• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelanca për inceneratorët/ Tabaku: Të pret burgu, Gjiknuri: Po realizojmë ato që nisët ju në pushtet

by A R
15/02/2018 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me kërkesë të Partisë Demokratike, në parlament u thirr sot në interpelancë Ministri i Energjisë Dmian Gjiknuri lidhur me 3 kontratat konçesionare për inceneratorët në Tiranë, Fier dhe Elbasan. PD akjuzon minsitrin për korrupsion me këto projekte.

Deputetja Jorida Tabaku, ngriti dyshime rreth fitimit të konçesioneve nga një kompani e vetme. Në deklaratën e saj ajo iu drejtua ministrit Gjiknuri se “e pret burgu”.

“Nuk di ctu them më, por të përsëris atë që tha Alibeaj që burgu 313 është gati. Megjithëse edhe burgjet do ti jepni me koncension. Një kompani me një dhomë e një kuzhinë ka marrë një koncension me 180 milionë euro. Si ka mundësi që një kompani i merr 3 koncensione? A do ndodhte kjo nëse tenderi do ishte ndërkombëtar?”, tha Tabaku.

Sipas saj “njëra prej kompanive që ka fituar koncesionin e inceneratorëve është e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta (Holandës) duke shtuar edhe më dyshimin për një aferë korruptive që do të ketë pasoja të rënda jo veç në financat e buxhetit të shtetit, por edhe në shëndetin e shqiptarëve. Sot, kompania që ka fituar në mënyrë të dyshimtë koncesionin e inceneratorëve ka përfituar nga buxheti i shtetit 5.2 milionë euro për impiantin e mbetjeve në Fier, ndonëse ky i fundit nuk ka nisur akoma punën e banorët janë në protestë. Gjithashtu nga të dhënat e kontratës të bëra publike rezulton se qeveria do të detyrojë OSHEE që të blejë me një çmim të përcaktuar energjinë nga ky ent. Rrjedhimisht, shoqëria koncesionare do të përfitojë edhe nga shitja e energjisë elektrike, përpos përfitimeve të tjera, duke rënduar eventualisht edhe me rritjen e çmimit të energjisë për publikun”.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, ministri Gjiknuri theksoi se idetë që nisi PD kur ishte në pushtet po i vazhdon qeveria sot.

“Djegia e mbetjeve, alternativa me e mire. Incenerimi është një formë më moderne për mbetjet dhe përdoret si praktikë në vendet e zhvilluara. Është një nga varrezat më të pastra, dhe është teknologji e pranueshme. Strategjia e mbetjeve 2011 parashikon që baza e kësaj strategjia do të jetë mbledhja e mbetjeve. Landfillet janë formë primitive e trajtimit të mbetjeve” tha Gjiknuri./a.m.

Next Post
Veliaj celebron në martesë çiftin e njohur në azil, historia e veçantë

Veliaj celebron në martesë çiftin e njohur në azil, historia e veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

Militantët e Berishës shtyhen me policinë para Kuvendit, shpërndahen nga gazi lotsjellës

January 24, 2026
Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

Protesta e opozitës, Policia: Disa efektivë të lënduar nga hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve drejt Kryeministrisë

January 24, 2026
VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

VIDEO/ Protestuesit ndryshojnë skenar, policët vrapojnë për të mbrojtur Kuvendin nga militantët e Berishës

January 24, 2026
“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

“Nuk e pranuan në firmosjen e Bordit të Paqes”, Berisha shtrembëron mungesën e Ramës në ceremoni

January 24, 2026
Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

Protesta e opozitës zhvendoset drejt Kuvendit, ndërsa Berisha i hipën makinës dhe largohet

January 24, 2026
Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

Tensione në protestën e opozitës, hidhen molotovë drejt Kryeministrisë! Berisha tund flamurin kuqezi

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

Protesta para Kryeministrisë, Sali Berisha: Jemi në kilometrin e fundit! Asgjë nuk do të na ndalë drejt fitores

January 24, 2026
“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

“Berisha del të heqë Salianjin nga kandidimi dhe Adriatikun nga bulevardi, jo Ramën!” ironia e Spahiut me protestën e PD

January 24, 2026
“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

“Vetëm Berisha ka qenë dy herë atje për vizitë”, Mediu: Kush tha që Edi Rama shkon në Shtëpinë e Bardhë

January 24, 2026
FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

FOTOLAJM/ “Vëllazën, demokracia në rrezik! Ta shpëtojmë!”, protestuesi mbush veshjen e bardhë me mbishkrime

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In