Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it nuk do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, në sesionin e 84 të saj, që do të fillojë punimet të hënën, në Kigali të Ruandës. “Nuk ka aplikacione të reja për anëtarësim në INTERPOL, për shqyrtim në Asamblenë e Përgjithshme të 84-të”, është përgjigjur për Tribuna Channel, zyra për medie e INTERPOL-it. Por, Shqipe Mjekiqi, këshilltare e ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, thotë se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL është duke u shqyrtuar.
“Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Interpol dhe kjo kërkesë është duke u shqyrtuar”, është shprehur ajo.