• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ De Biazi flet për Europianin dhe “sekretet” nën mëngë

by Java News
23/04/2016 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Hero kombëtar, njeriu i rekordeve ose thjesht Gianni de Biasi.Këto përcaktime mund të duken të ekzagjeruara për një tifoz dosido, por për shqiptarët trajneri aktual i Shqipërisë përfaqëson një idhull. Pse? E thjeshtë ta thuash: falë tij, Shqipëria arriti për të parën herë në Europianin e Francës 2016, kur diçka e tillë kurrë s’kishte ndodhur për vendin e vogël që ndodhet përballë Italisë, në krahun tjetër të detit Adriatik.

Por, suksesi i trajnerit italian nuk është sigurisht i rastësishëm apo me fat, ndaj për “Tuttosport”, trajneri ka provuar që të shpjegojë cilat janë bazat e punës, duke u futur edhe tek taktika, që është më komplekse.

Pyetet menjëherë se si do t’ia bëjë që të motivojë një kombëtare që është në evropianin e saj të parë:

“Duke punuar tek mendja e lojtarëve: i kam bindur, sepse besoja verbërisht, që nëpërmjet organizimit të punës do të ndiqnim dhe arrinim një objektiv të pashpresuar në vigjilie”.

Nuk është për t’u lënë mënjanë edhe aspekti linguistik, ose e thënë ndryshe vështirësitë që mund të dalin në shpjegimin e taktikës në një gjuhë tjetër:

“Pjesa më e madhe e futbollistëve, pra e 24-25 që thërras zakonisht më kuptojnë në ajër, për të tjerët kam përkthyes Lorik Canën, kapitenin, që njeh më shumë gjuhë se një përkthyes. Sidomos flet në mënyrë teknike, sjell konceptet e mia bazë ashtu si duhet”.

Trajneri aktual i Shqipërisë ka pasur një karrierë të madhe në skuadrat e klubeve, që sigurisht janë ndryshe nga menaxhimi i një kombëtare:

“Në rolin e përzgjedhësit ke më pak kohë për të punuar gjatë javës. Por, mentaliteti që sjell tek kombëtarja është e njëjta që çon në klube. Ne shfrytëzojmë 110% kohën që kemi. Përdor videot për të kuptuar gabimet për të cilat në fushë nuk e dallova”. Kjo pra, programi i njerëzve të De Biasit në prag të Francë 2016: “Pas fundit të kampionateve, do t’i lë një javë pushim djemtë.

Do të ritakohemi më 23 maj në Bad Valtersdorf, lokalitet pranë Gracit, në Austri, ku do të qëndrojmë deri më 2 qershor. Në datën 30 parashikohet një miqësore ndaj Katarit, ndërsa më datën 3 do të luajmë në Bergamo ndaj Ukrainës.

Ditën pasardhëse kam fiksuar një stërvitje në Zingonia, ndërsa në datën 5 do të lë një ditë të lirë ekipit, përpara transferimit në Perros Girek, në Britani. Nga 6 e tej do të përqëndrojpunën tek taktika dhe shpejtësia, në pritje të datës 11 qershor, kur edhe do të debutojmë ndaj Zvicrës”.

Panorama

Next Post

Ja pse është një ide e mirë që të ecin 10 mijë hapa çdo ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

VIDEO/ Protestuesi shpërthen ndaj kryeministrit Rama: Hiq dorë nga Vlora, se do të…

July 4, 2026
“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

“Diktatori i fundit”/ Protestuesit i bëjnë bust Edi Ramës dhe e rrëzojnë para Kryeministrisë

July 4, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa ishte pjesëmarrja në protestë në orën 20:30

July 4, 2026
“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

“Përballemi me të ardhmen pa frikë”, mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

July 4, 2026
Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

Në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”, ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

July 4, 2026
“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

“Populli të uron”/ Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit

July 4, 2026
FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

FOTO+VIDEO/ Protestuesit mblidhen në ditën e 35-të para Kryeministrisë! Ja sa ishte pjesëmarrja në orën 19:35

July 4, 2026
35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

35 ditë tubim para Kryeministrisë! Protestuesit mblidhen në shesh dhe nisin marshimin, bashkohen edhe ata nga Diaspora

July 4, 2026
Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

Shpallja non grata e Igballe Berishës, Lamallari: Nuk hezitoj të bëj të njëjtën gjë me…

July 4, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Edi Rama – Paradoksi i një postmoderni të urryer

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In