• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Intervista/Basha mohon: “Nuk kam lidhje me asnjë oligark”. Jam me qira për një periudhë të përkohshme

by Java News
05/11/2019 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se shtëpia ku është vendosur është marrë me qira dhe se kontratat e dokumentet janë të depozituara. Në emisionin “Përballje” të Lutfi Dervishit në TVSH, Basha tha se nuk ka asnjë lidhje me asnjë oligark.

Ajo çfarë kërkohet nga lideri i opozitës janë standardet minimale të transparencës. Ju keni thënë që keni kaluar me qera përkohësisht, por ndoshta njerëzit do të kërkonin një kontratë qiraje…

Këto janë gënjeshtra të cilat janë shpërndarë nga qeveria, me synimin cinik për të hequr vëmendjen nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Sqarimet e mia kanë qënë të plota dhe shterruese. Por, unë nuk kam ndërmend t’i hyj dhe të bëhem pjesë e kësaj loje me të cilën ka për qëllim, pikërisht, për të hequr vëmendjen nga e vërteta e hidhur me të cilat përballen sot shqiptarët. Prandaj detyra ime është të jem me shqiptarët, ky është edhe qëllimi i turit në të cilin jam përfshirë dhe do të vazhdoj, për të dëgjuar të vërtetat dhe jo gënjeshtrat që kanë për qëllim pikërisht të heqë vëmendjen nga këto të vërteta. Janë gënjeshtra të pastra pa asnjë bazë. Gjithçka që është hedhur nga ato media të kontrolluara nga qeveria, janë të gjitha gënjeshtra.

Është sqaruar gjithçka. Kam lëvizur me qira për një përiudhë të përkohshme dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë oligark dhe nuk do të kem lidhje me asnjë oligark. Sulmet ndaj meje kanë për qëllim të heqin vëmendjen nga këto të vërteta. Dhe nuk kam për t’u tërhequr nga beteja ime kundër asnjë oligarku dhe asnjë të inkriminuari. Pra, kanë për qëllim vetëm të heqin vemendjen nga të vërtetat e hidhura, nga lista e gjatë e dështimeve të kësaj qeverie. Nga negociatat, me Kajmakun, atentatet mafioze kundër prokurorëve. Sa herë që Edi Rama dhe qeveria ndodhën në këto vështirësi, fabrikojnë gënjeshtra kundër meje përsonalisht dhe kundër familjes time.

Mund të botoni një faksimilje të kontratës dhe nuk do të merreshin më me ju.

Shiko, kontratat dhe gjithçka tjetër janë të depozituara dhe këto i dinë fare mirë të gjithë. Qeveritarët dhe tellalët e tyre i dinë fare mirë sepse gjithçka është publike. Ajo që po ju them është kjo: E gjitha është një gënjeshtër, pa asnjë bazë në realitet dhe që ka një qëllim të vetëm: të heqë vëmendjen, në rradhë të parë nga lista e gjatë e dështimeve të Edi Ramës dhe së dyti nga të vërteta e hidhura të shqiptarëve.

Po jua them edhe njëherë zoti Dervishi. Unë refuzoj të bëhem pjesë e kësaj loje të ndyrë me një qëllim politik, të heqë vëmendjen nga dështimet e kësaj qeverie, nga të vërtetat e hidhura të shqiptarëve.Koha ime, e cila nuk është vetëm e imja, por është e qytetarëve shqiptarë, është e opozitës, është e interesit publik, do të shkojë tek interesi publik dhe interesi publik, është kjo që po bëj. Bashkëbisedimi me qytetarët, evidentimi i këtyre të vërtetave të hidhura dhe ardhja së bashku tek zgjidhjet e përbashkëta për ta nxjerrë vendin nga kriza. RTSH

 

 

Next Post
Krimet në Shkodër, zv.ministri: Sot zbulohen 100%, kur ishte Basha ministër vetëm 64%

Arrestimi i nipit të deputetit të PS/ Zv.ministri i Brendshëm: Kemi prova prej makinës së autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In