• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Gerta Duraku, kryesuese e listës së PS: Jemi e vetmja forcë me vullnetin për zhvillimin e Kukësit!

by
31/03/2021 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas studimeve në fakultetin e Ekonomisë, Gerta Duraku, do t’i investohej për një kohë të gjatë menaxhimit dhe zhvillimit të sipërmarrjeve të familjes së saj, duke njohur nga afër sfidat e një komuniteti të gjerë siç është ai i biznesit.

Por tanimë, Duraku kërkon që eksperiencën e saj jetësore dhe profesionale, aftësitë e zhvilluara dhe të ushtruara brenda një komuniteti kompleks, si aftësitë bashkëpunuese dhe vendosmëria për të zgjidhur problemet, t’i vërë në shërbim të një komuniteti më të gjerë, atij të banorëve të Kukësit, duke kandiduar për deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Drejtuesja e listës së Partisë Socialistë për Qarkun Kukës, thotë në një intervistë se “është shumë e rëndësishme që Kukësi të vazhdojë rrugën e nisur tanimë të transformimit, që punët e mira të mos mbeten përgjysmë e që të vijojnë beteja të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e vazhdueshme të standardit të jetesës për banorët e kësaj zone”.

Që kjo rrugë e nisur të vazhdojë, Duraku kërkon mbështetjen e banorëve të Kukësit për një mandat të tretë të Partisë Socialiste.

“Sot është fakt i pamohueshëm që falë vullnetit të qeverisjes socialiste që e përmenda më sipër, Kukësi, kjo zonë me potencial të jashtëzakonshëm është bërë qendër e disa projekteve madhore që tashmë janë drejt realizimit të tyre si përshembull Aeroporti i ri i Kukësit. Projekti do të mundësojë që Kukësi të jetë qendër kryesore doganore për gjithë rajonin e Veriut dhe kjo sigurisht që do të sjellë përfitime të mëdha financiare për të gjithë qarkun tonë”, thotë Duraku.

Çfarë do të thotë për ty përgjegjësia e madhe e kryesimit të listës së Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit në zgjedhjet e 25 prillit?

Gerta Duraku: Sigurisht që është një përgjegjësi e madhe, por edhe e dyfishtë, sepse së pari tregon vlerësimin që pati Partia Socialiste dhe Kryeminstri Rama te formimin tim profesional. Së dyti, sepse kam nderin e madh që të përfaqësoj gratë, nënat, vajzat kuksiane, të cilat për hir të së vërtetës, ndër vite në të kaluarën kanë patur nevojë për më shumë mbështetje, përfaqësim e promovim. Ato janë një forcë e potencial të madh për këtë zonë të bekuar me njerëz të mrekullueshëm që nga politika dhe vendimarrja meritojnë gjithmonë më të mirën.

Jeni shprehur më herët që kandidimi në Kukës, vendin e fëmijërisë suaj, e bën më të fortë lidhjen me rrenjët tuaja, aq sa shton edhe detyrimin moral për të bërë më të mirën për njerëzit e kësaj zone. Por përse në gjykimin tuaj, ata do të duhet t’i besojnë Partisë Socialiste një mandat të tretë?

Gerta Duraku: Në fakt, ky kandidim për mua është një nga sfidat më të rëndësishme të jetës sime, pikërisht sepse jamë bijë e këtij qyteti, i cili, pas vitesh të tëra lënë në harresë nga Partia Demokratike ka marrë brenda tetë viteve të fundit vëmendjen e qeverisë shqiptare përmes investimeve të mëdha. Është shumë e rëndësishme që Kukësi të vazhdojë rrugën e nisur tanimë të transformimit, që punët e mira të mos mbeten përgjysmë e që të vijojnë beteja të rëndësishme që kanë në fokus rritjen e standardit të jetesës për banorët e kësaj zone.

Përse një 36 vjecare e dedikuar te biznesi dhe sipërmarrja mendoi që në këtë moment është koha për të dhënë kontributin e saj në një detyrë publike sic është ajo e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë?

