• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

by El Be
16/02/2026 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E drejta për tubim paqësor është një nga shtyllat themelore të një rendi demokratik dhe një instrument thelbësor për shprehjen e pakënaqësive, ideve dhe kërkesave qytetare.

Megjithatë, përtej debatit politik që shpesh e shoqëron, legjislacioni që e garanton dhe e rregullon këtë liri mbetet pak i njohur për publikun.

Në një intervistë për gazetën TemA, konstitucionalisti Niazi Jaho ndalet tek evolucioni i kuadrit ligjor pas viteve ’90, standardet ndërkombëtare që ai përmbush, si dhe kufijtë dhe detyrimet që lidhen me organizimin, zhvillimin dhe ndërhyrjen e shtetit në tubimet publike. Ai thekson se balanca mes lirisë dhe rendit publik është thelbi i garantimit real të kësaj të drejte kushtetuese.

– Z. Jaho, e drejta për të tubuar, siç dihet, është njëmekanizëm i rëndësishëm që në një shoqëri demokratike, nxit ndryshime me kahje pozitive. E megjithkëtë konstatohetse legjislacioni që garanton dhe rregullon këtë liri njihetrelativisht pak edhe për faktin se ushtrimi i kësaj të drejte, në pjesën më të madhe të rasteve ushtrohet nga partitëopozitare. Është kjo edhe një nga arsyet që fillimisht ka interes të dihet si ka evoluar ky legjislacion mbas vitit 1990?

– Në vitin 1991 tek ne u miratuan “Dispozitat kryesorekushtetuese”. Në mbështetje të këtij ligji dhe në frymën e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ), në vitin1993 u miratua Ligji “Për të drejtat dhe liritë e njeriut”, ku u sanksionua edhe e drejta “për tubim”, ndërsa në mbështetje tëkëtij dokumenti kushtetues, në vitin 1996 u miratua ligji “Përtubimet”. Mbas miratimit të Kushtetutës të vitit 1998 ishte e domosdoshme të rishikoheshin një seri ligjesh, midis tyre edheligji i vitit 1996 “Për tubimet”.

Në nenin 47 të Kushtetutës tonë thuhet se e drejta e tubimitpaqësor dhe pa armë është e garantuar ndërsa procedura e zhvillimit të tij në sheshe të hapura dhe vendkalime publikerregullohet me ligje. Në mbështetje të nenit të mësipërm në vitin2001, u miratua ligji i ri “Për tubimet” që vazhdon të jetë nëfuqi.

– Cili është mendimi tuaj për standartet e këtij ligji?

– Vlerësimin e këtij ligji e ka bërë Gjykata tonë Kushtetuese nëVendimin e saj nr. 24, datë 04.05.2021 ku është shprehur se ligji“Për tubimet” i vitit 2001 është afërsisht i standartevendërkombëtare. Krahasuar me ligjet për tubimet të disavendeve të tjera demokratike përfshi këtu edhe ligjin e Gjermanisë, kam mendimin se vlerësimi që bën GjykataKushtetuese është i drejtë. Mund të jetë e nevojshme (sipasmendimit tim) që në të ardhme në 2 apo 3 dispozita të ndërhyetpër ti bërë ato më të qarta dhe më të sakta, por kjo nuk prekthelbin e përmbajtjes.

– Që të zhvillohet një tubim kërkohet të merret paraprakishtleje e organeve të policisë (të komisariatit përkatës). Nënjoftimin që i dërgohet policisë duhet të përmenden disa tëdhëna. Por për të dhënat që kërkohen ka pasur kontestimenga organizatorët e tubimeve. A keni ndonjë mendim përkëtë?

– Para se të shfaq mendimin më duhet ti referohem nenit 5 tëligjit ku thuhet se në rastet kur tubimi zhvillohet në sheshe osevendkalime publike organizatori dhe drejtuesi i tubimit jane tëdetyruar të njoftojnë me shkrim Shefin e komisariatit të policisëjo më vonë se tre ditë para se të zhvillohet tubimi. Ky njoftimveç të tjerave duhet të përmbajë: datën, vendin, orën e fillimitdhe mbarimit të tubimit dhe intinerarin e tij (nëse ka tëtillë), numrin e përafërt të pjesëmarrësve si dhe personinndihmës në mbarëvajtjen e tubimit. Nëse njoftimi me shkrimnuk i përmbush këto kritere ai kthehet për tu plotësuar jo mëvonë se 24 orë.

Për mendimin tim, nuk ka arsye për kontestimin e këtyrekërkesave, së pari sepse në shumicën e rasteve leja përzhvillimin e tubimeve në fakt është dhënë dhe së dyti, (gjë qëështë më e rëndësishmja) në mbështetje të këtyre të dhënave, policia merr masa për mbarëvajtjen e tubimit.

Çështje të kësaj natyre janë shqyrtuar edhe nga Gjykata e Strasburgut. Kështu p.sh në çështjen Sergey Kuznecov të 23 Tetorit 2008 kundër Rusisë, ajo ka vlerësuar se njoftimi dheautorizimi që jepet për zhvillimin e tubimit nuk shkelinthelbin e së drejtës, të nenit 11 të KEDNJ, sepse në këtëmënyrë autoritetet garantojnë mbarëvajtjen e tubimit.

Në 8 Korrik 2019 për këtë çështje ka shprehur opinionin e tijedhe Komisioni i Venecias. Në të thuhet se kryerja e njoftimitparaprak nuk cenon lirinë e tubimit paqësor, sepse ky llojnjoftimi u mundëson shtetasve të garantojnë më mirëmënyrën paqësore të tubimit, për të mbrojtur rendin publik sidhe të drejtat dhe liritë e të tjerëve. Ky opinion është përmenduredhe në Vendimin e Gjykatës sonë Kushtetuese (vendimi nr. 25, datë 04.05.2021).

