• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Intervista/ Ambasadorja palestineze: Paralajmëruam se do shpërthente. Duhet marrëveshje në krijimin e dy shteteve

by Java News
09/10/2023 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa bëhemi gati për të intervistuar ambasadoren e Palestinës në Shqipëri, Hana A.S. Shawa, sytë nuk i ndan për asnjë moment prej televizorit ndaluar në kanalin “Al Jazeera” në gjuhën arabe, nga ku vijnë imazhe të asaj çfarë është duke ndodhur në Gaza.

E pikërisht për këto zhvillime tronditëse në intervistën e saj për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ambasadorja Shawa fillimisht i përgjigjet pyetjes se  cili është pozicioni shtetit të Palestinës për këtë situatë?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Jemi shprehur gjithmonë se mungesa një perspektive politike për zgjidhjen do të çojë në një situatë të pakthyeshme që po e shohim tani.

Palestina ka bërë thirrje gjithmonë për një konferencë ndërkombëtare për të rifilluar negociatat serioze bazuar në rezolutat dhe ligjet ndërkombëtare

Muhamed Veliu: Kush është fajtori në këtë situatë?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Palestina është nën pushtimin e Izraelit që prej 1948-tës nisur nga grupet terroriste hebreje,  duke shkatërruar fshatrat palestineze. Për çfarë po ndodh fajtor është Izraeli që na ka pushtuar.

Është vijimi një agresioni në gjithë Palestinën jo vetëm në rripin e Gazës.

Ne kemi paralajmëruar gjithmonë se situata do të shpërthente, është e pakthyeshme si pasojë e mospasjes të një vullneti politik nga komuniteti ndërkombëtar në pasjen e një zgjidhje të vërtetë politike.

Kjo për të ushtruar presionin e duhur ndaj pushtuesit në uljen në tavolinën e bisedimeve e arritur një marrëveshje ku zgjidhja është pasja e dy shteteve dhe në mënyrë që kjo të zbatohet me Jeruzalemin lindor,  si kryeqytet.

Dështimi i komunitetit ndërkombëtar në arritjen e kësaj çon edhe njëherë tjetër në një situatë si kjo.

Civilë të pa mbrojtur po sulmohen në vazhdimësi duke u bombarduar e larguar nga shtëpitë e tyre. Çfarë ju prisni? Ne tu themi mirëserdhët në këtë pushtim. Natyrshëm Jo. Ata do të mbrojnë veten e tyre.

Muhamed Veliu: Ju sapo përmendët fjalën mbrojtje. Pra, një mbrojtje me koston e shumë viktimave nga të dyja palët prodhuar nga ky konflikt?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Ky nuk është një konflikt por është një pushtim i të gjithë Palestinës prej 1948. Ne pranuam të negocionim për 28% e të gjithë tokës së Palestinës nga zgjidhja me dy shtete me Lindjen e Jerzulamit do ta garantohej për kombin e Palestinës.

E në anën tjetër me shtetin e Izraelit i krijuar në 1948. Sipas të gjitha rezolutave të OKB-s, duhet të ndërtoheshin dy shtete. Një arab dhe një tjetër i Izraelit. Shteti arab nuk u themelua deri në këtë pikë ku shohim masakra konstante në mënyrë sistematike.

Shohim në mënyrë konstante këtë pushtim.

Ky është një aparteid, fashizëm dhe diskriminim ndaj këtij kombi. Kjo duhet të zgjidhet. Për aq kohë sa nuk zgjidhet situata gjithmonë do të jetë  si kjo dhe do të shkojë drejt diçkaje një rruge pa kthim.

Muhamed Veliu: A janë të justifikueshme apo të pa justifikueshme veprimet e deritanishme ndërmarrë prej Hamasit?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Justifikuar, Hamasi është pjesë e popullit të Palestinës. Hamasi nuk është diçka jashtë. Shteti Palestinës është nën pushtim. Justifikuar jo justifikuar ne kemi të drejtën e vetë-mbrojtjes. Ne jemi nën sulm vazhdimësish.

Muhamed Veliu: Zonja ambasadore. Ju përfaqësoni shtetin e Palestinës dhe jeni e dërguara e presidentit Mahmoud Abbas. Sot ju a ndjeheni edhe si ambasadore e popullit të Gazas?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Unë përfaqësoj Palestinën. Shteti Palestinës përfshin të gjithë Palestinën. Diferencat politike mes grupeve brenda shtetit është diçka natyrale. Çdo shtet ka ndarjet e veta politike. Unë përfaqësoj të gjithë popullin e Palestinës dhe presidentin e vendit tim Mahmoud Abbas. Po natyrisht.

Muhamed Veliu: Ky konflikt risolli në vëmendje marrëveshjet e shkuara të dështuara. A është zgjidhja një marrëveshje e re në  krijimin e dy shteteve?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Presidenti Mahmoud Abbas gjithnjë ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për një konferencë ku negociatat  të rihapen.

