• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista e Voltana Ademit: Veriu nuk mbështetet nga Rama

by A R
31/12/2018 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Shkodrës dhe rajoni i veriut në tërësi nuk kanë marrë nga qeveria vëmendjen që meritojnë. Në një intervistë për Televizionin TemA, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, shprehet se rajoni i Shkodrës dhe veriu në tërësi nuk është trajtuar me investime nga qeveria në raport të drejtë me kontributin që kanë në GDP-në e vendit, për shkak të burimeve të shumta natyrore.

“Bashkia e Shkodrës dhe territori i Kukësit janë dy rajonet më të varfra në Shqipëri dhe që nuk kanë përfituar investime. Rajoni i veriut të Shqipërisë është rajoni më i varfër në Europë. Mjaftojnë vetëm këto dy fakte për të kuptuar se këto dy rajone, duke qenë të tilla meritojnë një zhvillim të balancuar dhe vëmendje për aq sa u takon, për nevojat që ato kanë.

Do t’u jap një shifër: rajoni i Shkodrës dhe rajoni i veriut të Shqipërisë, duke përfshirë edhe të tjera, janë kontribuuesit më të mëdhenj në produktin e brendshëm bruto të vendit për shkak të burimeve të të ardhurave që vijnë nga sektori i prodhimit të energjisë.

Këto dy gjëra nuk qëndrojnë kur bëhet fjalë për një politikë të zhvillimit të balancuar dhe reale, të drejtë. Nuk mundet kurrsesi askush të marrë përsipër të mos i kthejë  të drejtën që u takon territoreve për zhvillim, kur ato janë ndër kontribuuesit kryesorë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Ajo që unë dua të them është se rajoni i veriut të Shqipërisë për aq sa i takon, kontributin e vet në PBB meriton të ketë të njëjtën vëmendje, me të njëjtin marzh zhvillimi dhe investimesh për atë kontribut që ka, aq më tepër kur kësaj i shtohet fakti se janë dy territore, ndër më të varfrat në Shqipëri apo e gjithë zona e veriut, ndër më të varfrat në rajon”, shprehet Ademi.

Kryebashkiakja e Shkodrës ngre shqetësimin e mungesës së një vendimi për shpronësimin e banorëve që preken nga ndërtimi i bypassit të Shkodrës. Ajo thotë se të drejtat legjitime të qytetarëve në lidhje me këtë projekt nuk janë respektuar, pasi qeveria nuk ka ende një vendim në lidhje me tokat bujqësore që preken nga bypassi. Po ashtu, nuk u është dhënë ende zgjidhje problemeve teknike që deri tani e kanë lënë atë të paaksesueshëm për banorët.

“Një ndër aspektet që ne diskutojmë me ARRSH-në janë çështjet teknike të zbatimit të projektit dhe respektimi i të drejtave legjitime të banorëve, që lidhet me shpronësimet, por edhe me aksesin dhe përdorimin e këtij bypassi. Kjo vlen qoftë për lotin e parë, edhe për lotin e dytë.

Akoma edhe sot ka disa denoncime nga vetë banorët për çështje që lidhen me shpronësimin e munguar. Nuk ka akoma një vendim të qeverisë që merr në konsideratë tokat bujqësore të regjistruara në trajektoren ku kalon projekti. Po ndërtohet loti i parë dhe akoma ajo ngjan si një rrugë që nuk mund të përdoret përsa kohë që nuk krijohet mundësia e aksesit nga vetë banorë në të dy anët e rrugës.

Po përdor televizionin tuaj për të ngritur zërin për këtë: shpronësimet akoma nuk janë kryer, nuk ka një vendmimmarrje për këtë dhe duhet të shihet menjëherë mundësia teknike. Është e domosdoshme, ndryshe rruga do të jetë e papërdorshme. Të paktën nga zonat ku kalon kjo rrugë, të mund të përdoret”, shprehet Ademi.

Debatet e herëpashershme me kryeministrin Rama, Ademi i cilëson sulme politike, të cilave ka zgjedhur t’u përgjigjet me vërtetësi, duke qëndruar në anën e qytetarëve dhe të zbatimit të ligjit.  Ademi heq një paralele mes rastit të ndërtimit të stadiumit “Loro Boriçi” dhe vlerësimit të duhur të pronës me rastin e banorëve të Astirit, që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.

“Jam përpjekur të përballem me vërtetësinë dhe të drejtën. Ajo që jam përpjekur të bëj, qoftë në rastin e mbrojtjes së familjeve nga shembjet e paligjshme që kryeministri Rama donte të realizonte dhe ndërkohë nuk respektonte të drejtën e pronës dhe vlerësimin e saj ashtu siç duhet.

Ka qenë një ndër denoncimet e mia të para, që po faktohet tani fatkeqësisht me banorët e Astirit. Unë mendoj se çdo kryetar bashkie ka detyrën të mbrojë qytetarët, të mbrojë të drejtën e tyre. Unë kam bërë vetëm këtë, kam bërë detyrën, pavarësisht asaj që përkundrejt meje është hedhur”, thotë ajo.

Ademi e lë të hapur mundësinë për një rikandidim të dytë në krye të Bashkisë së Shkodrës. Ajo thotë se reforma e re territoriale ishte një test për drejtuesit vendorë që morën detyrën në vitin 2015, ndërsa shton se puna e bërë deri tani në krye të Bashkisë së Shkodrës është pjesë e një projekti që synon ta vijojë edhe më tej.

/a.rada

Next Post
WhatsApp ka një lajm mjaft të mirë për përdoruesit

WhatsApp vjen me ndryshime të reja këtë fundvit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj

September 9, 2026
Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite -

Zemërim pas raportit të 7 tetorit, Netanyahu do të ndërmarrë veprime ligjore kundër gazetës izraelite –

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com