• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Isabel Santos: Shqipëria është gati për hapjen e negociatave, duhet fiksuar data për konferencën ndërqeveritare!

by
22/04/2022 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Erisa Zykaj ka zhvilluar një intervistë me raportuesen për Shqipërinë në parlamentin Europian, pas aprovimit nga komisioni i punëve të jashtme të këtij institucioni të raportit të saj mbi vlerësimin e Komisionit Europian për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit Europian gjatë 2021.

Në intervistën dhënë për gazetaren Zykaj, Santos është shprehur se Parlamenti Europian thotë me një zë, se Shqipëria është gati për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe duhet fiksuar një datë për mbajtën e konferencës së parë ndërqeveritare.

Ajo thekson se raporti i saj ka rekomandime specifike për reformat kyçe për përmirësimin e procesit demokratik në vend, luftës kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore.

Intervista e plotë:

Zykaj: A mund të themi që këtë radhë të gjitha grupet politike në Parlamentin Europian janë në favor të hapjes zyrtare të negociatave të anëtarësimit, ndryshe nga vitet e shkuara, kur kërkohej përmbushja e 15 kushteve nga Shqipëria ?

Isabel Santos: Po, ne themi qartësisht, që Shqipëria përmbush kushtet për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe i bëjmë thirrje Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian të fiksojë një datë për këtë konferencë shumë shpejt. Raporti për Shqipërinë është aprovuar nga një shumicë e gjerë deputetësh Europianë: 66 vota pro, 3 kundër, 4 abstenime. Bashkimi Europian duhet të kuptojë gjithashtu rrezikun dhe sfidat që i kanosen rajonit të Ballkanit Perëndimor nga lufta në Ukrainë dhe duhet t’i përmbahet angazhimit për t’u zgjeruar me rajonin.

Zykaj: Ju keni qenë në mision faktmbledhës në Shqipëri në 2021 dhe keni nënvizuar rëndësinë e dialogut politik. A ka përmirësim sipas jush?

Isabel Santos: Shoh që ka përmirësim tani që opozita është kthyer në Kuvend me partitë që duhet të negociojnë për të zgjidhur çështje të rëndësishme në vend. Gjithashtu procesi legjislativ vijon. Thënë kjo, unë e pranoj, që duhet përmirësuar dialogu politik. Kjo nuk ndodh brenda ditës, por kërkon kohë, pasi bëhet fjalë për ndërtimin e një kulture të re politike.

Zykaj: Në kompromiset politike bëhet thirrje për të evituar shitblerjen e votës në zgjedhjet e ardhshme. A mund të imagjinohet Shqipëria me problem të shitblerjes së votës në zgjedhjet e 2025 ?

Isabel Santos: Jam e sigurtë, që kjo nuk do të ndodhë, do të ketë përmirësime me ligjin e ri elektoral. E di që partitë politike po diskutojnë mbi përmirësimin e ligjit elektoral dhe besoj, se hapi i radhës do të jetë i rëndësishëm për të ofruar një proces demokratik më të mirë. Ne i kushtojmë gjithashtu vëmendje problematikës së medias dhe jam e sigurtë, që rekomandimet e këtij raporti do të merren në konsideratë nga autoritet shqiptare. Ka një ndryshim të rëndësishëm dhe pozitiv në reformën në drejtësi që reflektohet dhe me aprovimin e zgjatjes së mandatit të organeve të Vetting. Shqipëria ka probleme specifike për luftën kundër korrupsionit. Ndaj, kemi bërë rekomandime të nevojshme për të ecur përpara, përfshirë këtu me dënimet finale për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, nëse drejtësia e gjykon të tillë. Lidhur me sanksionet e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, ne themi që jemi dakord me to dhe shohim si mundësi që të kemi të njëjtën qasje./ abc/

/b.h

Next Post
‘Surprizat vdekjeprurëse’/ Kievi: Ushtarët rusë po lënë lodra me mina në shtëpitë e civilëve

'Surprizat vdekjeprurëse'/ Kievi: Ushtarët rusë po lënë lodra me mina në shtëpitë e civilëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com