• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista e panjohur / Berisha: Grushti i Shtetit më 21 janar, me bazuka, eksplozivë dhe kallashnikovë

by Java News
20/01/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një intervistë të panjohur më parë e Sali Berishës për 21 Janarin, dhënë një gazetari të huaj në anglisht, është publikuar sot. Rrëfimi në fjalë i ish-kryeministrit publikohet nga gazeta ‘Tema’. Kjo e fundit shkruan se ajo që të bën përshtypje nuk është vetëm anglishtja e tij, por edhe tensioni që ai ka kur flet.

Berisha i thotë gazetarit se Edi Rama u vendos te “Kullat Binjake”, përballe tij (Rama nuk e kaloi Urën e Lanës) dhe se protestuesit kishin mitralozë, bazuka, kallashnikovë dhe qëlluan fillimisht me armë të lehta mbi policinë.

Intervista është marrë disa ditë pas 21 Janarit.

Pyetje: Ju po akuzoni Edi Ramën, prokurorin e shtetit dhe disa media se kanë realizuar një grusht të dështuar shteti. Është kjo e vërtetë, apo…?

S.B: Jo unë.

Ok.

S.B:  Nuk ka njeri në Shqipëri…

Po.

S.B: …që nuk u bë dëshmitar i një sulmi prej pesë orësh për të pushtuar këtë godinë, ndërkohë që kryeministri ndodhej në zyrën e tij bashkë me stafin. Keni  presidencën e OSBE-së që reagoi ndaj sulmit kundër institucioneve kushtetuese. Është evidente. E gjithë media, “New York Times” që shkruan për sulmin pesë orësh të z. Rama dhe zyrës së Prokurorit. Dhe z. Rama u instalua para zyrave të Kryeministrisë, te Kullat Binjake, duke pritur që të hynte në zyrën time përmes forcës. Ky ishte një grusht shteti sepse çdo gjë ishte përgatitur sipas të gjitha mënyrave të një grushti shteti. Më 11 janar, z. Rama publikoi një regjistrim video, ku shfaqej zv.kryeministri i vendit që flsite me ish-ministrin e Ekonomisë, që i thoshte këtij të fundit që të zbatonte një vendim të Gjykatës së Apelit për një kontratë dhe ofertë konçesionare. Por gjithashtu në video, që ishte një operacion përgjimi (???) shfaqej zv.kryeministri që i thoshte ministrit që kryeministri vetë(Doktori siç shprehet)do të vendosë për një javë. Por u pa qartë se videoja shkoi nga 13 orë 29 minuta 42 sekonda në 13 orë 30 minuta 4 sekonda. Kur ditën tjetër, televizioni u detyrua të shfaqte përgjimin, asnjëherë zv.kryeministri nuk i thotë ministrit për përfshirjen e kryeministrit në ofertë. Bëhej fjalë për një takim, bazuar në një marrëveshje ndërpalëshe të kreut të një korporate shtetërore, me emrat në çdo firmë.

Ditën tjetër, z. Meta, i dërgoi një letër kryetares së Kuvendit, ku i shkruante asaj se “unë heq dorë nga imuniteti për t’u vënë në dispozicion të hetimit”. Ditën tjetër, z. Meta erdhi në zyrën time ku më tha se “unë paraqes dorëheqjen time të parevokueshme, sepse nuk mund të pranoj që të përfaqësohem para Prokurorit si zv.kryeministër, por thjesht si qytetari Ilir Meta”. Por çfarë rezultoi më vonë? Pasi në video  përmenden 700 mijë euro dhe ministri, i cili regjistroi videon, i thotë zv.kryeministrit se “unë nuk e kam zbatuar vendimin e Gjykatës, sepse kompania nuk më ka dërguar vendimin e saj në rrugë protokollare”. Por kur zv.kryeministri Meta dha dorëheqjen ai provoi  qartë si kristali, me dokumente se më shumë se një muaj para se video të regjistrohej, kompania i kishte dërguar kërkesën ish-ministrit që të zabtonte vendimin e Gjykatës. Dhe e dërgoi këtë me protokoll. Dhe ministri vetë bëri shënim mbi dokumentin, drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, që ta zbatonte vendimin e formës së prerë të Gjykatës. Dhe në dokumentet shoqëruese të vendimit të Gjykatës, kompania i drejtohej ministrit: “Z. Ministër! Për shkak të kohëzgjatjes së procesit gjyqësor, kompania ime humbi 700 mijë euro”.

