• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interpelanca me banorët e Kukësit, Balluku: Nisim së shpejti punën për ndërtimin e ujësjellësit

by A R
11/02/2021 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qyteti i Kukësit dhe 13 fshatra rreth tij do të jenë kantieret e radhës ku do të nisë puna për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, i cili do të garantojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për të gjithë banorët. Do të jetë një investim i Qeverisë Shqiptare, i cili pritët t’i japë zgjidhje një problematike të mbartur prej vitesh për këtë zonë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ju përgjigj interpelancës së thirrur nga një grup banorësh të qytetit të Kukësit, përmes Platformës së Bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.

Balluku u shpreh se pavarësisht se Shqipëria është një vend i pasur me rezerva ujore në vitin 2013 qeveria trashëgoi një situatë problematike, ku në të gjithë vendin vetëm një zonë kishte furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm. Tashmë ky sektor ka marrë vëmendjen e duhur, si një nga pesë kolonat e strategjisë së qeverisë, dhe po investohet në disa zona njëkohësisht për t’ju ofruar qytetarëve një shërbim kaq jetik, por të munguar.

“Në kuadër të kësaj strategjie, ne kemi nisur që në fillim të vitit 2014 dhe duke vazhduar deri më sot, të studiojmë dhe të kemi një plan të mirëfilltë të masave dhe të projekteve, që kemi zhvilluar në të gjithë vendin. Vetëm sot që flasim ne kemi mbi 200 kantiere të hapura në të gjithë Republikën e Shqipërisë dhe synimi është që deri në fund të vitit 2021, të kemi ujë të pijshëm 24 orë, në 55 zona urbane dhe në 200 zona rurale”, tha Balluku, teksa shtoi se këto investime kanë marrë edhe mbështetjen nga Banka Botërore, KFW dhe Bashkimit Europian.

Sa i takon qytetit të Kukësit, Balluku informoi banorët se shumë shpejt do të nisë puna për projektin, i cili garanton furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për të gjithë banorët.

“Ne do nisim zbatimin e projektit menjëherë dhe objekti është optimizimi i furnizimit me ujë të qytetit të Kukësit. Është një projekti, i cili do të zgjidhë përfundimisht problematikën e furnizimit me ujë për qytetin e Kukësit. Ne vazhdojmë projektin edhe në zonat rurale, në fshatrat përreth zonës së Kukësit, pasi planet tona janë të mëdha dhe ne besojmë se duhet të ketë një zhvillim të madh turistik në të gjithë zonën”, bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Investimet të cilat Qeveria Shqiptare po realizon në Kukës, veçanërisht ndërtimi i aeroportit, tha Balluku pritet t’i japin zonës zhvillimin e munguar duke e kthyer atë në një pikë të rëndësishme turistike.

Banorët e Kukësit, nga ana e tyre, e cilësuan si tepë të rëndësishëm dhe mëse të mirëpritur vendimin për ndërhyrjen në rrjetin e ujësjellësit të qytetit.

/a.r

Next Post
Sonda Tianwen-1 hyn në orbitë rreth Marsit

Sonda Tianwen-1 hyn në orbitë rreth Marsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista e Kryetares së Kuvendit

September 10, 2026
Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

Apple zbulon iPhone 18, iPhone Duo dhe Apple Watch! Risitë dhe çmimet e pajisjeve të reja

September 9, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Përplasjet në protestë: Rama sfidon Demokratët Evropianë: Hajde, ji i guximshëm dhe dënoje! Kjo është dhunë

September 9, 2026
Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

Avokati përplaset me organizatorin e protestës: Ju paguan Sali Berisha o shpellarë, jeni korba e sorra!

September 9, 2026
Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com