• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INTERPOL zhvillon Konferencën e madhe në Tiranë me 200 kryepolicë

by Java News
11/05/2024 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca e 51-të Rajonale Europiane e INTERPOL, zbarkon në datat 11, 12 dhe 13 qershor në Tiranë. Delegacionet që vijnë nga të gjitha vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare pritet të shkojnë në gati 200 persona, ndërsa organizimi i saj në Shqipëri është një tjetër mundësi për vendin për të përshfaqur në arenën ndërkombëtare prestigjin dhe mbështetjen. Konferenca do të mbahet në Pallatin e Kongreseve dhe pjesëmarrës do të jenë drejtues të përgjithshëm të INTEPOL dhe zëvendës të tyre. Ftesa nga autoritetet shqiptare është bërë edhe për ministra, të cilët mendohet se do të udhëtojnë drejt Tiranës në 3 ditët e punimeve të konferencës. Për të zhvilluar punimet e këtij eventi, Kuvendi i Shqipërisë do të kalojë me procedurë të përshpejtuar, seancën e 16 majit, marrëveshjen e Shqipërisë dhe INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet e delegacioneve pjesëmarrëse. Në këtë marrëveshje thuhet se vendi organizator ka detyrë ruajtjen e sigurisë së delegacioneve dhe dhënien e privilegjeve për aq kohë sa janë të pranishëm dhe për këtë ngarkohet Policia e Shtetit. Përfaqësuesit e ICPO-INTERPOL-i do të kenë të njëjtat privilegje dhe imunitete që zakonisht u jepen organizatave ndërkombëtare, imunitet nga procesi ligjor dhe nga ekzekutimi i procesit ligjor në çështje civile, administrative dhe penale. Aktualisht, puna vijon për logimin dhe brandimin enkas për aktivitetin. Mbetet e paqartë agjenda e punimeve, ndërsa burime pranë Ministrisë së Brendshme thonë se kjo është në varësi të vendimmarrjes së INTERPOL për publikim të asaj që do të diskutohet, megjithatë baza mbetet e njëjtë, roli i organizatës në luftën kundër krimit klasik dhe formave të reja që sa vijnë dhe perfeksionohen dhe rëndësia e shkëmbimit të informacionit mes anëtarëve të saj. Sfidë mbetet lufta kundër trafikimit të drogës, krimi ekonomik, kibernetik e më gjerë. Të gjitha shpenzimet për organizimin e kësaj konference do të mbulohen nga buxheti i Policisë së Shtetit dhe arrijnë vlerën e 20 milionë lekëve. Një vit më parë konferenca u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për disa muaj autoritetet shqiptare lobuan që konferenca e radhës të kryhet në Tiranë, ftesë që u pranua nga INTERPOL.. SOT

Next Post
“Babi im”, dëshmitarët rrëfejnë britmat e fëmijës dhe gruas së Roan Brahimit që u ekzekutua në Athinë

U ekzekutua në Athinë/ Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje më vrasjen e Bejtjes në Fushë Krujë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

Rrëzohet avioni luftarak në Kuvajt pranë bazës ajrore amerikane

March 2, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Historia hipokrite (e vonuar) e Sali Berishës që shkon të djegë Enverin pas 30 vitesh

March 2, 2026
Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In