• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Kirurgu i PS-së: Pse do të fitoj ndaj Sherefedin Shehut në Dibër

by Aalison Pearse Stevens
15/08/2016 09:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mazhoranca përcaktoi dje kandidaturën për kryebashkiak të Dibrës, mjekun 48-vjeçar, Muharrem Rama. Në një intervistë për “Shekullin” ai tregon arsyet pse do të dalë fitues përballë kandidatit të PD-së, Sherefedin Shehu. Ai thotë se dibranët e njohin kontributin e tij si mjek dhe ndryshe nga rivali i tij, i cili jeton në Tiranë, ai thotë se jeton çdo ditë me hallet e qytetarëve.

Çfarë do të thotë për ju të jeni kandidat i së majtës për bashkinë e Dibrës?

Është një përgjegjësi dhe një vlerësim për mua dhe familjen time. Unë jam me bindje i majtë dhe si mjek kirurg në Peshkopi ka 20 vjet që i shërbej komunitetit të Dibrës. E majta do të jetë fituese. Kemi mbështetjen e të gjithë koalicionit të majtë. Emri im është konsensual. Kam mbështetjen e PDIU-së dhe LSI-së.

LSI nuk do të nxjerrë kandidat të vetin?

Aktualisht nuk kam informacion për këtë që thoni ju. Unë jam i bindur që në fund LSI dhe PS-ja do të arrijnë të dakordësohen për të mbështetur emrin tim.

Ish-kryetari i Dibrës, të cilit i është ndërprerë mandati për shkak të skandalit të dalë në media, mendoni se mund t’ju dëmtojë?

Nuk do të na dëmtojë. Tashmë ai ka marrë ndëshkimin nga drejtësia shqiptare për atë që ka bërë. Unë kam dinjitetin tim dhe nuk ka pse të jetë ky më problem për mua. Nuk duhet të ndalemi duke komentuar se çfarë ka ndodhur me ish-kryetarin, por duhet të punojmë të gjithë që të shpalosim idetë tona për të nxjerrë nga varfëria dhe problemet Dibrën.

Kundështari juaj, z. Sherefedin Shehu, është një nga figurat e rëndësishme të së djathtës. Si e shihni ballafaqimin me të?

Unë i përkas të majtës, ndërsa ai i përket të djathtës. Unë jam banor në Dibër dhe mua më njohin nga afër i gjithë komuniteti. U shërbej çdo ditë qytetarëve të Dibrës. Në këtë pikë unë jam i avantazhuar. Unë besoj se ne do të fitojmë këto zgjedhje më thellë se zgjedhjet lokale të fundit. Nga të gjithë kontaktet që kam pasur gjatë këtyre ditëve kam parë se propozimi im është mirëpritur.

Dibra është nga bashkitë më të varfëra në vend. Çfarë do të bënit ju konkretisht për të ndryshuar gjendjen në Dibër?

Gjendja në infrastrukturë është e lënë pas dore dhe për këtë duhet një angazhim shumë i madh nga ana jonë. Vitin e fundit qeveria ka rritur interesimin për të investuar në bashkinë e Dibrës dhe jam i bindur se kjo vetëm sa do të rritet më shumë. Por njëherë letë fokusohem te fusha e cila na pret deri në ditën e zgjedhjeve. Ministri Damian Gjiknuri është i deleguar për të drejtuar shtabin elektoral në fushatë. Të gjitha strukturat e së majtës dhe i gjithë koalicioni do të bashkëpunojnë për të matrealizuar programin tonë për Dibrën e “Rilindur”. Bujqësia dhe Blegtoria janë sektorët më të rëndësishëm. Do të kërkojmë që të përmirësojmë të gjitha kushtet e nevojshme për ‘to.

E keni ngritur ekipin?

Ekipin e kam gati. Strukturat e PS-së së Dibrës dhe të koalicionit janë gati dhe të motivuar për t’u përballur me kundërshtarët. Ekipi im do të njihet në teren me problemet e të gjithë banorëve të Dibrës. Oferta jonë do të jetë konkrete.

Isuf Kurtaj

ma.me

Next Post

Mesazhet e vizitës së Joe Bidenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

Banda e Laert Haxhiut, një nga dëshmitarët flet në gjyq për vrasjen e Çajup Selimit

March 4, 2026
Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In