• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelancë mes kaosit, opozita i bie tavolinave, Koçiu: Ata mjekë do mbajnë peshën e ligjit dhe moralin e turpit

by A R
27/06/2024 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa opozita ka kërkuar dorëheqjen e saj, ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka folur nga foltorja e Kuvendit për skandalin në spitalin Onkologjik. Ajo ritheksoi se ‘bluzat e bardha’ që janë akuzuar për abuzim në ushtrimin e detyrës do marrin përpos ndëshkimit ligjor, edhe atë moral e administrativ.

“Kam detyrën morale për të cekur sërish çështjen tonë të famshme të Onkologjikut. Padyshim që abuzimi i rëndë që ata kanë luajtur me jetën e të sëmurëve duke kaluar çdo lloj norme, ka vetëm një përgjigjie: ndëshkimin ligjor, administrativ e moral. Do mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Për të sanksionuar me ligjn të gjithë ata mjekë, ata që nuk mund t’i quaj më as profesionistë, që e  trajtojnë jetën njerëzore si mall në tregun e shumicës do  kërkojmë ndryushime në ligj, do u hiqet e drejta e ushtrimit të detyrë në rast se bëjnë sjellje amorale. Kam lexuar qëndrime nga ato kritiket….”

(Ndërhyn opozita. Godasin tavolinat…)

Ministrja theksoi se për shkak të këtij rasti abuziv, nuk mund të përbalten të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor.

Albana Koçiu: Kam lexuar e dëgjuar çdo qëndrim, çdo zë. Nuk mund të përbaltet çdokush që e vazhdon punën me vendosmëri e profesionalizëm të lartë, që janë shembuj të ekipeve mjekësore. Shumëkush nga ne ka një eksperiencë të mirëfilltë sa i përket kujdesit shëndetësor në shëndetin publik. Ne vlerësojmë ndershmërinë, abuzuesit do marrin në çdo kohë ndëshkimin e merituar. Do i listojmë në Kuvend ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.

Tejet i ashpër ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili bërtiste nga vendi “Turp, turp!” Këtij të fundit, Koçiu i kërkoi ta shohë çështjen nga ana juridike, pasi dikur ka qenë Ministër Drejtësie.

“Zoti Bardhi, ke qenë dhe ministër Drejtësie. E di si funksionon shteti, më dëgjo… Flasim çdo ditë për autonominë spitalore dhe për të drejta të mjekëve, prandaj ka procedura administrative. Ju jeni jurist, e dini shumë mirë procedurën Të nderuarë deputetë, i nderuar zoti Shehu. Jam këtu për t’ju përgjigjur shqetësimeve që keni, por uroj që shëndeti riprodhues i grave e vajzave shqiptare të mos përmendet për motive politike. Po përpiqeni të krijoni një debat shterpë të ngritur mbi informacione të pavërteta”, tha Koçiu në sallën e Kuvendit.

/a.r

Next Post
“Në Europian jam me Brazilin”, revolta e Elton Dedës: Ju qofshi, që nxirrni në ekrane analfabetë!

"Në Europian jam me Brazilin", revolta e Elton Dedës: Ju qofshi, që nxirrni në ekrane analfabetë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In