Intervista/ Ana tjetër e Ramës: Shikoj shumë filma për t’u qetësuar!

Rama

Në një intervistë me gazetaren Nisida Tufa Edi Rama ka folur edhe për jetën e tij personale.

Ai tha se ka në shtëpi një opozitë fantastike që ia kompenson atë që s’e bën dot opozita që është në parlament nga pikëpamja e diskutimeve mbi gjërat që kanë të bëjnë me parimet, me vlerat, me përmbajtjen e vendimeve të rëndësishme dhe se Linda e ka lënë plotësisht vetëm në atë pikë.

Ai po ashtu foli edhe për kohën e lirë në të cilën tha se lexon libra dhe shikon filma.

Jeni shprehur z. Rama se kur jeni në majë jeni vetëm. Si mbushet boshllëku që ju lë vetmia për shkak të pushtetit?

Më ke krijuar shumë probleme me atë intervistë sepse shumëkush atë që unë e kam thënë e kanë keqkuptuar dhe e kanë marrë si një ankesë ose si shprehjen e një të vërtete të hidhur që askush prej atyre që janë pranë meje nuk arrin të më ndihmojë. Në fakt vetmia e atij që është në majë është vetmia e kujtdo në cilëndo majë që duhet të marri vendime, dhe sigurisht që unë s’jam vetëm, fatmirësisht nuk jam vetëm sepse kam nga një anë një opozitë fantastike në shtëpi që ma kompenson madje e tejkalon atë që s’e bën dot opozita që është në parlament nga pikëpamja e diskutimeve mbi gjërat që kanë të bëjnë me parimet, me vlerat, me përmbajtjen e vendimeve të rëndësishme, natyrisht jo të punës së përditshme sepse Linda më ka lënë plotësisht vetëm në atë pikë, s’është puna ime ajo dhe nuk jam vetëm sepse kam bashkëpunëtore që punojnë me mua me përkushtim, njerëz që janë në kabinet, njerëz që janë në qeveri që punojnë me orë të zgjatuar, që janë të gatshëm në ço orë. Por ajo që lidhet me vetminë e majës është që në momentin që janë vendimet e rëndësishme dhe të vështira për t’u marrë je vetëm, nuk diskutohet. Dhe je vetëm në një sens tjetër që kush nuk të njeh nga afër dhe kush nuk e shikon nga afër dhe në këtë rast është vetëm familja e vogël dhe vetëm një numër i vogël i njerëzve që janë me ty në punën e përditshmenuk e ka fare idenë se çfarë do të thotë të jesh në majë me përgjegjësinë e jashtëzakonshme të drejtimit të punëve të një vendi të tërë. Dhe kjo është ajo që desha të them dhe me këtë rast sqaroj ata që nuk më janë ankuar direkt, por e di që e kanë perceptuar njësoj si ata që janë ankuar direkt.

A lexoni z. Rama? A ka një libër që ju ka bërë përshtypje së fundmi?

Unë kam shumë kohë që nuk lexoj libra artistikë, por lexoj libra që lidhen me mua, lidhen me punën time dhe libra politikë, libra eseistikë apo patjetër artikuj të gazetave kryesore ndërkombëtare çdo ditë dhe kam edhe një lidhje tjetër dhe është lidhja ime e pandryshueshme dot, me filmin. Kështu që patjetër çdo javë duhet të kem një kohë dedikuar për filmin dhe koha e dedikuar për filmin është koha më e keqe që bën edhe dëmin më të madh nga pikëpamja e shpejtësisë së rikuperimit të energjive, por gjithsesi tani ia kam dalë, që është nga ora 1 deri në 3 të mëngjesit që unë patjetër duhet të shoh film të paktën dy deri në tre herë në javë. Sepse ajo është koha që më largon dhe unë në atë kohë fokusohem për shkak të filmit te diçka komplet dhe nuk e kam mendjen gjatë gjithë kohës në lëvizje. Nuk jam nga ata që them që shiko fle shumë pak.

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com