• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Interneti nuk e ka ndihmuar demokracinë

by Java News
25/10/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert Diab/

Vështirë se kalon ndonjë javë pa njoftime për një shkelje tjetër të të dhënave, nga ana e një korporate të madhe që prek miliona njerëz, më së fundmi Facebook. Në vitin 2016, çështja u bë politike, me dëshmitë e ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet amerikane, dhe spektrin e kontrollit të huaj mbi opinionin publik.

Ligjvënësit amerikanë, i bënë thirrje drejtorit ekzekutiv të Facebook, të paraqitet në një seancë dëgjimore në Kongres, por diskutimi u përqëndrua kryesisht tek privatësia dhe të dhënat personale. Ne kemi ende nevojë të arrijmë të kuptojmë shkallën e kontrollit të platformave kryesore mbi diskursin politik, dhe çfarë do të thotë kjo për demokracinë.

Një libër i ri mbi ekonominë e vëmendjes në internet, na nxit ta bëjmë këtë. Ai tregon se gjithnjë e më shumë diskursi ynë publik po shpaloset brenda një grupimi të vogël uebsajtesh, që kontrollohen nga disa uebsajte më të pakët në numër, kryesisht të parregulluara dhe të orientuara drejt përfitimit, sesa nga interesi publik.

Supozimet e rreme të hershme rreth internetit

Në librin e botuar kohët e fundit, “Kurthi i internetit:Si ekonomia dixhitale po ndërton monopolet, dhe minon demokracinë”, profesori Meju Hindmen, sugjeron se teksa po hyjmë në dekadën e tretë të internetit, forcat e tregut drejtojnë shumicën e trafikut dhe fitimit, për një grupim jashtëzakonisht të vogël platformash, pa asnjë ndryshim në horizont.

Përfundimet e Hindmen, hedhin poshtë një pamje më të hershme të internetit, si një mjet për një angazhim më të gjerë qytetar, dhe për një demokraci më të shëndetshme – një pikëpamje e lidhur dukshëm me studiuesin Joshai Benkler të Universitetit të Harvardit. Në librin e tij “Pasuria e Rrjeteve”, Benkler vuri në dukje se në epokën industriale mund të arrihej një audiencë më e gjerë, duke kryer “investime gjithnjë e më të mëdha në kapitalin fizik” – si për shembull tek telegrafi, shtypshkronjat, transmetuesit radiofonikë dhe televizivë – monopoli i korporatave mbi diskursin publik.

Por me rrjetet dixhitale, që i mundësojnë cilitdo të ketë qasje tek miliona njerëz për gati asnjë lloj kostoje, sfera publike ishte e sigurtë se do të bëhej më e arritshme, e larmishme dhe e fuqishme. Edhe shumë të tjerë ishin po aq optimistë.

Në librin “Këtu vjen çdokush” në vitin 2008, Klei Shirki e pa terrenin e ri si një nxitës të një “amatorizmi masiv” të angazhimit kulturor dhe politik, ndërsa profesoresha e gazetarisë amerikane Xhej Rozen, kishte parashikuar një “prodhim cilësor të lajmeve” me një kosto afër zeros.

Realiteti ishte më pak rozë

Megjithatë, siç shkroi Hindmen në vitin 2008 në librin “Miti i demokracisë digjitale”, blogosfera nuk solli një shpërndarje të madhe të vëmendjes, apo një rritje të madhe në diversitetin e audiencës. Në fund të dekadës, lajmet dhe organizatat politike në internet mbetën të përqendruara.

Xhejms Uebster, e konfirmoi këtë pikëpamje në librin “Marketingu i vëmendjes” i vitit 2014, duke treguar se diversiteti dhe polarizimi më i madh në internet ishin pretendimet “të ekzagjeruara”. Në librin “Kurthi i internetit”, Hindmen gjeti se se ndërsa rrjeti e bën më të ulët koston bazë të komunikimit masiv, kostoja e ndërtimit dhe mbajtja e një audience të madhe mbetet e lartë.

Duke studiuar rritjen e platformave si Google dhe Amazon, Hindman zbuloi se faqet më të njohura të rrjetit e ndërtuan dhe ruajtën audiencën e tyre, duke shfrytëzuar “një mori modelesh ekonomike të shkallës”, që shkojnë përtej efekteve të rrjetit.