Që prej administratës të fundit amerikane ku të gjitha çështjet e negocimit kishin dështuar e u lanë mënjanë si çështja e Jeruzalemit, ajo e refugjatëve, setëllmentet, statusi kufirit, nga të gjitha këto u hoq dorë prej administratës së shkuar.

Fatkeqësitë në vazhdimësinë e administratës tjetër amerikane ky plan është zbatuar por me kuptim tjetër dhe në një version tjetër.

Ne gjithmonë kërkojmë një konferencë ndërkombëtare për tu kthyer negociatave e parë diskutimin e këtyre çështjeve si Jeruzalemi, setëllmentet, refugjatët dhe kufijtë që janë të 4 Qershorit 1967.

Fatkeqësisht realiteti në terren është komplet ndryshe sepse edhe në West Bank një territor që supozohet të ishte pjesërisht shtet i pavarur aktualisht është konfiskuar prej të ardhurve.

Aktualisht kjo qeveri izraelite ka tre ministra të cilët janë përgjegjës për të gjitha setëllmentet në territoret palestineze të okupuara.

Unë nuk e shoh këtë të ndodhë në realitet por ne vazhdimisht kërkojmë pasi na ka ardhur atje ku nuk mban më me këto masakra.

Gjaku jonë nuk është falas dhe ne nuk duhet të çnjerëzohemi. Askush nuk ka të drejtë të çnjerëzoj palestinezët deri në këtë pikë. Kanë mbërritur në një pikë tu themi. Boll më.

Muhamed Veliu: Jemi në ditën e dytë në të cilën Izraeli ka quajtur luftë. Cili është mendimi juaj. Si kjo situatë do të përfundojë?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Jam e keq-ardhur tu them se ky përshkallëzim me këtë masakër aktuale ndaj familjeve palestineze,  të zhytura në vuajte ndërkohë që ne flasim tani, nuk e shikoj se do të zgjidhet pa një presion ndërkombëtar,  që do të kthente në tavolinën e negociatave e i dhënë fund kësaj çështje.

Mënyra se si është duke shkuar me shtetet që ndihmojnë këtë pushtim po çojnë sinjale të gabuara e lejuar ata në bërjen nga një masakër në tjetrën. Kjo nuk do të sjellë zgjidhje e si e tillë është duke mërzitur të gjitha kombet arabe e myslimane. Kur ju lejoni të ardhurit të sulmojnë një xhami e cila nuk është një vend i hebrenjve, çfarë prisni?

E kjo me vetëdije çon në një luftë fetare.  E teksa e çoni këtë drejt një lufte fetare është e pakthyeshme.

Çdo vend që është duke ndihmuar okupuesit do të mbahet përgjegjës. Sipas kapitujve të OKB-s kush e thyen prej vendeve anëtare ose është bashkëpunëtor. Ndërkombëtarët janë duke dështuar gjithmonë.

Janë më shumë se 1000 rezoluta në favor të Palestinës dhe asnjë nuk është zbatuar.

Ky është një dështim i madh. Unë mendoj se në emër të humanizmit njerëzor ky është një alarm pasi kjo situatë në Palestinë do të shpërthejë të gjithë rajonin nga Palestina është toka e shenjtë për miliarda myslimanë e të krishterë.

Të ardhurit që po marrin në kontroll rrugët, po pështynë edhe me besimtarët kristianët.

Si mund të pranohet kjo përballë etikës perëndimore. A është të pështyrurit e besimtarëve kristian e pranueshme?

Le t’i harrojmë për një momentet masakrat ndaj myslimanëve.

Kjo është diçka që po përsëritet. Të pështysh e të rrahësh priftërinjtë në Jeruzalem ku është kjo e pranueshme. Si? Përse?

Muhamed Veliu: Si i keni parë deklarimet e qeverisë së Izraelit se luftimet e Hamasit janë të mbështetura nga faktorë të jashtëm siç është Irani?

Ambasadorja Hana A. S. Shawa: Ky entitet është i interesuar në dominimin e të gjithë rajonit. Ata do të përdorin çdo justifikim për të mbërritur deri tek Irani apo në të fajësuarit e tjerëve.

Situata domestike e këtij entiteti është shumë, shumë kaotike, si pasojë e diskriminimit dhe fashizmit. Ata po dështojnë e kështu krijojnë armiq të jashtëm duke bërë konspiracione e mbajtur gjallë kërcënimin. E kështu të arrijnë dominimin./m.j

Next Post
Me pushime në Shqipëri, vajza nga Italia humb kontaktet me familjen! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë

Me pushime në Shqipëri, vajza nga Italia humb kontaktet me familjen! Nëna e saj kërkon ndihmë: Kushdo që ka informacion të më kontaktojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In