekti i një Ballkani Perëndimor pa roaming nuk ka vetëm domethënie praktike. Ka edhe një përbërës simbolik, që na tregon se mund t’i realizojmë gjërat vetëm nëse punojmë së bashku dhe për të plotësuar pritmëritë e qytetarëve në rajon.

Ky është padyshim i vetmi kombinim i suksesshëm dhe kjo është arsyeja pse ne preferojmë të flasim për tarifat roaming. Por Procesi i Berlinit ka dhe shumë anë të tjera: ai është ende i vetmi forum, në të cilin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të diskutojnë dhe formësojnë prioritetet e tyre të përbashkëta me disa nga vendet e BE-së, Komisionin e BE-së, shoqërinë civile dhe institucionet ndërkombëtare financiare.

Një nga nismat aktuale për Ballkanin Perëndimor është Tregu i Përbashkët Rajonal, për të cilin ju si sekretare e RCC keni punuar shumë intensivisht. Ajo synon të realizojë deri në vitin 2024 katër liritë e BE-së, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Por që nga nëntori i vitit 2020, kur ky plan u miratua në Sofje, është bërë pak përparim? Përse?

Tregu i përbashkët është një mundësi e shkëlqyeshme për të vendosur në rajonin e Ballkanit Perëndimor diçka të ngjashme si në BE. Banka Botërore ka llogaritur se vetëm ky do të rrisë prodhimin kombëtar bruto të Ballkanit Perëndimor me 6,4 përqind. Që nga viti i kaluar ne kemi punuar shumë për të avancuar negociatat mbi marrëveshjen për lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti.

Teknikisht, nuk ka asnjë pengesë për të pranuar këtë marrëveshje. Të gjitha vendet kanë treguar gatishmëri për ta mbështetur atë. Kjo marrëveshje do të ishte një tjetër moment historik pozitiv nëse do të arrinim të hiqnim pengesat politike në muajt në vazhdim. Një argument pro këtij projekti është një anketim i në Barometrin e Ballkanit, sipas të cilit 42 përqind e qytetarëve kosovarë kanë konfirmuar se do të udhëtonin më shpesh brenda Ballkanit Perëndimor, nëse do të mund të lëviznin lirshëm vetëm me një kartë identiteti.

Më 5 korrik 2021, krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor nuk specifikuan një format të ri në të cilin Procesi i Berlinit duhet të vazhdonte pas këtij takimi të tetë. A mendoni se Iniciativa e Ballkanit Perëndimor do të ketë të njëjtën vëmendje edhe pasi kancelarja Merkel të të mos jetë më kancelare?

Zyrtarisht, të gjithë pjesëmarrësit në Procesin e Berlinit theksojnë nevojën për vazhdimin e tij për të realizuar potencialin e plotë të bashkëpunimit të përmirësuar rajonal, gjithashtu me qëllim që të kapërcehen pasojat socio-ekonomike të pandemisë COVID-19. Tani mbetet të shihet se si do të vazhdojnë gjërat në praktikë.

Kontributi dhe angazhimi personal i kancelares Angela Merkel për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ka qenë me rëndësi të madhe. Roli i saj udhëheqës ka formësuar rajonin dhe do të ketë një efekt afatgjatë. Siç thekson Kancelarja përsëri dhe përsëri: Evropa mund të jetë e suksesshme vetëm nëse punojmë së bashku. Edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse ta dëgjojnë këtë grua të mençur dhe të bashkëpunojnë.

Majlinda Bregu, 47 vjeçe, e lindur në Tiranë, është Sekretare e Përgjithshme e RCC që nga 1 janari 2019. Më parë ajo ka qenë aktive në  Partinë Demokratike, PD. Nën Sali Berishën si kryeministër (2007-2013) ajo ka qenë ministre për Integrimin Evropian dhe zëdhënëse e qeverisë./DW

/m.j

Next Post
Patronazhistët/ Hetimi në fazat e fundit, SPAK: Nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion!

Falsifikim dokumentesh/ SPAK 'aksion' në zyrat e hipotekës qendrore në Tiranë, ndalohen 3 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

Mbyllet seanca për Ballukun në GJK / Qeveria dhe Kuvendi: Ka imunitet deputeti; SPAK: S’ka konflikt kompetencash!

January 22, 2026
Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

Groenlanda kurrë nuk ka qenë amerikane, historia reale dhe mitet e Donald Trump

January 22, 2026
Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

Ankimimi i PD, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë publike çështjen “McGonigal”

January 22, 2026
Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

Aksidenti i tretë hekurudhor në Spanjë brenda javës, treni përplaset me një vinç

January 22, 2026
“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

“Mirror” për Shqipërinë: Luksi natyror takohet me çmimet ekonomike

January 22, 2026
Buxheti 2026/ Rama: 1.7 mld lekë për rritjen e pensioneve. Biznesi i vogël nuk paguan tatim-fitim deri në 2029

Rama-opozitës: Prisnit të më merrte SHBA si Maduro, tani do më votoni që të ulem në Shtëpinë e Bardhë!

January 22, 2026
Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

Nga Davosi te syzet e Macron, batuta e Trump që ktheu një problem shëndetësor në trend luksi

January 22, 2026

Rama, ironi me demokratët: Do t’ju dalë fjala, ‘non gratën’ do ta hiqni në mars 2025…

January 22, 2026
“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

“Kam një vëlla që mos e paça, fatkeqësi për familjen”, Petrit Qoli dëshmon te “Plumbi i Artë”

January 22, 2026
Rama ‘i djeg’ premtimin Bashës: Teatrin e vjetër do ta rindërtojmë, kemi projektin origjinal…

“Njësoj si Trump”, Rama: Do të flas në parlamentin e Izraelit të hënën

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In