• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Do të krijojmë platformë dialogu”, Hoxhaj:  Ja kur Serbia do të njohë Kosovën

by B K
08/01/2025 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova dhe Serbia mund të arrijnë njohjen reciproke mes tyre në vitin 2026. Ky fakt është bërë i ditur nga Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një intervistë për KosovaPress.

Sipas Hoxhaj, kur PDK të vijë në pushtet do të ketë një platformë të re në dialog me Serbinë. Sipas tij, PDK do të hartojë platformën e re në dialog me një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike dhe shoqërinë civile.

“Me marrjen e pushtetit nga ana e PDK-së ne do të bëjmë disa hapa konkret në dialog. Hapi i parë do të jetë që pas tre muajve pasi të merr PDK-ja pushtetin, ne do të kemi një platformë të re në dialog e cila përfshinë një strukturë gjithëpërfshirëse të të gjitha partive politike. Kjo përfshinë edhe shoqërinë civile dhe ky dialog do të ndjek një qëllim dhe ide të vetme që është njohja e ndërsjellë.

Ne mendojmë se gjatë vitit 2026 mund të krijohet një situatë e favorshme për të arritur një marrëveshje për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë. Ne nuk shohim që të zbatojmë diçka pa e pasur njohjen e ndërsjellë në tavolinë. Presim nga partnerët tanë që të ndëshkojnë Serbinë, pasi politika e mosndëshkimit të Perëndimit ka sjell sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc. Sikurse edhe që një qeveri jokredibile në Kosovë që t’i bind partnerët tanë se burim i së keqes është Serbia, duke mos ditur të sillet ndërkombëtarisht”, tha nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj.

Hoxhaj tha se Marrëveshja Bazë e Brukselit dhe aneksi i Ohrit, të arritur në vitin 2023 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i ka sjell “dëme kolosale vendit, duke hequr njohjen e ndërsjellët nga tavolina”.

“Kjo marrëveshje e Brukselit i ka ofruar një fitore diplomatike kolosale Serbisë dhe një dëm po aq të madh kolosal Kosovës duke hequr njohjen e ndërsjellë nga tavolina. E ka bërë marrëveshjen finale si një marrëveshje të ndërmjetme, të përkohshme. Në fakt është ngrirë e ardhmja e Kosovës në strukturat euro-atlantike”, theksoi Hoxhaj.

Ish-ministri i Jashtëm kritikon qeverinë Kurti, e cila sipas tij ka dështuar në politikën e jashtme. Ai thotë se Kosova është e izoluar në raport me aleatët.

“S’ka asnjë njohje ndërkombëtare dhe s’ka asnjë anëtarësim në asnjë organizatë të mundshme ndërkombëtare. Se kemi marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ka dy vjet që kur kemi aplikuar. Dështimi në Këshill të Evropës dhe një shoqëri brenda e përçarë dhe polarizuar…Zero marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me BE-në nën sanksione dhe të izoluar. Jemi në një situatë që do të ishte jashtë çdo imagjinate”, shtoi Hoxhaj.

Krahas kësaj, ai rendit edhe dështimet që sipas tij kanë ndodhur nën qeverinë Kurti. Sipas Hoxhajt, Kurti s’ka qenë në gjendje të përfundojë asnjë punë të vetme, por vetëm ka administruar me vendin.

Next Post
Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, familjarët akuza mjekëve: Infermierja më thoshte s’ka gjë! E shtruan në pavionin e Covid, por ai…

Vdekja e 12-vjeçarit nga Maliqi, familjarët akuza mjekëve: Infermierja më thoshte s’ka gjë! E shtruan në pavionin e Covid, por ai…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In