• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/ Bernd Fischer, historiani amerikan: E vështirë të rehabilitohet plotësisht Mid’hat Frashëri

by Java News
02/03/2019 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, historiani amerikan Bernd J. Fisher, krahas qendrimit te tij rreth situates ne Shqiperi dhe aktualitetit politik, ndalet edhe ne nje zhvillim qe u pasua me debate te shumta: kthimin ne atdhe te eshtrave te Mid’hat Frashërit. 

Sipas tij, “Frashëri ishte pjesë e historisë së Shqipërisë dhe sjellja e eshtrave të tij në atdhe ishte e ligjshme. Ndoshta shteti mund të kishte qenë më pak entuziast, për të mos krijuar idenë e një festimi, por një përkujtimi”.

I përket një tjetër periudhe, por nuk ka se si të mos lidhet edhe me politikën e ditës, përderisa edhe kthimi i tij në atdhe ishte një vendim i saj. Ç’mendoni për rivarrosjen e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri?

Ne kemi kaluar një situatë të tillë me monumentet e Konfederatës. Pas Luftës Civile (1865), në Jug u ngritën statujat e drejtuesve të Ushtrisë së Konfederatës. Ende vijon debati se ç’do të bëhet me to. Shumë ishin që ato të rrëzoheshin, por unë jam kundër kësaj, sepse bashkë me to do të shembej dhe një aspekt i historisë. Për shembull, unë jam kundër shembjes së Piramidës, e cila duhet të ruhet si një simbol, jo për të festuar, por si simbol i një periudhe të caktuar që nuk duhet harruar. Në këtë kontekst, Frashëri ishte pjesë e historisë së Shqipërisë dhe sjellja e eshtrave të tij në atdhe ishte e ligjshme. Ndoshta shteti mund të kishte qenë më pak entuziast, për të mos krijuar idenë e një festimi, por një përkujtimi. Ka një ndryshim të madh mes të dyjave. Nëse kalohet linja e përkujtimores, atëherë kemi të bëjmë me politikë. Gjithnjë jam shprehur kundër përdorimit politik të historisë.

Rivarrosja e tij në Tiranë u shoqërua me debate. Ishin të shumtë ata që kundërshtuan, duke kujtuar faktin se ai ka qenë bashkëpunëtor me pushtuesin nazifashist. A quhet Mid’hat Frashëri kolaboracionist?

Është e qartë që ai ka punuar me regjimin pushtues. Kushdo që bashkëpunon me regjimin është vetësakrifikuar. Regjimet gjithnjë duan të gjejnë njerëz që të drejtojnë qeveritë e tyre të kukullave. Një pjesë e atyre që bashkëpunuan, jo të gjithë e kanë justifikuar këtë si të keqen më të vogël, por regjimi pushtues mund të kishte qenë edhe më i keq se ai që ishte. Nuk besoj se ka më paqartësi në këtë pikë. Kushdo që bashkëpunon me pushtuesin është vetësakrifikuar dhe të quajturit “tradhtar” nga ana e njerëzve, është një haraç që ata duhet ta mbajnë. Pikërisht për shkak të kësaj periudhe bashkëpunimi, nuk mendoj se ai do të rehabilitohet plotësisht. ALMA MILE/Panorama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

Itali miraton ligj të ri, kufi për nxënësit e huaj dhe kuotë 30%, ndalon edhe burkat në shkolla!

November 27, 2026
E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

November 27, 2026
Aksidenti i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, humb jetën pas plagosjes së rëndë drejtuesi 64-vjeçar i motorit! U përplas nga 35-vjeçari me mjet

Aksident dramatik në Orikum, 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave, ja si paraqitet gjendja e tyre në spital!

November 27, 2026
Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

Moti i keq/ Probleme në malësinë e Shkodrës, rënie gurësh në akset Koplik-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth (VIDEO)

November 27, 2026
Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!

November 27, 2026
Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

Karakaçi: Do të falen rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike të periudhës 2008-2013, qytetarët të shprehin shqetësimet në platformën online

November 27, 2026
Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

Qeveria miraton ratifikimin e marrëveshjes me NATO-n për mbështetjen e Ukrainës! Ja çfarë parashikon vendimi!

November 27, 2026
Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

November 27, 2026
Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

Qeveria miraton numrin unik të Emergjencave 112, shërbim 24 orë në të gjithë vendin!

November 27, 2026
Analiza satirike e Gjekmarkajt: Babua dhe Besën, tani Shqipëria do dalë në selamet! Braçja ‘derdhi gotën’, dreq o punë, rënkoi Tao

Kronika dëshmon për historinë e ditës së djeshme!

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In