Këto faqe të njohura kanë stafet dhe burimet e duhura, për të siguruar që faqet e tyre “të ngarkohen më shpejt”, “të jenë më të bukura, dhe më të përdorshme”, dhe “që kanë më shpesh shumë përmbajtje të përditësuara”. Përdoruesit e tyre, janë “më të praktikuar në lundrimin” në adresat e tyre dhe kthehen aty më shpesh, duke rritur renditjen dhe të ardhurat e tyre nga reklamat.

Ç’do të thotë kjo për lajme dhe fjalimet politike

Ne shpesh supozojmë se gazetat e vogla “kanë një problem me të ardhurat, dhe jo një problem të lexushmërisë”. Hindmen tregon se ato vuajnë nga të dyja. Duke studiuar rreth 250.000 përdorues të “100 tregjeve më të mëdha mediatike lokale” në Shtetet e Bashkuara, ai zbuloi se uebsajtet e lajmeve lokale, mbledhin afërsisht një të gjashtën e trafikut të lajmeve, dhe “0.5 për qind të trafikut në përgjithësi”.

Lojtarët më të vegjël në internet, janë duke u bërë gjithnjë e më tepër periferikë për diskursin politik kryesor. Hindmen, i këshillon ata të ndërtojnë faqe më të shpejta për t’u hapur, dhe me materiale më të freskëta. Por gjetjet e tij, sugjerojnë se kjo nuk mund të jetë aq e thjeshtë. Puna e Hindmen, flet për një të ardhme ku disa vende ushtrojnë një ndikim të jashtëm mbi debatin publik, duke ngritur një mori shqetësimesh.

Ndërhyrja ruse në një tjetër proces të madh zgjedhor, duke hakeruar një platformë jashtëzakonisht popullore si Facebook, është padyshim një prej tyre. Më e rëndësishmja, siç e vë në dukje historiani britanik Mark Mazouer, statusi gati monopol në lidhje me vëmendjen online nga Facebook dhe platforma të tjera të mëdha, kërcënon demokracinë duke e kufizuar diskursin në termat e “fitimeve, dhe jo politikës”.

Portalet e mëdha, inkurajojnë “kënaqësinë e menjëhershme, kur demokracia presupozon një kapacitet për zhgënjim dhe durim”. Siç shkruan Mazouer:”Populizmi, është gjendja natyrore e politikës demokratike në kohën e Twitter-it”.

Nëse “fotografia” jonë e internetit, si një mjet për fuqizimin e qytetarëve është kryesisht një mirazh, është koha që ne të vendosim rregull tek faqet dominuese në një mënyrë më efektive, që ato t’i shërbejnë realisht interesit publik.

(The Conversation bota.al)

ma.me

Next Post
Një femër ‘çmendet’ pas një mashkulli, kur ndjen se atij po i sillet vërdallë një femër tjetër

SONDAZHI/ Sa kohë mund të ‘shtyjnë’ femrat pa bërë dashuri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

Çmimet u rritën në shkurt, inflacioni arriti nivelin më të lartë në shtatë muaj

March 9, 2026
Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

Opozita në protestë më 12 mars, Berisha: Zgjidhja është në dorën e qytetarëve

March 9, 2026
“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

“The Sun”: Shqipëria, destinacioni sekret i Evropës me qytete antike dhe bregdet mahnitës

March 9, 2026

KF Tirana ka nevojë për ndryshim themelor!

March 9, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

March 9, 2026
Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

Mund të sulmohet sërish Turqia? SHBA thirrje stafit të konsullatës amerikane në Adana që të largohen

March 9, 2026
Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

Berisha: Rama mbylli dyert e integrimit në BE duke mbrojtur Belinda Ballukun

March 9, 2026
Shqipëria, Enver Hoxha dhe ‘hoxhizmi’

Ka lëvizje, por asgjë nuk ecën

March 9, 2026
Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

Aksidenti Tepelenë / Zbardhet dinamika, viktimën e zuri gjumi në timon. Arrestohet shoferi i benzit

March 9, 2026
Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

Tërmeti 5.3 i shkallës Rihter në Greqi, dëme në banesa dhe kisha. Mbyllen shkollat dhe kopshtet

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In