• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

INTERVISTA/ Deputeti i ri i opozitës në Kuvend: PD, plot me sigurimsa

by Java News
28/04/2019 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Flet Arlind Çaçani: Pse hyra në Parlament, i përkas së djathtës nuk jam blerë

 

Nga Fernada Cenko

 

Djegia e mandateve të opozitës i ka hapur rrugë rikthimit në Parlament të kandidatëve, të cilët nuk fituan mandat në zgjedhjet e shkuara.

 

Një tjetër kandidat në listat e Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit. Arlind Çaçani është deputeti i ri në Kuvend. Ai ka mbajtur pozicionin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës.

Në një intervistë për “TemA Javore”, Çaçani tregon arsyet që e detyruan të futej në parlament dhe të dilte gjithashtu kundër vendimit të opozitës. Akuzave nga opozita për Ramën se ka blerë kandidatët nga listat e tyre vijuese që të pranojnë mandatin e deputetit ai siguron se kurrë nuk është bërë pjesë e ndonjë pazari.

Gjithashtu Çaçani “thumboi” edhe ministren Elisa Spiropali, deputete në qarkun e Korçës që mbulon Kolonjën, ku tha se ajo vjen në zonën e saj vetëm për qoka. Ai është shprehur se grupi që ai bën pjesë në Kuvend me drejtuese Rudina Hajdarin do të shpalosë alternativën për ndryshimin e sistemit.

Sipas tij e ardhmja në politike do të jetë gjithmonë e orientuar djathtas.

  1. Çaçani, keni qene një demokrat i flaktë. Mbanit deri në momentin e marrjes së mandatit pozicionin e kreut të FRPD-së. Pse ky vendim për të pranuar mandatin për të qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë?

Nuk e kam braktisur Partinë Demokratike. Vazhdoj ende të jem demokrat i flaktë, njësoj si ditën e parë që kam aderuar në Partinë Demokratike. Unë mbaja pozicionin e Kryetarit të Forumit Rinor, edhe e kam kryer këtë detyrë fisnike me dinjitet. Por vendimi tim personal u ndikua edhe nga disa demokrat të Kolonjës që më kanë mbështetur edhe inkurajuar që të jem pjesë e Parlamentit. Normal që ka edhe kundra. Unë

mendoj se ligjet edhe reformat bëhen në Kuvend. Në qoftë se do duam t’i japim Shqipërisë një reformë të re zgjedhore. Në qoftë se do ti japim Shqipërisë një sistem të ri zgjedhor. Në qoftë se do ti jap një klasë të re politike e vetmja mundësi edhe në Parlament.

E patët të vështirë të merrnit këtë vendim?

Të vështirë e pata, sepse e dija që do bëhej gjyqi popullor edhe do etiketohesha si tradhtar, komunist, i shitur te qeveria. Sepse komunist ju dukem unë, që na kanë vrarë e na ka burgosur si fis gjatë regjimit komunist. E nuk ju duken ish- sigurimsat që kanë zaptuar Partinë Demokratike, ata që i dhanë votat Gramoz Ruçit për Kryetar Kuvendi.

Realisht jeni etiketuar. Çfarë keni marrë në këmbim për të pranuar mandatin?

Të siguroj që po të ishin ofruar lekë nuk do vinte radha deri tek unë për të marrë mandatin. Kurrë nuk jam bërë pjesë e ndonjë pazari dhe as mendoj se do të bëhem.

Keni pasur ndonjë sinjal nga mazhoranca qeverisëse…

Unë jam i djathtë ca lidhje ka të afrohem me njerëz që janë shkaku kryesor për gjendjen e mjerueshme të vendit.

Çfarë do bëni ju për kolonjarët në Parlament?

Kolonja meriton shumë. Por si një deputet opozitar që të vetmin instrument ka fjalën nuk do rresht kurrë se ngritur zërin për Kolonjën. Për varfërinë, për papunësinë, për infrastrukturën, për bujqësinë. Kolonja ka shume problematika që meriton të dëgjohen në Parlament.

Partia Demokratike prej dy dekadash nuk ka pasur deputetë në Parlamentin e Shqipërisë…

Është e vërtetë. Uran Butka ka qenë deputetë i fundit. Pra që nga viti 1997.

Mbas 22 vitesh sot Kolonja ka dy deputetë? Ku qëndron ndryshimi?

Një që vjen në Kolonjë vetëm për qoka apo në raste festash nuk quhet deputeti i zonës. Ndërsa një person i cili di hallet edhe problemet Kolonjës deri në fshatin më të largët mendoj se duhet të quhet deputeti i zonës. Edhe pse jemi dy deputetë ka ndryshime. Sepse zj. Spiropali është ne qeveri dhe ka gjithë instrumentat për ta zhvilluar këtë zonë që ka resurse pafund për ti shfrytëzuar dhe një në opozitë që të vetmin instrument ka fjalën. Po të ishte e kundërta ju siguroj që do bëja shumë për Kolonjën, sepse jam bir i saj.

A jeni pjesë e partisë së re “Bindja Demokratike”?

Jo. i vetmi grup ku bëj pjesë është grupi parlamentar demokrat i drejtuar nga zj. Hajdari. Grup që përbëhet nga demokratë të vërtetë edhe pretendojmë që do arrijmë qëllimin tonë kryesor. Ndryshimin e sistemit.

Mendoni se do funksionojë kjo parti?

Për të funksionuar normal që do të funksionojë n.q.s ngre struktura. Por nuk mund ta parashikoj sa do ngjis me votuesit.

E mendoni se kush do jetë e ardhmja juaj politikë?

E ardhmja ime në politike do të jetë gjithmonë e orientuar djathtas. Jam i bindur që bashkë me grupin do të arrijmë qëllimet tona. Unë nuk kam ardhur në politikë përkohësisht por do të qëndroj gjatë.

(TemA Javore)

Next Post
FOTOT/ Mrekullia natyrore e Syrit të Kaltër

FOTOT/ Mrekullia natyrore e Syrit të Kaltër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

Trump paralajmëron ndryshime territoriale në Ukrainë, Kremlini: Realiteti në terren ka ndryshuar!

November 9, 2026
“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

November 9, 2026
Gjendja e Unionit, pesë përfundimet kryesore nga fjalimi i Ursula von der Leyen -

BE-ja do të marrë pjesë në bisedimet për Ukrainën në Abu Dhabi, Von der Leyen konfirmon praninë e delegacionit evropian!

November 9, 2026
Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

Buxheti 2027, vetëm 1,1 mld lekë më shumë për Bujqësinë, fondet arrijnë në 17,9 mld lekë! Zbardhen diskutimet në Komision

November 9, 2026
Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

Bandat e drogës në Francë rekrutojnë fëmijë për të vrarë, adoleshentët joshen me para dhe përfundojnë në rrjetin e mafias!

November 9, 2026
“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

“Bizneset po ndiejnë pasojat, rritja do të jetë më e ulët”- Ibrahimaj në Komision: Protestat e dhunshme e ngadalësojnë ekonominë!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In