• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista e Kokëdhimës në median greke: Çështja çame një problem të drejtash dhe jo politike

by A R
02/02/2016 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Koço Kokëdhima ka dhënë një intervistë për një televizion lokal (Janina), përmes së cilës ka përcjellë disa qëndrime të qeverisë në lidhje me raportin me palën greke.

Në qendër të intervistës prej 10.48 minutash ishin qëndrimet e ligjvënësit socialist për çështjen çame dhe problemet që lidhen me të, ligjin e Luftës që mban ende Greqia në fuqi ndaj Shqipërisë prej vitit 1941, apo Paktit Detar mes qeverive të Shqipërisë dhe të Greqisë, nënshkruar në pranverën e vitit 2009, që cenon integritetin territorial dhe interesat ekonomike të Shqipërisë.

Kokëdhima iu përgjigj gazetarit të televizionit “Janina” edhe për pretendimet e autoriteteve greke për të ashtuquajturin diskriminim të pakicave të etnisë greke në jug të Shqipërisë dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në radhët e grupit terrorist, ISIS.

Intervista e Plote

Çfarë problemesh ekzistojnë në marrëdhëniet greko-shqiptare?

Ndër të tjera deputeti Kokëdhima tha: Është e pakuptimtë që në Greqi është akoma në fuqi një ligj absurd, siç është ligji i luftës me Shqipërinë. Ai nuk është vetëm një atavizëm i praktikave dhe i ndërtimit të legjislacionit të shkuar në Greqi, por është edhe një ligj që praktikisht pengon shumë qytetarë shqiptarë, ose çamët, që të përfitojnë të drejtat e tyre përmes teknikave ligjore në Greqi. Një çështje tjetër e pazgjidhur në marrëdhëniet tona është edhe marrëveshja për ndarjen e kufijve detarë. Kjo marrëveshje sigurisht që duhet të rinegociohet në bazë të të gjitha praktikave që ekzistojnë sot midis vendeve kufitare detare në Europë dhe në botë, në respekt të së drejtës ndërkombëtare dhe të interesave të dy vendeve tona. Në projektmarrëveshjen e mëparshme nuk janë respektuar të drejtat e Shqipërisë. Prandaj edhe Gjykata Kushtetuese vendosi që ta anulojë këtë marrëveshje.

A e aprovon qeveria shqiptare pretendimin e çamëve për përfitimin e pasurive në Greqi dhe cilën mënyrë propozon ajo për përfitimin e këtyre pasurive?

Kokëdhima: Unë do të shfaq opinionin tim për këtë çështje dhe nuk do të flas në emër të qeverisë shqiptare për një çështje të tillë. Për këtë pyetje specifikisht do të duhej të jepte një përgjigje Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Por unë mendoj se çamët kanë të drejta dhe jo pretendime. Kanë të drejta, të cilat nuk duhen refuzuar apo paragjykuar politikisht. Këto të drejta duhen gjykuar si të drejta njerëzore dhe atyre duhet t’u jepet mundësia që t’i mbrojnë këto të drejta në mënyrë tekniko-ligjore, si të gjithë qytetarët e tjerë grekë ose jo grekë.

Ekziston një opinion i rënduar se në Shqipëri shkelen të drejtat e minoritetit grek. Si e vlerësoni ju këtë çështje?

Kokëdhima: Ne e vlerësojmë minoritetin grek në Shqipëri si pjesë të pandarë të popullit shqiptar, që ka jetuar dhe ka ndarë gjithçka me popullin shqiptar, ka qenë bashkë me të edhe në ditë të mira, edhe në ditë të këqija. Dua t’ju them edhe një provë të faktit që qeveria e Shqipërisë e ka trajtuar minoritetin grek me shumë drejtësi dhe barazi. Në reformën territoriale të vitit 2014, ne miratuam dy bashki të minoritetit. Jo vetëm që nuk kemi lënë fshatra të minoritetit jashtë, por përkundrazi, kemi lënë fshatra shqiptare brenda këtyre bashkive.

A e rrezikojnë celulat terroriste të ISIS-it në Shqipëri paqen në Ballkan?

Kokëdhima: Shqipëria ka shumë gjëra për të mësuar nga popujt e tjerë. Por për tolerancën fetare dhe etnikë janë popujt e tjerë që duhet të mësojnë nga Shqipëria. Sa u përket formacioneve terroriste të ISIS-it dhe luftëtarëve me origjinë shqiptare të rekrutuar në vendet e Ballkanit, unë besoj se ata nuk janë atje për arsye të tjera, përveçse si njerëz të rekrutuar për interesa ekonomike. Unë besoj që janë njerëz që kanë shkuar atje për pagesë. Unë nuk mendoj se kanë shkuar atje nën flamurin e radikalizmit islamik. Ne kemi nevojë të zhvillojmë ekonominë dhe t’u japim të ardhme njerëzve, t’u japim shpresë dhe mbështetje të gjithë këtyre të rinjve dhe të rejave që nuk kanë asnjë perspektivë dhe asnjë mjet jetese. Varfëria dhe papunësia janë rreziqet reale të paqes dhe të qetësisë në Ballkan.

Next Post

Suksesi i kuqezinjve, një reportazh nga ZDF

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

Protesta, Meta reagon nga qelia: Plumbat e gomës, dhuna kriminale dhe rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk na ndalin

February 20, 2026
Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

Bardhi: Janë shoqëruar mbi 40 persona nga policia

February 20, 2026
Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

Flamur Noka përplaset me policët: Horra që rrëmbejnë dhe dhunojnë protestuesit

February 20, 2026
U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

U lëndua në protestë, QSUT tregon gjendjen e deputetit Luçiano Boçi

February 20, 2026
Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

Berisha flet për protestë paqësore, por i quan militantët e vet ‘kryengritës të armatosur’

February 20, 2026
Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

Protesta e dhunshme e Berishës/ Deputeti i PD përfundon në QSUT me dëmtime në lëkurë, në spital edhe një militant

February 20, 2026
Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

Berisha mbyll protestën “pa rrëzuar Ramën”, me akuza dhe kërcënime nga selia blu paralajmëron të radhës: Do të jetë më e fuqishmja që ka njohur vendi

February 20, 2026
Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

Protestuesit hodhën molotovë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, shoqërohen në polici 25 persona

February 20, 2026
“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

“Edi Rama sulmoi selinë tonë”, Sali Berisha kërcënon kryeministrin: Jap fjalën e nderit, selia e tij gjurmë nuk do të ketë!

February 20, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In