• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelanca për Parkun “Durana”, Shehaj: E kthyet në parajsë fiskale; Ibrahimaj: Janë 80 biznese, vendase dhe të huaja, që…

by A R
19/02/2026 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parku Virtual Teknologjik “Durana” ka qenë arsyeja e interpelancës në Kuvend me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

Gjatë fjalës së tij, Agron Shehaj ngriti akuza të forta për mënyrën e funksionimit të parkut, duke deklaruar se projekti fillimisht ishte prezantuar si një park teknologjik fizik që do të tërhiqte investitorë vendas dhe të huaj përmes idesë me zero taksa.

Kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj akuzoi se ky park është kthyer në parajsë fiskale, por ministrja mohoi që “Durana” të jetë një parajsë fiskale, duke deklaruar se çdo subjekt që shkel ligjin humbet statusin e rezidentit dhe përfitimet përkatëse.

Shehaj pretendoi se projekti nuk u realizua fizikisht dhe u kthye në një park virtual, duke shtuar se dy të tretat e bizneseve të regjistruara para hapjes zyrtare të aplikimeve ishin të lidhura me një person të vetëm. Ai e cilësoi këtë si një skemë për shmangie taksash dhe kërkoi transparencë mbi numrin e kompanive të regjistruara dhe përfituesit e lehtësive fiskale.

“Ky park duhet të ishte një park teknologjik ku investitorë të huajë dhe vendas do të krijonin start-up teknologjike dhe ju premtuat që për këtë qëllim duhet tu premtojmë investitorëve që ato nuk do paguajnë taksa, pra zero taksa si mënyra e vetëm për të investuar në Durana Park. Po shqiptarëve u thatë do paguani taksat dhe të huajat jo se është e vetmja mënyrë që ata të vijnë të investojnë. Por çfarë ndodhi? Nuk e bëtë dot fizikisht dhe vendosët ta bëni virtualisht. Një muaj para se të hapeshin aplikimet për bizneset që të regjistroheshin virtualisht, 2/3 e bizneset që u regjistruan fiktivisht në emër të një personi të vetëm. E gjithë kjo skemë nuk ishte gjë tjetër veçse një skemë mashtrimi që t’i jepte mundësinë atyre personave të mos paguanin asnjë taksë. Dua të di sa kompani janë regjistruar në Durana Park dhe sa komani kanë përfituar nga zero taksa?”, tha Shehaj.

Në përgjigje, ministrja Delina Ibrahimaj bëri me dije se aktualisht janë 80 rezidentë në park, nga të cilët 57 kanë kontrata të nënshkruara, ndërsa pjesa tjetër janë në proces regjistrimi dhe licencimi. Ajo sqaroi se 52 kompani janë me kapital të huaj dhe 48 me kapital shqiptar, duke theksuar se të gjitha subjektet janë të regjistruara sipas legjislacionit shqiptar dhe i nënshtrohen monitorimit fiskal.

“Janë 80 rezidentë sot, ku 57 prej tyre kanë kontrata dhe pjesa tjetër është miratuar rezidenca por janë në fazën e regjistrimit dhe licencimit. Nga këto 52 janë me kapital të huaj dhe 48 janë me kapital shqiptar. Durana ka një proceduar standarde dhe të dokumentuar epur regjistrimin e bizneseve që të gjitha janë të deklaruara në QKB ku deklarohet pronari përfitues dhe nuk anashkalojnë në asnjë moment monitorimin fiskal. Lehtësirat fiskale nuk janë aty për të lejuara evazion fiskal për të nxitur zhvillimin e sektorëve prioritar për qeverinë. Kush nga biznesit përdorues bëjnë shkelje e humbin statusin e rezidentit në këtë park. Keni krijuar një tymnajë mbi Duranën me teori për parajsë fiskale. Subjektet që regjistrohen atyre i nënshtrohen legjislacioni shqiptare”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se projekti synon krijimin e një zone të lirë ekonomike për të nxitur investimet në sektorë prioritarë. Sipas saj, zhvillimi i parkut është parashikuar me faza, ku faza e parë është ajo virtuale, ndërsa më pas do të ndërtohet infrastruktura fizike dhe do të aplikohet një model miks operimi.

“Ky është një projekt që prek zhvillimin ekonomik. Kam qenë pjesë e ideimit të këtij projektit dhe është miratuar në 2022 dhe objektivi në atë kohë ishte krijimi i një zone të lirë ekonomike me qëllim tërheqjen e investimeve të huaja dhe zhvillimin e investimeve vendase. Kjo është i pari në Shqipëri por jo në rajon. Kishte disa faza për zhvillimin e parkut teknologjik dhe e para është faza virtuale, ku është edhe faza ku ne ndodhemi. Kjo periudhë fillon me nënshkrimin e marrëveshjes që është bërë pas janarit 2025. Më pas vjen faza me infrastrukturë fizike si dhe parashikon modelin miks të operimit, ku përdoruesit e parkut mund të operojnë si fizikisht ose në mënyrë virtuale. Kjo u bë që para se të ndërtohet në infrastrukturë të krijohet modeli  i besueshëm dhe të fuqizohet modeli dhe më pas të shpenzohen paratë publike në infrastrukturë, prandaj ajo është menduar për tu ndërtuar me faza”, tha ministrja.

Next Post
Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Suplemente ushqimore e bimore të skaduara- Zbulohet magazina në Tiranë, në kërkim administratori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In