– Për mbarëvajtjen e tubimit, sipas ligjit janë parashikuar tëketë organizatorë, drejtues dhe ndihmës. Çfarë detyra kanëkëta?

– Organizatori është personi që organizon tubimin. Persona tëtjerë ndihmës së tij mbështetin organizatorin dhe drejtuesin e tubimit. Për detyrat e tyre do të flitet më poshtë. Por fillimisht e shikoj të nevojshme të theksoj se këta duhet të kontribuojnë nëmbarëvajtjen e tubimit dhe parandalimin e dhunës. Policia e Shtetit mbron të drejtën e çdo personi pjesëmarrës në tubimepaqësore.

– Në cilat raste mund të ndalohet zhvillimi i një tubimi?

– Zhvillimi i një tubimi mund të ndalohet kur ka raste tëmotivuara dhe që vënë në rrezik sigurinë publike, sigurinëkombëtare, parandalimin e krimit, mbarëvajtjen e shëndetit osetë moralit, mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe qëky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese(shih nenin 8 të ligjit). Përmbajtja e këtij neni është në përputhjeme paragrafin e dytë të nenit 11 të KEDNJ.

– Në cilat raste mund të shpërndahet tubimi?

– Tubimi në sheshin ose vendkalimin publik mund tëshpërndahet vetëm në rastet kur zhvillimi i tij mund tëdëmtojë në mënyrë konkrete rendin publik dhe sigurinë e personave, kur kryhen vepra penale, etj. Në këto raste, oficeri i policisë që është përgjegjës për të ndihmuarzhvillimin dhe vëzhgimin e tubimit mund të urdhërojëlargimin e personave ose grupeve që pengojnë zhvilliminpaqësor të tubimit në rast se mendon se rreziku shmangetme largimin e tyre. Në të kundërt oficeri i policisë, urdhëronorganizatorët, drejtuesit dhe pjesëmarrësit të ndërpresintubimin dhe të largohen nga vendet (neni 9 i ligjit).

Vlen të përmendet se për të garantuar tubime paqësore nënjë masë të konsiderueshme (për të mos thënëpërcaktonjëse) do të kontribuonte bashkëpunimi iorganizatorit dhe drejtuesit të tubimit me Policinë e Shtetit.

E shikojmë të nevojshme të përmendim gjithashtu se ngapikëpamja e së drejtës kushtetuese, nuk përbën problem ndalimi i një tubimi nëse organizatorët ose personat që endihmojnë atë në forma të ndryshme dhe të kamufluara oseme pretekste nga më të ndryshmet e tolerojnë dhunën.

Shteti duhet të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të përshtatshëmpër individët apo grupet që tubojnë. Policia nuk duhet tëpërdorë dhunë kur kjo nuk është e nevojshme. Por edhe nëseushtrimi i dhunës për shpërndarjen e tubimit është e vetmjamundësi, ajo duhet të jetë proporcionale që do të thotë nëseqëllimi i shpërndarjes arrihet nëpërmjet hedhjes së ujit përse tëpërdoret gazi lotsjellës?

Nëse me përdorimin e parë të gazit lotsjellës pjesëmarrësit nëtubim fillojnë të largohen, përse duhet vazhduar me gazinlotsjellës? Ka mënyra të tjera më të lehta për të neutralizuarpersona të veçantë ose disa persona që nuk largohen dhe kryejnëveprime të dhunshme.

– Ka mendime se policia gjatë tubimit për identifikimin e personave që pretendohet se përdorin dhunë ose nxitindhunën nuk duhet të bëjë regjistrime zërash apo figurash, sepse kjo mund të provokonte dhunën. Ç’mendim keni përkëtë?

– Në nenin 21 të ligjit thuhet se në tubimet në sheshet dhevendkalimet publike ose në vende të hapura për publikun, policia mund të bëjë regjistrim zërash apo fotografim, por vetëmkur ka arsye për të besuar se ekziston një rrezik i menjëhershëmpër rendin dhe sigurinë publike, ndërsa mbas tubimit nëse këtotë dhëna nuk nevojiten ato duhen asgjësuar menjëherë.

E rëndësishme është të theksohet gjithashtu se policia me kërkesën e drejtuesit të tubimit ose kryesisht mund tëpërjashtojë nga tubimi ata që kryejnë veprime të dhunshme.

Përsa i përket përfaqësuesve të medias ata nuk mund tëpërjashtohen nga askush gjatë zhvillimit të tubimit. Nëseorganizatorët apo drejtuesit e tubimit kanë pretendime apo ankesa për veprimet e policisë, për vendimet administrative qëjepen nga komisariati i policisë ose vendimet e dhëna nga oficeripërgjegjës për zhvillimin e tubimit, mund të ankohen sipasdispozitave ligjore në fuqi (neni 25 i ligjit). (Intervistoi- Zylyftar Bregu)

Next Post
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

Takimi me Ramën në Prishtinë, Albin Kurti zbulon detaje: Diskutuam për forcimin e bashkëpunimit mes dy qeverive!

February 16, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shtrëngata

Stuhi shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e martë

February 16, 2026
Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

Mazniku përplaset me Mziun në Komisionin e Reformës Territoriale, deputeti i PD: Po bëni autogol

February 16, 2026
Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Ngjarje e paprecedentë në sistemin e drejtësisë: Kryetari i GJL nuk ftohet në ceremoninë e betimit të magjistratëve të rinj

Sadushi: Kur paraburgimi bëhet rregull, liria dobësohet, prezumimi i pafajësisë zbehet dhe shkeljet kushtetuese rriten

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In