Greta Duraku: Unë mendoj që pas një eksperience disa vjeçare në biznes, në fushën e menaxhimit dhe atë financiare, duke dhënë e duke marrë me këtë komunitet, duke njohur nevojat por edhe arritjet, sfidat dhe potencialet e këtij komuniteti, ka ardhur momenti që ta vendos përvojën time në shërbim të një komuniteti edhe më të gjerë siç janë banorët e gjithë Kukësit. Unë nuk jam një politikane tipike, është hera e parë që angazhohem në politikën aktive, por mendoj se jam një ndër ato njerëz që duan ta vënë eksperiencën e tyre jetësore dhe profesionale në funksion të njerëzve që i rrethojnë, në funksion të qyteteve të tyre, në funksion të së ardhmes së vendit. Dhe Partia Socialiste si një forcë që gjithmonë përkrah të rinjtë në moshë, në ide, në energji, ishte dera e hapur që më dha pikërisht këtë mundësi të cilën dua ta shfrytëzoj pozitivisht me gjithë forcat dhe energjitë e mia.

Pas studimeve për financë ju jeni angazhuar në bizneset familjare. Të marrurit me një fushë sfiduese si biznesi për një kohë të konsiderueshme, a mendoni që ju ka ndihmuar për të zhvilluar aftësi të nevojshme lidershipi për angazhimin tuaj në politikë?

Gerta Duraku: Unë kam qënë drejtuese e kompanive me mbi 400 punonjës dhe gjatë kësaj pune besoj se kam fituar një eksperiencë të konsiderueshme e të mjaftueshme për të ndërtuar një model e një identitet timin si drejtuese në fushën ku unë kam operuar deri tani. Ajo për të cilën jam e bindur dhe besimplotë është se ashtu siç kam bërë për vite me radhë në angazhimin tim profesional, edhe në politikë do të ofroj dedikimin tim maksimal, qasjen time bashkëpunuese, vendosmërinë time për t’i çuar gjërat deri në fund, cilësi që në fakt përkojnë edhe me qasjen që kam parë e që kam gjetur brenda partisë socialiste, si një forcë me vullnetin e palëkundur për të përfunduar punët e nisura.

Si njohëse e fushës, si dhe sa mendoni që mund të fuqizohet më tej perspektiva e zhvillimit ekonomik të kësaj zone me potencial si Kukësi?

Greta Duraku: Sot është fakt i pamohueshëm që falë vullnetit të qeverisjes socialiste që e përmenda më sipër, Kukësi, kjo zonë me potencial të jashtëzakonshëm është bërë qendër e disa projekteve madhore që tashmë janë drejt realizimit të tyre si përshembull Aeroporti i ri i Kukësit. Projekti do të mundësojë që Kukësi të jetë qendër kryesore doganore për gjithë rajonin e Veriut dhe kjo sigurisht që do të sjellë përfitime të mëdha financiare për të gjithë qarkun tonë. Investimi, pra aeroporti do të sjellë, do të nxisë investime të tjera në fushën e turizmit sepse Kukësi ka të gjitha atraksionet për të qënë një qendër e turistëve nga e gjithë bota. Dhe le të mos harrojmë se nga turizmi mund të gjenerohen të ardhura mjaft të mira për vendet si Shqipëria./ Lexo.al/

b.h

Next Post
Sondazhi i italianëve: PS ruan shumicën në Tiranë ndërsa LSI në pikiatë në Durrës, ja si parashikohet PD

Sondazhi i italianëve: PS ruan shumicën në Tiranë ndërsa LSI në pikiatë në Durrës, ja si parashikohet PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

Miratohen rregullat për bastet online: Monitorim në kohë reale! S’ka më lojtarë anonimë

March 18, 2026
Hiqet leja e punës për shtetasit e Shqipërisë që kanë leje qëndrimi në Kosovë/ Minxhozi: Do ketë ndikim pozitiv

VIDEO / Diplomati Qemal Minxhozi: Ja si mund të realizohet bashkimi Shqipëri – Kosovë

March 18, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

VIDEO / Kryemadhi, batuta me gazetarët para GJKKO: Gjynah që doli Gimbo nga Big Brother

March 18, 2026
Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

Kush mund të marrë pushtetin në Teheran pas vdekjes së Larijanit?

March 18, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rritja e çmimit të karburantit, Konfindustria thirrje qeverisë: Ulni taksën e qarkullimit dhe…

March 18, 2026
Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Hoxha në Senatin e Spanjës: Mbështetje e vazhdueshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 18, 2026
Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

Si lexuesit e targave me AI u bënë një pikë e nxehtë në betejat e emigracionit në SHBA

March 18, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Rezoluta, dovleti dhe paratë e huaja

March 18, 2026
Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

Alarm në Angli për “epidemi të meningjitit”, si u përhap nga një natë në diskotekë

March 18, 2026
Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

Shpërndante kokainë dhe kanabis në qytetin e Lushnjës, arrestohet 36-vjeçari

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In