Gjithsesi. Çdo gjë është duke u hetuar, por ky ishte standardi i qeverisë sime. Z. Rama thotë “jo”, video nuk u hetua. Z. Rama mblodhi Asamblenë Kombëtare (të PS) ku tha se “21 janari do të jetë dita e një demonstrate të popullit. Ne do të shkojmë përtej Kushtetutës. Ku opozita nuk mund të kontrollojë popullin. Dhe se populli do të bëjë atë që do të bëjë”.

Më vonë ai dërgoi të gjithë deputetët në zona ku do të paguanin njerëzi t për dhunë. Ai pagoi më shumë se 1200 njerëz dhe 1.3 milionë dollarë u hodhën për përgatitjet. Në mbrëmje, para demonstratës, z. Rama deklaroi:
“Z. Berisha ose ju do të pranoni zgjidhjen, ose ju do të detyroheni të ecni mbi kufoma”. Unë u përgjigja se: “Në këtë vend, që nga viti 2005, ka patur me qindra pritesta dhe qoftë edhe një njeri i vetëm i opozitës nuk është lënduar. Dhe nuk do të lëndohet deri sa ju të protestoni paqësisht. Sigurisht nëse ju përdorni dhunë, atëherë do të përballeni me ligjin”.

Ditën tjetër, erdha në zyrën time, i kërkova shefit të policisë dhe ministrit të Brendshëm, maksimumin e kontrollit dhe tolerancës. “Transmetojeni këtë te të gjitha njësitë”. Dhe kjo u përcoll. Në mesditë, unë po haja drekë me një ambasador të huaj, që e përfundova në 14: 15. Zyra ime ishte rrethuar nga të gjitha anët. Unë hyrë në zyrtën time dhe kjo zyrë kurrë nuk do të pushtohej  prej dikujt. Ajo është institucion i një vendi të lirë. Z. Rama u vendos përballë zyrës sime. Rrugaçët e tij, këta rrugaçë…Protestuesit ikën të gjithë. Ata ishin të gjithë bashkë. Vetëm ¼-a, ose më pak se ¼-a ishin paguar që të përdornin dhunë.

Z. Rama u ul përballë zyrës sime dhe urdhëronte çdo operacion. Ata qëlluan mbi policët në mënyrën më të egër. Ata kishin bërë gati kallashnikovë, me eksplozivë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë synohej.  Ata filluan të qëllonin me eksplozivë, me pistoletë dhe me armë të lehta. Ata nisën të qëllonin mbi policët, mbi Gardën Kombëtare. Ata hapën me forcë derën e e oborrit. Territori brenda derës është i mbrojtur nga Garda e Republikës. Garda e Republikës në Shqipëri nuk vihet në veprim përmes urdhrit, por përmes ligjit që thotë: “Në rastet kur territori sulmohet, territori ku ju mbroni godinën, së pari duhet të qëllosh në ajër, së dyti qëllon drejt (???) kur po të qëllojnë, ose kur dikush përpiqet të të godasë. Ky është ligji, i qartë si kristal, i miratuar nga qeveria e mëparëshme, nga qeveria socialiste.

Ja pse, pas pesë orësh dhe pasi sollën një makinë me synim që të hapnin dyert brenda godinës, por nuk ia dolën. Garda e Republikës fillimisht qëlloi në ajër. Njerëzit ikën, asnjë nuk qëndroi brenda. Por pastaj, vijuan të hidhnin gurë, eksplozivë ndaj forcave të Gardës Kombëtare. Ata qëlluan në ajër, pati një njeri të vdekur, afër me derën….Pastaj një tjetër (???). Këta janë në territorin ku Garda e Republikës qëlloi. Janë edhe dy të tjerë. Ata nuk kanë fare të bëjnë me territorin . ata ishin totalisht në mes, në rrugë…Pas kësaj, pas kësaj, z. Rama donte të sulmonte me kallashnikovë, bazuka dhe të tjera mjete. Policia më informoi se po presin të errësohet edhe pak dhe të nisin sulmin. Unë u thashë: “Transmetoni! Në rast se ata do të ndërmarrin një sulm të tillë, ata do të marrin si përgjigje një kundërsulm të rreptë ndaj gjithkujt, por edhe do të ndiqen deri tek i fundit, sa të mos ketë më siguri për ta”.

Ata u tërhoqën. Unë dola para mediave dhe u deklarova shqiptarëve:” Qytetarë të Shqipërisë! Kryeministri juaj, Këshilli i Ministrave u rrethua për pesë orë. Kryeministri idhte në zyrë”.

Përpjekja për të rrëzuar atë me forcë është shumë e shëmtuar, është një grusht shteti. Në këtë përplasje 3 njerëz vdiqën. Ngushëllimet më të mira për familjet dhe i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm që të nisë menjehërë hetimin e rrethanave të vdekjes së tyre.

Next Post

Moldavi, protestuesit marrin Parlamentin (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In